11 shkurt
11 shkurt-mengjes {#Lexim i perditshem :#Levitiku 26 :1-27 :34} {Studim i shpejte :#Levitiku 25 :1-27 :34}
“Filluan te binden se keta kishin qene me Jezusin” {#Veprat 4:13}
Nje i krishtere duhet te jete nje shembelltyre goditese e Jezu Krishtit.Keni lexuar per jetet e Krishtit te shkruar shume bukur dhe me shume gojetari por jeta me e mire e Krishtit eshte biografia e tij e gjalle, e shkruar ne fjalet dhe veprimet e popullit te tij.Nese do ishim ate qe pretendojme te jemi atehere do te ishim pikturat e Krishtit ;po kaq shume te ngjashem me Te sa bota nuk do ti duhej shume kohe per te thene « Epo mire, sikur i ngjajne pak ; » por sapo do te na shihnin do te klithnin menjehere, « Ai ka qene me Jezusin ;eshte mesuar nga Ai ;eshte si Ai,ka kuptuar thelbin e Njeriut te shenjte te Nazaretit,dhe e ve ne praktike ne jeten e tij dhe ne veprimet e tij te perditshme. »
Nje i Krishtere duhet te jete si Krishti ne guximin e tij.Mos te te vije kurre turp per besimin tend ;besimi yt nuk do te te beje kurre me turp dhe ki kujdes se mos ti ta njollosesh ate.Ji si Jezusi,shume trim per Zotin tend.Imitohe Ate ne frymen tende te dashur,mendo miresisht,fol miresisht,dhe vepro miresisht,qe njerezit te thone per ty, « Ai ka qene me Jezusin. »Imito Jezusin ne shenjterine e tij.
A ishte Ai i zellshem per Zotin e tij ?Po ashtu ji dhe ti;bej perhera mire.Mos e ler kohen te humbe kot:eshte shume e çmueshme.A nuk ishte ai valle vete mohues,duke mos u kujdesur kurre per interesin e vet?Ji i njejti.A ishte i devotshem ?Ji dhe ti i zjarrte ne lutjet e tua.A kishte Ai nderim per vullnetin e Atit te tij ?Po ashtu nenshtrojani veten Atij.A ishte i duruar ?Po ashtu meso te durosh.Dhe me e mira nga te gjitha si portretizimi me i larte i Jezusit,perpiqu te falesh armiqte e tu,po ashtu si Ai ;dhe ato fjale sublime te Mesuesit tend, « At,fali ;sepse nuk e dine se ç’bejne, »tingellofshin perhera ne veshet e tu.Fal po ashtu si shpreson te jesh i falur.Mblidh qymyr te nxehte mbi kokat e armiqve te tu me ane te miresise tende per to.Ta kthesh te miren me te keqe,mos e harro,eshte e perendishme.Ji i perendishem pra ;dhe ne te gjitha shtigjet dhe me ane te gjithe menyrave,jeto keshtu qe te gjithe te thone per ty, « Ai ka qene me Jezusin. »
11 shkurt-mbremje
« Ke braktisur dashurine tende te pare. » {#Zbulesa 2 : 4}
Per tu kujtuar perhera eshte ajo ora me e shkelqyeshme dhe me e mira se te tjerat,kur se pari pame Zotin,humben barren tone,morem rrotullamen e premtimeve,u gezuam ne shpetimin e plote,dhe vazhduam perpara ne paqe.Ishte pranvere ne shpirt ;dimri kishte kaluar ;krismat e bubullimave te Sinait u qetesuan ;flakerimet e shkretetimave te vij nuk u duken me ;Zoti shikohej tashme si i pajtuar ;ligji nuk kercenonte me hakmarrje,drejtesia nuk kerkoi denim.
Atehere lulet u shfaqen ne zemrat tona ;shprese,dashuri,paqe dhe durim çelen prej dheut ;zymbyli i pendimit,luleborja e shenjterise se paster,krokelli i besimit te arte,narcisi i dashurise se hershme,te gjitha keto zbukuruan kopshtin e shpirtit.Koha e kenges se zogjve kishte ardhur,dhe ne u gezuam me falenderim ;ne madheruam emrin e shenjte te Zotit tone fales,dhe vendimi yne ishte, « Zot,jam i yti,i gjithe i yti ;gjithçka qe jam dhe gjithçka qe kam do te ta perkushtoj.Me ke blere me gjakun tend—le te shpenzoj veten dhe te shpenzohem ne sherbimin tend.Ne jete dhe ne vdekje me ler qe te te jem i perkushtuar. »Si e kemi mbajtur kete vendim ?Dashuria jone martesore digjej me nje flake te shenjte perkushtueshmerie per Jezusin---a eshte e njejta gje tani ?A nuk do te na thonte valle Jezusi me vend, « Por kam kete si qortim per ty :e ke braktisur dashurine tende te pare ? » Sa keq !eshte pak ajo qe kemi bere per lavdine e Mesuesit tone.Dimri yne eshte zgjatur teper.Jemi po aq te ftohte sa akulli ndersa duhet te ndjenim ngrohtesine e veres dhe te lulezonim me lule te shenjta.I japim Zotit pak ndersa Ai meriton shume,jo,Ai meriton gjakun e zemres sone per t’u shpenzuar ne sherbimin e Kishes se tij dhe te Vertetes se tij.Por a do te vazhdojme keshtu ? O Zot,mbasi na ke bekuar kaq begatshem,a do te jemi valle mosmirenjohes dhe mosperfilles per kauzen dhe punen tende te mire ? O na gjallero qe te mund te kthehemi te dashuria jone e pare dhe te bejme veprat tona te para !Na dergo nje pranvere te mrekullueshme,o Diell i Drejtesise.