8 shkurt
8 shkurt-mengjes {#Lexim i perditshem :#Levitiku 19 :1-21 :24} {Studim i shpejte:#Levitiku 15:1-18:30}
“Dhe do t’ia vesh emrin Jezus.” {#Mateu 1:21}
Kur nje person eshte i shtrenjte,çdo gje e lidhur me te behet e shtrenjte per hir te tij.Keshtu,kaq i çmuar eshte personi i Zotit Jezus ne vleresimin e te gjithe besimtareve te vertete sa çdo gje ne lidhje me te ato e konsiderojne se qeni e paçmueshme.Te gjithe petkat e tua bien ere kopre dhe aloe” thote Davidi ashtu sikur vete veshja e Shpetimtarit te ishte kaq e embelsuar prej personit te tij sa nuk mund te mos ta donte.Eshte e sigurte se nuk ka nje vend ku ajo kembe e shenjte ka shkelur—nuk ka nje fjale qe ato buze te bekuara kane shqiptuar—as dhe nje mendim qe Fjala e tij e dashur ka zbuluar—e cila nuk eshte per ne e çmueshme pertej çdo çmimi.Dhe kjo eshte e vertete per emrat e Krishtit—ato jane te gjithe te embel ne veshin e besimtarit.Qofte i thirrur Bashkeshorti i Kishes,Dhendrri i saj,Shoku i saj;qofte i thirrur Qengji i vrare qe prej themelimit te botes—Mbreti,Profeti,ose Prifti—çdo titull i Mjeshtrit tone—Shilo,Emanuel,I Mrekullueshem,Keshilltari i fuqishem—çdo emer eshte si kosherja qe rrjedh mjalte,dhe te shijshme jane pikat qe bien prej saj.Por nese ka nje emer me te embel se çdo emer tjeter ne veshin e besimtarit,eshte emri i Jezusit.Jezus!eshte emri qe i nxjerr melodi harpave te qiellit.Jezus!jeta e gjithe gezimeve tona.Nese ka nje emer me te hirshem me te çmueshem se nje tjeter eshte ky emer.Eshte i endur ne pelhuren e psalmodise sone.Shume prej himneve tona fillojne me te,dhe rralle ndonje qe ia vlen nuk mbaron pa te.Eshte shuma totale e te gjitha kenaqesive tona.Eshte muzika me ane te ciles kembanat e qiellit tringellojne;nje kenge ne nje fjale;nje oqean per kuptimin,edhe pse nje pike e vetme;nje oratorio e pashoqe ne dy rrokje;nje permbledhje e halelujave te perjetesise ne pese germa.
Jezus e dua emrin tend te kendshem,
Eshte muzike per veshin tim.
8 shkurt-mbremje
“Ai do te shpetoje popullin e vet prej mekateve te tyre.” {#Mateu 1:21}
Shume veta,nese pyeten se çfare kuptojne me shpetim,do te pergjigjen,”te qenit i shpetuar prej ferrit per te shkuar ne parajse.”Ky eshte nje rezultat i shpetimit,por nuk eshte as dhe nje e dhjeta e asaj qe eshte e permbajtur ne kete miresi.Eshte e vertete se Zoti yne Jezu Krisht shpeton popullin e tij prej zemerimit te ardhshem;Ai i shpeton ato prej denimit te frikshem qe mekatet e tyre kane sjelle mbi to;por triumfi i tij eshte shume me teper i plote se ky.Ai shpeton popullin e tij “ prej mekateve te tyre.”O!çfare çlirimi i embel prej armiqve tane me te keqinj.Atje ku Krishti kryen nje veper shpetuese,Ai hedh Satanin prej fronit te tij,dhe nuk do ta lere te jete me padron me gjate.Asnje njeri nuk eshte nje I Krishtere i vertete nese mekati mbreteron ne trupin e tij te vdekshem.Mekati do te jete ne ne—kurre nuk do te perjashtohet plotesisht derisa fryma hyn ne lavdi;por kurre nuk do te kete sundim.Do te kete nje perpjekje per sundim—nje lufte kunder ligjit te ri frymes se re qe Zoti ka ngulitur—por mekati nuk do te dale kurre fitimtar aq sa te jete monark absolut ne natyren tone.Krishti do te jete Zoti i zemres,dhe mekati duhet te ndrydhet.Luani i fisit te Judes do te dale fitimtar,dhe dragoni do te flaket jashte.Pretendues! a eshte mekati i nenshtruar ne ty?Nese jeta jote eshte e pashenjte zemra jote eshte e pandryshuar,dhe nese zemra jote eshte e pandryshuar nuk je nje njeri i shpetuar.Nese Shpetimtari nuk te ka shenjteruar,riperteritur,dhene nje urrejtje kundrejt mekatit dhe nje dashuri per shenjterine,atehere Ai nuk ka bere asgje ne ty qe mund ti ngjasoje nje karakteri shpetimtar.Hiri qe nuk e ben nje njeri me te mire se te tjeret eshte nje kallp i pavlere.Krishti shpeton popullin e tij,jo ne mekatet e tyre por prej tyre.”Pa shenjteri asnje njeri nuk do te shohe Zotin.””Qe secili qe ze ne goje emrin e Krishtit te largohet prej shkeljes.”Nese jo i shpetuar prej mekatit,si do te shpresojme valle te numerohemi midis popullit te tij.Zot,me shpeto tani prej çdo te lige,dhe me mundeso te nderoj Shpetimtarin tim.