6 shkurt
6 shkurt-mengjes {#Lexim i perditshem :#Levitiku 14 :1-15 :33} {Studim i shpejte:#Levitiku 10:1-12:8}
“Duke u pergjeruar me ngulmim.” {#Efezianet 6:18}
Cfare shumice lutjesh qe kemi ngritur lart qe prej çastit te pare kur mesuam te lutemi.Lutja jone e pare ishte nje lutje per vete ne ;kerkuam qe Zoti te kete meshire mbi ne dhe te fshije mekatet tona.Ai na degjoi.Por kur Ai pati fshire mekatet tona ashtu si nje re,atehere ne patem me shume lutje per veten tone.Jemi lutur per hir shenjterues,per hir permbajtes dhe shtrengues;kemi qene shpjere te digjemi me zjarr per nje siguri te fresket besimi,per zbatimin ngushellues te premtimit,per çlirimin ne oren e tundimit,per ndihme ne kohen e detyres e ne diten e sproves.Kemi qene shtyre te shkojme te Zoti per shpirtrat tona,si lypes te vazhdueshem duke kerkuar per çdo gje.Jipni deshmi,femije te Zotit,askund nuk keni qene te afte te merrni ndonje gje per shpirtrat tuaja.Gjithe buken shpirti juaj ka ngrene ka ardhur poshte prej qiellit,dhe gjithe ujin qe ka pire eshte derdhur prej shkembit te gjalle—Krishti Jezus Zoti.Shpirti juaj kurre nuk eshte pasuruar ne vetvete;por ka qene perhera nje pensionist duke u varur prej bujarise se perditshme te Zotit;dhe lutjet tuaja jane ngjitur ne qiell per nje varg meshirash shpirterore te pafundme.Nevojat e tua ishin te panumerta dhe prandaj furnizimet kane qene pafundemerisht te medhaja,dhe lutjet e tua kane qene po aq te ndryshme sa meshirat kane qene te pafundme.Me pas a nuk ke shkak per te thene,”E dua Zotin,sepse ka degjuar zerin e pergjerimit tim?”Sepse ashtu siç lutjet e tua kane qene shume,po ashtu kane qene pergjigjet e Zotit.Ai te ka degjuar ne diten e trazires,te ka forcuar,te ka ndihmuar,madje edhe atehere kur e ke çnderuar duke u dredhur e dyshuar ne fronin e meshires.Kujto kete dhe le te mbushe zemren tende me mirenjohje per Zotin qe ka degjuar keshtu kaq hirshem lutjet e tua te dobeta.”Beko Zotin,o shpirti im,dhe mos harro asnje nga miresite e tij.”
6 shkurt-mbremje
“Lutuni per njeri-tjetrin.” {#Jakobi 5:16}
Si nje ngushellim per te ofruar me gezim lutje nderhyrese,kujto se nje lutje e tille eshte lutja me e embel qe Zoti degjon ndonjehere,sepse lutja e Krishtit eshte e kesaj karakteri.Ne te gjithe temjanin qe Kryeprifti yne ve tani ne tymtoren e arte nuk ka as dhe nje grimce per veten e tij.Nderhyrja e tij duhet te jete me e pranueshmja e te gjitha pergjerimeve—dhe aq me shume lutja jone eshte e ngjashme me ate te Krishtit,aq me e embel do te jete ;keshtu qe ndersa peticionet per veten tone do te pranohen,pergjerimet tona per te tjeret,duke pasur ne vetvete me teper prej fryteve te Frymes,me dashuri,me besim,me zemerbutesi vellazerore,do te jene,permes meritave te çmueshme te Jezusit,mblatimi me i embel qe mund ti ofrojme Zotit,dhjami i flijimit tone.Kujto perseri se lutja nderhyrese eshte teper mbizoteruese.Cfare mrekullirash qe ka kryer !Fjala e Zotit gelon me veprat e saj te mrekullueshme.Besimtar,ke nje vegel te fuqishme ne doren tende,perdore mire ate,perdore vazhdimisht,perdore me besim,dhe me siguri qe do te jesh per vellezerit e tu nje mireberes.Kur Mbreti te degjon foli per gjymtyret vuajtes se trupit te tij.Kur je i favorizuar ti afrohesh shume fronit te tij,dhe Mbreti te thote, « Kerko,dhe do te te jap çfare do, »le te jene peticionet e tua,jo vetem per ty vetem,por per shume te tjere qe kane nevoje per ndihmen e tij.Nese ke hir dhe nuk je nje nderhyres ai hir duhet te jete i vogel si nje fare sinapi.Ti ke hir mjaftueshem veçse per te leshuar varken e shpirtit tend larg prej reres se levizshme por nuk ke batice te thelle hiri se perndryshe do te ngarkoje ne barken tend nje ngarkese te rende te nevojave te te tjereve,dhe do te merrje prej Zotit tend,per to,bekime te pasura qe ato po te mos ishte prej teje mund te mos i kishin fituar dot :
O,duart e mia i harrofshin aftesine e tyre,
Gjuha ime qofte e heshtur,e ftohte dhe e palevizshme,
Kjo zemer brofese harrofte te rrahe,
Nese harroj fronin e meshires!