3 shkurt

Publié le par alban

3 shkurt-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Levitiku 7 :1-8 :36}  {Studim i shpejte :#Levitiku 1 :1-3 :17}

 

“Keshtu pra o vellezer nuk i jemi borxhli mishit.”  {#Romakeve 8:12}

 

Si krijesat e Perendise,te gjithe i jemi borxhlinj:per t’iu bindur Atij me gjithe trupin,shpirtin dhe forcen tone.Duke pasur thyer urdheresat e tij,siç e kemi bere kete me te vertete,i jemi borxhlinj drejtesise se tij,dhe i detyrohemi Atij nje shume shume te madhe qe nuk jemi te afte te paguajme.Por per te Krishterin mund te thuhet se nuk i detyrohet gje drejtesise se Zotit sepse Krishti ka paguar borxhin qe populli  i tij kishte;per kete arsye besimtari i detyrohet me teper dashurise.Jam borxhli i hirit te Zotit dhe meshires se tij falese;por nuk jam borxhli i drejtesise se tij,sepse Ai nuk do te me akuzoje kurre per nje borxh tashme te paguar.Krishti tha,”Gjithçka u krye!” dhe me kete donte te thonte,se çfaredo qe populli i tij kishte borxh u fshi perjeta prej librit se kujteses.Krishti,plotesisht kenaqi drejtesine hyjnore;llogaria u mbyll;doreshkrimi u gozhdua ne kryq;borxhi u arketua,dhe ne nuk i jemi me borxhlinj drejtesise se Zotit.Por atehere,sepse nuk jemi me borxhlinj kundrejt Zotit ne kete kuptim,i behemi Zotit dhjete here me borxhlinj se sa perndryshe do te ishim.I Krishtere,pusho dhe pesho per nje çast.Cfare borxhliu qe i je sovranitetit hyjnor!Sa shume qe i detyrohesh dashurise se tij painteres,sepse Ai dha Birin e tij qe te mund te vdese per ty.Merr ne konsiderate sa shume qe i detyrohesh hirit te tij fales,sa mbas dhjete mije fyerjesh Ai te do po aq pafundmesisht sa perhera.Merr ne konsiderate ate qe i detyrohesh fuqise se tij;se si te ngriti prej se vdekuri ne mekat;se si ka ruajtur jeten tende shpirterore;se si te ruajti prej se reni;dhe se si edhe pse nje mije armiq kane bezdisur shtegun tend ke qene i afte te vazhdosh rrugen.Merr ne konsiderate se çfare i detyrohesh pandryshueshmerise se tij.Edhe pse ke ndryshuar nje mije here,Ai nuk ka ndryshuar as dhe nje here.Je kaq thelle ne borxh sa mund t’i jesh çdo atributi te Zotit.Zotit i detyrohesh veten tende,dhe gjithçka qe ke—jipe veten si nje flijim i gjalle,ky eshte sherbimi yt i arsyeshem.

 

3 shkurt-mbremje

 

“Thuame... ku e kullot kopene dhe ku e le te pushoje ne mesdite.”{#Kantiku i kantikeve 1 :7}

 

Keto fjale shprehin deshiren e besimtarit mbas Krishtit,dhe deshiren e forte te tij per shoqerim te tanishem me Te.Ku e kullot kopene?Ne shtepine tende?Do te shkoj atje,nese mund te te gjej atje.Ne lutje te fshehte?Atehere do te lutem  pa pushim.Ne Fjalen?Atehere do ta lexoj ate me zell.Ne urdheresat e tua?Atehere do te eci ne to me gjithe zemren time.Me thuaj ku e kullot se kudo qe qendron si Bariu atje do te shtrihem porsi nje dele;sepse askush perveçse Vetja jote mund te plotesoje nevojat e mia.Nuk mund te kenaqem duke qene i ndare nga Ty.Shpirti im ka uri dhe etje per freskine e pranise tende.”Ku e le kopene te pushoje ne mesdite?”sepse qofte ne agim ose ne muzg prehja ime e vetme duhet te jete atje ku je Ti dhe kopeja jote e dashur.Prehja e shpirtit tim duhet te jete nje prehje e dhene prej hirit,dhe mund te gjendet vetem ne Ty.Ku eshte hija e atij shkembi?Pse valle nuk duhet te shplodhem poshte tij?”Pse valle duhet te jem si nje grua e mbuluar me vel prane kopeve te shokeve te tu?”Ti ke shoke—pse nuk duhet te jem njeri prej tyre?Satani me thote se jam i pavlere;por une gjithmone isha i pavlere,dhe prapeseprape me ke dashur qe me perpara dhe prandaj padenjesia ime nuk mund te jete nje pengese per te patur shoqerim me ty tani.Eshte e vertete se jam i dobet ne besim,dhe i prirur per te rene,por vete dobesia ime eshte arsyeja pse duhet te jem gjithmone atje ku ti kullot kopene,qe te mund te forcohem,dhe te ruhem ne siguri prane ujerave te qeta.Pse valle duhet te menjanohem?Nuk ka arsye pse duhet ta bej nje gje te tille,por ka mijera arsye pse nuk duhet ta bej,sepse Jezusi me ben shenje te vij.Nese e terhoqi Veten pak,eshte qe ta çmoj pranine e Tij me shume.Tani qe jam zemerdhembur dhe i trishtuar se qeni larg prej Tij, prapeseprape do te me udheheqe perseri te ajo skute ku qengjat e kopese se tij jane te strehuar prej diellit pervelues.

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article