5 shkurt

Publié le par alban

 

5 shkurt-mengjes   {#Lexim i perditshem :#Levitiku 11 :1-13 :59}  {Studim i shpejte :#Levitiku 7 :1-9 :24}

 

“Ati ka derguar Birin si Shpetimtar te botes.”  {#1 Gjoni 4 :14}

 

Eshte nje mendim i embel se Jezu Krishti nuk erdhi pa lejen,autoritetin,pranimin,dhe ndihmen e Atit.Ai u dergua prej Atit,qe te mund te ishte Shpetimtari i njerezve.Jemi shume te prirur per ta harruar se ,ndersa ka dallime ne lidhje me personat e Triadhes,nuk ka dallime nderi.Shume shpesh ia ngarkojme nderin e shpetimit tone,ose se paku thellesite e miresise se tij,me shume Jezu Krishtit se sa Atit.Ky eshte nje gabim shume i madh.Pse erdhi Jezusi ?A nuk qe valle Ati qe e dergoi ?Nese foli mrekullisht,a nuk hodhi valle Ati hir ne buzet e Tij,qe te ishte nje minister i afte i beselidhjes se re ?Ai qe njeh Atin dhe Birin dhe Frymen e Shenjte ashtu siç duhen njohur,kurre nuk ve perpara Njerin perpara Tjetrit ne dashurine e tij ;ai i shikon Ato ne Betlehem,ne Getsemane,dhe mbi Kalvar,te gjithe ne menyre te barabarte te vene ne pune ne vepren e shpetimit.O I Krishtere,a e ke vene mirebesimin tend ne Njeriun Krisht Jezus ?A e ke vene mbeshtetjen tende vetem ne Te ?Dhe a je i bashkuar me Te ?Atehere beso se je i bashkuar me Perendine e qiellit.Perderisa je vellai i Njeriut Krisht Jezus dhe mban shoqerim te ngushte,je i lidhur keshtu me Perendine Te Perjetshmin,dhe « I Lashti i diteve » eshte Ati dhe shoku yt.A e ke marre valle ndonjehere ne konsiderate thellesine e dashurise ne zemren e Te Perjetshmit,kur Perendia Ati pajisi Birin e Tij per ndermarrjen e madhe te meshires ?Nese jo,le te jete kjo persiatja e dites tende.Ati e dergoi Ate !Veshtro kete subjekt.Mendo se si Jezusi vepron ate qe Ati do.Ne plaget e Shpetimtarit ne te vdekur shiko dashurine e te madhit Une Jam.Cdo mendim i Jezusit le te jete i lidhur gjithashtu me Te Perjetshmin,Perendine perjetesisht te bekuar,sepse « i pelqeu Zotit ta dermishte dhe ta bente te vuante. »

 

5 shkurt mbremje

 

« Ne ate kohe Jezusi u pergjigj. »  {#Mateu 11 :25}

 

Kjo eshte nje menyre e veçante per te filluar nje varg—« ne ate kohe Jezusi u pergjigj. »Nese shikoni kontekstin nuk do te vini re se ndonje njeri i pati bere ndonje pyetje,ose se ishte ne bashkebisedim me ndonje njeri.Prapeseprape eshte e shkruar, « Jezusi u pergjigj dhe tha,te levdoj Ty o Ate. »Kur nje njeri pergjigjet,i pergjigjet nje njeriu qe i ka folur.Kush,atehere,i pati folur Krishtit ?Ati i tij.Prapeseprape nje gje e tille nuk eshte e shenuar ;dhe kjo duhet te na mesoje se Jezusi pati shoqerim te vazhdueshem me Atin e tij dhe se Zoti foli ne zemren  e tij kaq shpesh,kaq vazhdimisht,sa nuk ishte nje rrethane mjaft e veçante per tu shenuar.Ishte zakoni dhe jeta e Jezusit te fliste me Zotin.Ashtu si Jezusi ishte,ne kete bote,po ashtu jemi dhe ne ;prandaj le te mesojme udhezimin qe kjo thenie e thjeshte ne lidhje me Te na meson.Edhe ne paçim po ashtu shoqerim te fshehte me Atin,keshtu qe ti mund t’I pergjigjemi shpesh,dhe edhe pse bota nuk e di se kujt i flasim,te mund ti pergjigjemi atij zeri te fshehte te padegjueshem prej asnje veshi tjeter,qe vete veshet tane,te hapur prej Frymes se Zotit,njohin me gezim.Zoti na ka folur,le ti flasim Zotit—ose per te vene vulen tone se Zoti eshte i vertete dhe besnik premtimit te tij,ose per te rrefyer mekatin per te cilin Fryma e Shenjte na ka bindur,ose per te pohuar meshiren qe provania e Zotit ka dhene ose per te miratuar te vertetat e medhaja qe Zoti Fryma e Shenjte i ka zbuluar kuptimit tone.Cfare privilegji qe eshte shoqerimi i ngushte me Atin e frymave tona !Eshte nje sekret i fshehur botes,nje gezim me te cilin edhe shoku me i afert nuk perzihet.Nese do donim te degjojme peshperimat e dashurise se Zotit,veshi yne duhet te pastrohet dhe te pershtatet per te degjuar zerin e Tij.Vete kete mbremje qofshin zemrat tona ne nje gjendje te tille,qe kur Zoti na flet,ashtu si Jezusi te mund te jemi te pergatitur menjehere per t’iu pergjigjur.

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article