13 shkurt

Publié le par alban

 

13 shkurt-mengjes {#Lexim i perditshem :#Numrat 3 :1-4 :49} {Studim i shpejte :#Numrat 3 :1-4 :49}

 

“Shikoni ç’dashuri na ka dhene Ati,saqe te quhemi bij te Perendise dhe te ketille jemi vertet.Prandaj bota nuk na njeh,sepse nuk e ka njohur Ate.” {#1 Gjoni 3:1}

 

“Shikoni ç’dashuri na ka dhene Ati.” Merrni ne konsiderate se kush jemi,dhe çfare ndjehemi se jemi edhe tani kur korruptimi eshte i fuqishem ne ne,dhe do te habiteni prej adoptimit tone.Prapeseprape ne quhemi « bij te Perendise. »Cfare lidhje e larte qe eshte ajo e nje biri dhe çfare privilegjesh qe sjell!Cfare perkujdesje dhe butesi biri pret prej se  atit dhe çfare dashurie ati ndjen kundrejt birit!Por te gjithe kete,dhe me shume se kete, e kemi permes Krishtit.Persa i perket dobesise se perkohshme se te vuajturit me vellain e madh,kete gje e pranojme si nje nder:”Prandaj bota nuk na njeh sepse nuk e njeh Ate.”Jemi te kenaqur se qeni te panjohur me Te ne peruljen e tij sepse kemi per tu ekzaltuar me Te.”Te dashur tani jemi bij te Perendise.”Kjo eshte e lehte per tu lexuar por nuk eshte e lehte per tu ndjere.Si eshte puna valle me zemren tuaj kete mengjes?A je ne thellesite me te uleta te trishtimit?A ngrihet korruptimi brenda frymes tende,dhe hiri duket si nje shkendije e gjore e shtypur nen kembe?A po te meket pothuajse besimi?Mos druaj nuk duhet te varesh as ne hire e as ne ndjenja:duhet thjesht qe te jetosh me besim ne Krisht.Me gjithe keto gjera kunder nesh,tani—ne vete thellesite e trishtimit tone kudo qofshim—tani,po ashtu si ne fusha si ne male,”Te dashur,tani jemi bij te Perendise.” “Ah,por,” po thua,”shiko pak si jam veshur!hiret e mia nuk jane te ndritshme;drejtesia ime nuk shkelqen me lavdi te dukshme.Por lexo me pas:”Se çfare do te jemi kjo nuk eshte bere ende e njohur.Veçse dime qe,kur te shfaqet Ai,do te jemi te ngjashem me Te,sepse do ta shohim Ate ashtu siç eshte.”Fryma e Shenjte do te pastroje mendjet tona dhe fuqia hyjnore do te rafinoje trupat tone,me pas do ta shikojme Ate ashtu siç eshte.

 

13 shkurt-mbremje

 

“Tani pra nuk ka asnje denim.” {#Romakeve 8:1}

 

Eja,shpirti im,mendo mbi kete.Duke besuar ne Jezus je me te vertete dhe efektshmerisht i pastruar prej fajit;je i leshuar prej burgut tend.Nuk je me ne pranga si nje skllav ;je i çliruar tani prej skllaverise se ligjit ;je i liruar prej mekatit,dhe mund te ecesh si nje njeri i lire,gjaku i Shpetimtarit tend te ka sjelle shkarkimin tend te plote.Ke nje te drejte tani t’i afrohesh fronit te Atit.Nuk ka flake hakmarrje per te te frikesuar ;asnje shpate te zjarrte ;drejtesia nuk mund te godase te pafajshmin.Dobesite e tua jane fshire:nje here ishte i paafte per te pare fytyren e Atit tend:tani mund ta shikosh.Nuk mund te flisje me Te:por tani ke hyrje me guxim.Nje here kishte nje frike ferri mbi ty;por tani nuk ke me frike te tille,sepse si valle mund te kete denim per te pafajshmin?Ai qe beson nuk eshte i denuar dhe nuk mund te denohet.Dhe per me teper,privilegjet qe do kishe gezuar nese nuk do kishe mekatuar kurre jane tuat tani qe je i justifikuar.Te gjitha bekimet qe do te kishe pasur nese do te kishe vene ne praktike ligjin,dhe me teper  akoma,jane tuat sepse Krishti e ka vene ne praktike per ty.E gjithe dashuria dhe pranimi qe bindja e perkryer do kishte fituar prej Zotit te perkasin ty,sepse Krishti ishte perkryershmerisht i bindur ne vendin tend,dhe ka ngarkuar te gjitha meritat e tija ne llogarine tende,qe ti te jesh teper i pasur permes Tij,I Cili per hirin tend u be teper i varfer.O!sa i madh borxhi i dashurise dhe mirenjohjes qe i detyrohesh Shpetimtarit tend!

 

Borxhli vetem hirit

Meshires se beselidhjes i kendoj;

Pa frike i veshur me drejtesine tende,

Sjell veten dhe flijimet e mia:

Tmerri i ligjit dhe i Zotit,

Nuk kane pune me me mua;

Bindja dhe gjaku i Shpetimtarit tim

Fshehin te gjitha shkeljet prej shikimit.

 

 

 

 

 

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article