4 shkurt

Publié le par alban

 

4 shkurt-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Levitiku 9 :1-10 :20}  {Studim i shpejte :#Levitiku 4 :1-6 :30}

 

“Dashuria e Zotit.”  {#Osea 3:1}

 

Besimtar,veshtro prapa pergjate gjithe perjetimit tend,dhe mendo mbi udhen prej se ciles Zoti Perendia yt te ka udhehequr ne shkretetire,dhe se si te ka ushqyer dhe veshur çdo dite—se si ka duruar karakterin tend te keq—se si ka duruar gjithe murmurimat e tua,dhe gjithe permallimet e tua mbas qypave me mish te Egjiptit—se si ka hapur shkembin per te te furnizuar,dhe se si te ka ushqyer me mana qe erdhi poshte prej qiellit.Mendo se si hiri i Tij ka qene i mjaftueshem per ty ne te gjitha trazirat e tua—se si gjaku i tij ka qene nje falje per ty ne te gjitha mekatet e tua—se si fshikulla e bastuni i tij te kane ngushelluar.Mbasi ke pare keshtu ne te kaluaren dashurine e Zotit atehere lere besimin  te veshtroje dashurine e tij ne te ardhmen,sepse kujto se beselidhja dhe gjaku i Krishtit  kane diçka me teper ne to se sa e kaluara.Ai qe te ka dashur dhe te ka falur,nuk do te pushoje kurre te te doje dhe te te fale.Ai eshte Alfa dhe do te jete Omega gjithashtu:Ai eshte i pari dhe do te jete i fundit.Prandaj,mbaj mend,kur do kalosh permes lendines se hijes se vdekjes,nuk ke pse te kesh frike,sepse Ai eshte me ty.Kur do te qendrosh ne ujerat e ftohte te Jordanit,nuk ke pse te kesh frike sepse vdekja nuk mund te te ndaje prej dashurise se tij;dhe kur te vish te misteret e perjetesise nuk ke pse dridhesh,”Sepse jam i bindur se as vdekja as jeta as engjejt as principatat as fuqite as gjerat e tanishme as gjerat e ardhshme as lartesia as thellesia as ndonje krijese tjeter nuk do mund te na ndaje prej dashurise se Perendise qe eshte ne Krishtin Jezus Zotin tone.”Tani,shpirt,a nuk eshte dashuria jote e freskuar?A nuk te ben kjo valle te duash Jezusin?Nje fluturim permes fushave te pafundme te eterit te dashurise a nuk te zjarrmon zemren dhe te shtrengon te gjesh kenaqesine ne Zotin Perendine tend?Me siguri se teksa persiatim mbi “dashurine e Zotit,”zemrat tona digjen perbrenda nesh,dhe ne digjemi me zjarr per ta dashur Ate me shume.

 

4 shkurt-mbremje

 

“Vend strehimi prej hakmarresit te gjakut” {#Joseu 20:3}

 

Thuhet se ne token e Kananit,qytetet e vendstrehimit ishin te vendosur ne menyre te tille qe çdo njeri te mund te arrinte nje prej tyre brenda nje gjysem dite me se shumti.Po ashtu fjala e shpetimit tone eshte afer nesh ;Jezusi eshte nje Shpetimtar i tanishem,dhe rruga per te Ai eshte e shkurter;nuk eshte gje tjeter veçse nje heqje dore e thjeshte e vete merites sone,dhe nje shtrengim i Jezusit,per te qene gjithçka ne gjithçka.Ne lidhje me rruget e qytet strehimit na thuhet se ato ruheshin rrepte,çdo lume ishte me ure,dhe çdo pengese e hequr,keshtu qe njeriu qe ia mbathte te mund te gjente nje kalim te lehte per te qyteti.Nje here ne vit pleqte shkonin pergjate rrugeve dhe shqyrtonin rregullin e tyre keshtu qe asgje te mos mund te ndalonte vrapin e cilitdo,dhe te ishte shkaku per te prej voneses i kapjes dhe i vrasjes.Sa hirshem qe premtimet e ungjillit heqin guret e pengeses prej udhes!Kudo qe kishte degezime dhe kthesa ishin te varura tabela me nenshkrimin—“drejt qytetit te strehimit!”Kjo eshte nje pikture e udhes per te Krishti Jezus.Nuk eshte rruga me kthesa e ligjit;nuk eshte ti bindesh asaj,kesaj ose asaj tjetres;eshte nje rruge e drejte:”Beso dhe jeto.”Eshte nje rruge kaq e veshtire sa asnje njeri shtinjak nuk mund ta shkele ate,por kaq e lehte sa çdo mekatar qe e njeh veten e tij te jete nje mekatar te mund me ane saj te gjej rrugen per ne qiell.Sapo vrasesi arrinte fortifikimet e qytetit ai ishte i sigurte;nuk ishte e nevojshme per te kalonte brenda mureve,por vete rrethinat ishin nje mbrojtje e mjaftueshme.Meso pra se nese prek me te vertete cepin e petkut te Krishtit,do te jesh i pacenuar;nese e kap ate me nje “besim sa nje fare sinapi,”do jesh i sigurte.

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article