10 shkurt
10 shkurt-mengjes {Lexim i perditshem :#Levitiku 24 :1-25 :55} {Studim i shpejte:#Levitiku 22:1-24:23}
“Di edhe te jetoj mes te mirash.” {#Filipianet chapitre 4 :12}
Ka shume qe dine se si « te jene te pervuajtur » dhe qe nuk kane mesuar « se si te jetojne ne mes te mirash. »Kur vihen ne maje te nje pinakulli atyre i trulloset mendja,dhe jane gati per t’u rrezuar.I Krishteri shume me shpesh çnderohet ne begati se sa ne kundershti.Eshte nje gje e rrezikshme te jesh i begate.Furrnalta e kundershtise eshte nje sprove me e ashper per nje te Krishtere se sa rafinimi i begatise.O,çfare thatesi shpirterore dhe lenie pas dore te gjerave shpirterore kane ardhur permes vete meshirave dhe miresive te Zotit !Prapeseprape kjo nuk eshte nje çeshtje nevojshmerie,sepse apostulli na thote se dinte se si te jetonte mes te mirave.Kur pati shume ai e dinte se si ta perdorte ate.Hiri i bollshem e mundesoi ate te mbante mbrothesine e bollshme.Kur pati vela te shpalosura ishte i ngarkuar me mjaft balast,dhe keshtu qe lundroi me siguri.Ka nevoje me shume se aftesia njerezore per te mbajtur kupen e mbushur te gezimit shekullor me nje dore te forte,prapeseprape Pali e pati mesuar kete,sepse ai deklaron, « ne gjithçka kam mesuar edhe te nginjem edhe te kem uri. »Eshte nje mesim hyjnor te dish se si te jesh i ngopur,sepse Izraelitet nje here ishin te ngopur por ndersa mishi ishte akoma ne gojen e tyre,zemerimi i Zotit erdhi mbi to.Shume kane kerkuar per meshira me qellim qe te mund te kenaqin epshet e zemres se tyre.Kur kemi shume prej meshirave te provanise se Zotit,ndodh shpesh se kemi veçse pak prej hirit te Zotit,dhe pak mirenjohje per miresite qe kemi marre.Jemi te nginjur dhe harrojme Zotin :te kenaqur me token,jemi te gezuar te bejme pa qiellin.Te jeni te sigurte se eshte me e veshtire te dish te jetosh midis te mirave se sa kur je ne nevoje—kaq e madhe eshte prirja e natyres njerezore drejt krenarise dhe harreses se Zotit.Ki kujdes qe te kerkosh ne lutjet e tua qe Zoti te te mesoje se si te dish te jetosh mes te mirave.
Mos lejo qe hiret e dashurise tende
Te ftohin zemren time
10 shkurt-mbremje
«I fshiva shkeljet e tua si nje re e dendur,dhe mekatet e tua si nje mjegulline ;kthehu tek une,sepse une te kam çliruar. » {#Esai 44 :12}
Ve re me kujdes Krahasimin Mesimdhenes :mekatet tona jane si nje re.Ashtu si rete jane prej shume formash dhe nuancash,po ashtu jane edhe shkeljet tona.Ashtu si rete erresojne driten e diellit,peisazhin poshte,po ashtu dhe mekatet tona fshehin prej nesh driten e fytyres se Te Perjetshmit,dhe na bejne qe te ulemi nen hijen e vdekjes.Ato jane gjera te lindura prej botes dhe ngrihen prej vendeve me balte te natyres sone ;dhe kur mblidhen aq sa masa e tyre eshte e plote na kercenojne me stuhi dhe tufane.Sa keq !se,ndryshe nga rete,mekatet tona nuk na leshojne shira te kendshem por na kercenojne te na permbytin me ujra te terbuar shkaterrimi.O ju re te zeza te mekatit,si mund te kete valle mot te mire ne shpirtrat tona ndersa ju jeni akoma aty ?
Le te ndaloje syri yne i gezuashem mbi Aktin e Dalluar te meshires hyjnore—« fshirja. »
Vete Zoti shfaqet perpara dhe ne dashamiresine e tij ne vend qe te shfaqe pezmatimin e tij zbulon hirin e tij :menjehere dhe perjeta heq efektshmerisht te keqen,jo duke e larguar rene por duke e fshire ate nje here e pergjithmone.Kunder njeriut te justifikuar nuk mbetet asnje mekat,marreveshja e madhe e kryqit ka hequr prej tij mekatet perjetesisht.Ne majen e Kalvarit vepra e madhe,me ane te ciles mekati i te gjithe te zgjedhurve u hoq njehere e pergjithmone,u krye plotesisht dhe efektshmerisht.
Ne menyre praktike le ti bindemi Urdherimit te Hirshem, « kthehu tek u
Une. »Pse valle mekataret e falur duhet te jetojne larg Zotit te tyre ?Nese jemi falur prej gjithe mekateve tona,frika ligjore le te mos na pengoje prej afrimit te guximshem te Zoti yne.Le te vajtojme prej tradhetive por le te mos vazhdojme ne to.Le te perpiqemi me force ne fuqine e Frymes se Shenjte per t’iu kthyer sa me afer qe te jete e mundur shoqerimit me Zotin.O Zot,na riperteri kete mbremje !