12 shkurt
12 shkurt-mengjes {Lexim i perditshem :#Numrat 1 :1-2 :34} {Studim i shpejte :#Numrat 1 :1-2 :34}
« Sepse ashtu siç mbushullojne te ne vuajtjet e Krishtit,po ashtu mbushullon edhe ngushellimi yne nepermjet Krishtit. » {#2 Korintasve 1 :5}
Ka nje perpjestim te bekuar.Qeverisesi i Provanise mban nje peshore,nga njera ane ve sprovat e popullit te tij dhe ne anen tjeter ve ngushellimet e tyre.Kur ana e sproves eshte gati e zbrazur do te gjeni anen e ngushellimit ne pothuajse te njejten gjendje ;dhe kur ana e sproves eshte plot,do te gjeni anen e ngushellimit po aq te rende.
Kur rete e zeza mblidhen teper,drita na zbulohet me shkelqyshem.Kur erresira dhe stuhia afrohet,Kapiteni Qiellor eshte gjithmone me afer me ekuipazhin e tij.Eshte nje gje e bekuar se atehere kur jemi me shume te deshperuar,qe jemi ngritur lart me teper prej ngushellimeve te Frymes.Nje arsye eshte sepse sprovat bejne me shume vend per ngushellimin.Zemra te medha mund te behen vetem me trazira te medha.Beli i trazires germon rezervuarin e ngushellimit me thelle,dhe ben me shume vend per ngushellimin.Zoti vjen ne zemren tone—e gjen plot—Ai fillon te thyeje ngushellimet tona dhe ta beje ate te zbrazet ;atehere ka me shume vend per hir.Aq me i perulur nje njeri gjendet aq me shume do te kete perhera ngushellim,sepse keshtu eshte me i pershtatur per ta marre ate.
Nje tjeter arsye se pse jemi shpesh shume te lumtur ne trazirat tona eshte kjo—ne kete kohe kemi me lidhje me Zotin.Kur hambari eshte plot,njeriu mund te jetoje pa Zotin :kur kuleta po shperthen me ar,ne perpiqemi te bejme pa dhe aq shume lutje.Por na merr kungujt dhe atehere duam Zotin tone ;na hiq idhujt prej shtepise atehere jemi te shtrenguar te nderojme Te Perjetshmin. « Nga vende te thella une te kellthas ty o Zot. »Nuk ka kellthitje me te mire se sa ajo qe vjen prej fundit te maleve ;nuk ka lutje aq me zemer sa ajo qe vjen prej thellesive te shpirtit,permes sprovave dhe zemerdhembjeve te thella.
Pra ato na sjellin te Zoti,dhe ne jemi me te lumtur ;sepse afersia me Zotin eshte lumturi.Eja,besimtar i trazuar,mos u shqeteso prej trazirave te tua te medha,sepse ato jane kasnecet e meshirave me te medha akoma.
12 shkurt-mbremje
« Ai do t’ju jape nje tjeter Ngushellues qe te jete perjete me ju. » {#Gjoni 14 :16}
Ati i Madh ia zbuloi Veten e Tij besimtareve te vjeter perpara ardhjes se Birit te tij,dhe iu njoh Abrahamit,Izakut,dhe Jakobit si Perendia e Plotfuqishme.Me pas erdhi Jezusi,dhe Biri i bekuar perjeta ne vete personin e tij, ishte endja e syve te popullit te tij.Ne kohen e ngjitjes lart te Shpenguesit,Fryma e Shenjte u be koka e hirdhenies se tanishme,dhe fuqia e saj u shfaq lavdishmerisht ne dhe pas Rreshajave.Ajo ne kete ore Emanueli i tanishem—Zoti me ne,duke qendruar ne dhe me popullin e tij,duke gjalleruar,udhehequr dhe qeverisur ne mes te tyre.A eshte e njohur prania e saj ashtu siç duhet te jete ?Ne nuk mund te kontrollojme dot vepren e saj ;Ajo eshte sovrane ne gjithe veprimet e saj,por a jemi ne mjaftueshem te ankthshem per te fituar ndihmen e saj,ose mjaftueshem vigjilente qe te mos ta provokojme sa te terheqi ndihmen e saj ?Pa te ne nuk mund te bejme asgje,por me ane te energjise se saj se fuqishme mund te prodhohen rezultatet me te jashtezakonshme :çdo gje varet mbi shfaqjen ose fshehjen e pushtetit te saj.A e kerkojme perhera si per jeten tone te brendshme ashtu dhe per sherbimin tone te jashtem me varesine e respektueshme qe eshte e pershtatshme ?A nuk vrapojme shpesh pa thirrjen e saj dhe veprojme pavaresisht ndihmes se saj ?Le te perulim vetveten kete mbremje per neglizhimet e kaluara,dhe ti pergjerohemi veses qiellore te qendroje mbi ne,vajit te shenjte per te na vajosur,flakes qiellore per tu djegur brenda nesh.Fryma e Shenjte nuk eshte dhurate e perkohshme,Ajo qendron me te shenjtet.Nuk kemi veçse ta kerkojme Ate ashtu siç duhet dhe Ajo do te lihet te gjendet prej nesh.Ajo eshte xheloze por eshte e meshirshme ;nese le ne zemerim,kthehet ne meshire.Perfillese dhe e bute,Ajo nuk lodhet prej nesh,por pret qe te jete akoma e hirshme.
Mekati ka goditur zemren time
Zemerngurte,dashuri zbrazur,
Hiri furnizues na u dhente prej se larti.