7 shkurt

Publié le par alban

 

7 shkurt-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Levitiku 16 :1-18 :30} {Studim i shpejte:#Levitiku 13:1-14:57}

 

“Cohuni dhe ikni.”  {#Mikea 2:10}

 

Ora po afron kur mesazhi do te vije te ne,ashtu si te te gjithe—“Ngrihu dhe nisu prej shtepise ku ke banuar,prej qytetit ku ke tregtuar,prej familjes tende,prej shokeve te tu.Ngrihu dhe nis udhetimin tend te fundit.”Dhe çfare dime ne per udhetimin?Dhe çfare dime ne per vendin per ku jemi drejtuar?Kemi lexuar pak per keto dhe diçka na eshte zbuluar prej Frymes;por sa pak qe dime per boten e ardhshme!Ne dime se ka nje lum te terbuar dhe te zi i quajtur “Vdekje”.Zoti na urdheron ta kalojme duke premtuar se qeni me ne.Dhe çfare vjen mbas vdekjes?Cfare bote e mrekullueshme do ti hapet veshtrimit tone te habitur?Cfare pamje lavdie do t’i shpaloset shikimit tone?Asnje udhetar nuk eshte kthyer per te na e treguar.Por ne dime mjaftueshem mbi token qiellore per te mirepritur ftesen me gezim dhe hare.Shtegetimi i vdekjes mund te jete i erret por ne mund te shkojme perpara pa frike duke ditur se Zoti eshte me ne teksa ecim permes lugines se hijes se vdekjes dhe prandaj nuk kemi pse te frikesohemi.Do ndahemi prej te gjithe atyre qe kemi njohur dhe dashur ketu,por do te shkojme te shtepia e Atit tone—ne banesen e Atit tone,ku Jezusi eshte—te ai “qytet mbreteror me themele te sigurta,arkitekti dhe ndertuesi i te cilit eshte Perendia.”Kjo do te jete zhvendosja jone e fundit,per te banuar perjete me Ate qe duam,ne mesin e popullit te tij,ne pranine e Zotit.I Krishtere,persiat shume mbi qiellin,do te te  ndihmoje te meshosh perpara dhe te harrosh mundin e udhes.Kjo lugine lotesh nuk eshte veçse shtegu drejt nje vendi me te mire:kjo bote trishtimi nuk eshte veçse nje shkallare drejt nje bote lumnie.

 

Na pergatit,Zot,me hir hyjnor,

Lart per te ndritshmin oborr

Me pas urdhero te ngrihet frymen tone

T’i bashkohet korit qiellor.

 

7 shkurt-mbremje

 

« Degjuam nje ze te larte nga qielli qe u thoshte : « Ngjituni ketu. » {#Zbulesa 11 :12}

 

Pa i konsideruar keto fjale ne kuptimin e tyre profetik,le ti veshtrojme ato si nje ftese e Pararendesit tone te madh popullit te tij te shenjteruar.Ne kohen e duhur do te degjohet « nje ze i larte prej qiellit » per çdo besimtar,duke thene, « Ngjitu ketu lart. »Kjo duhet te jete per te shenjtet nje subjekt i gezuar parapritjeje.Ne vend qe te kemi frike kohen kur do te leme kete bote per te shkuar te Ati,duhet qe te gulçojme per çastin e çlirimit tone.Kenga jone duhet te jete—

 

Zemra ime eshte me te mbi fronin e tij,

Dhe nuk duhet pritur me ;

Çdo çast duke degjuar zerin,

“Ngrihu dhe nisu.”

 

Nuk jemi thirrur poshte ne varr por lart ne qiej.Frymet tona te lindura prej se larti duhet te gulçojne per ajrin e tyre te vendlindjes.Prapeseprape ftesat qiellore duhet te jene objekt i nje pritjeje te durueshme.Zoti yne e di me mire kur te na urdheroje “Ngjitu ketu lart.”Ne nuk duhet te deshirojme te paradatojme periudhen e largimit tone.E di se dashuri e forte do te na beje te therrasim,

 

O Zot i ushtrive,çaj dallget

Dhe na ul te gjitheve ne qiell;

 

Por durimi duhet te kryej punen e tij  perkryer.

Zoti cakton me urtesi te kujdeshme kohen me te pershtatshme per te shpenguarit per te qendruar poshte.Me siguri,nese do kishte keqardhje ne qiell te shenjtet do trishtoheshin se nuk jetuan ketu me gjate per te bere me shume te mire.

O,per me teper duaj ne hambarin e Zotit tim !me teper gure te çmuar per kuroren e tij !Po si valle nese nuk ka me shume pune ?Eshte e vertete,eshte dhe ana tjeter e medaljes,se duke jetuar me shkurt,mekatet tona jane me te paket ;por o !kur jemi duke sherbyer plotesisht Zotin,dhe na jep te shperndajme fare te çmueshme,dhe te korrim njeqindfish,do thonim eshte mire per ne te qendrojme aty ku jemi.Nese Zoti yne thote « shko, » ose « qendro »,le te jemi te kenaqur per aq gjate sa kemi pranine e tij.

 

 

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article