9 shkurt

Publié le par alban

 

9 shtator-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Levitiku 22 :1-23 :44} {Studim i shpejte:#Levitiku 19:1-21:24}

 

“Dhe Davidi u keshillua me Zotin.”  {#2 Samueli 5:23}

 

Kur Davidi kreu kete keshillim sapo kishte luftuar Filistenjte,marre nje shenje fitoreje.Filistinet u shfaqen perseri ne mori te medha por me ndihem e Zotit Davidi lehtesisht i beri qe t’ia mbathnin kembeve.Megjithate,ve re,se kur erdhen per here te dyte,Davidi nuk u nis t’i perballonte pa keshilluar Zotin.Nje here ai pati qene fitimtar,dhe shume mire mund te kishte thene ashtu si shume te tjere ne raste te tjera,”Do te jem fitimtar perseri;mund te jem i qete se nese mposhta nje here do te triumfoj akoma.Keshtu qe nuk ka pse te kerkoj Zotin perseri?”Davidi nuk u soll keshtu.Ai pati fituar nje beteje me ane te forces se Zotit;nuk do te guxonte nje tjeter beteje derisa ta kishte te sigurte perseri fitoren.Ai keshilloi,”A duhet te ngjitem kunder atyre?”Ai priti derisa u dha shenja e Zotit.Meso prej Davidit per te mos bere asnje hap pa Zotin.I Krishtere nese do doje te njihje udhen e detyres,merr Zotin per busullen tende;nese do doje te drejtoje anijen tende permes shkulmeve te erreta,vere timonin ne doren e Te Plotfuqishmit.Do shpetoheshim prej shume shkembinjve  nese do linim Atin tone te drejtonte;shume batulla ose rera te levizshme do menjanoheshin nese do ti linim vullnetit te tij sovran te zgjidhte dhe te urdheronte.Puritani tha,”Me siguri se sa here qe nje I Krishtere çan vete rrugen,vete gishtat e vet do presi;”kjo eshte nje e vertete e madhe.Nje tjeter fetar i vjeter tha,”Ai qe shkon perpara rese se provanise se Zotit shkon me porosine e nje te çmenduri;”dhe kjo eshte shume e vertete.Ne duhet te dallojme provanine e Zotit duke na udhehequr;dhe nese provania ndalon,ndalo atehere derisa provania te vije.Ai qe shkon perpara provanise,do jete shume i gatshem per tu kthyer mbrapsht.”Une do te te edukoj dhe do te te mesoj rrugen neper te cilen duhet te ecesh”,eshte premtimi i Zotit popullit te tij.Atehere le ti çojme Zotit gjithe turbullirat tona dhe ti themi,”Zot,çfare do ti qe te bej?”Mos dil nga dhoma jote kete mengjes pa keshilluar Zotin.

 

 

9 shkurt-mbremje

 

“Dhe mos na shtjer ne ngasje.”  {#Lluka 11 :4}

 

Ate per te cilen jemi mesuar te kerkojme ose te menjanojme ne lutje,duhet po ashtu ta ndjekim ose ta leme pas dore ne veprim.Prandaj me shume zell,duhet ti shmangemi tundimit,duke kerkuar te ecim me kujdes ne udhen e bindjes,qe te mos ngasim kurre djallin per te na tunduar.Ne nuk duhet te hyjme ne korije ne kerkim te luanit.Mund ta paguajme shume shtrenjte nje mendjemadhesi te tille.Ky luan mund te ndeshe udhen tone ose te kerceje mbi ne prej korijes,por nuk duhet ne asnje menyre ta gjahtojme ate.Ai qe e ndesh,edhe pse fiton diten,do t’i duket nje dyluftim i ashper.Le te lutet I Krishteri qe ti kursehet hasja.Shpetimtari yne qe pati perjetuar se çfare do te thote tundimi,me kembengulje i beri thirrje dishepujve te tij—« Lutuni qe te mos bieni ne tundim. »

 

Por le te bejme ate qe duhet,prapeseprape do te tundohemi ;prandaj dhe lutja « na çliro nga i ligu. »Zoti ka nje Bir pa mekat ;por nuk ka bir pa tundim.Njeriu natyror eshte i lindur per te pasur halle po me aq siguri sa shkendijat fluturojne lart,dhe njeriu i krishtere eshte i lindur per tu tunduar po aq me siguri.Duhet ti kemi gjithmone syte kater kunder Satanit,sepse,ashtu si nje hajdut,nuk lajmeron per afrimin e tij.Besimtaret qe kane pasur perjetim te rrugeve te Satanit e dine se ka ca periudha kur ai me shume gjasa do te sulmoje po ashtu si ne disa periudha priten erera te ftohta ;keshtu qe I Krishteri eshte i paralajmeruar dyfish per shkak te rrezikut dhe rreziku shmanget duke u pergatitur per ta ndeshur ate.

Parandalimi eshte me mire se sherimi :eshte me mire qe te jesh  aq mire i armatosur sa djalli nuk do te sulmoje se sa te durosh rreziqet e luftimit,edhe pse del fitimtar.

Lutu kete mbremje se pari qe te mos biesh ne tundim dhe me pas nese tundimi lejohet te mund te çlirohesh prej se ligut.

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article