14 shkurt

Publié le par alban

14 shkurt-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Numrat 5 :1-6 :27}  {Studim i shpejte:#Numrat 5:1-6:27}

 

“Ushqimi i tij ishte siguruar rregullisht nga mbreti,nje racion ne dite,per te gjitha ditet e jetes se tij.” {#2 Mbreterve 25 :30}

 

Jehojakini nuk u largua prej pallatit te mbretit me nje furnizim i vlefshem per shume muaj,por furnizimi i tij i jipej si nje pension ditor.Me kete ai pershkruan mire pozicionin e lumtur te popullit te Zotit.Nje hise e perditshme eshte gjithçka qe nje njeri do me te vertete.

Ne nuk kemi nevoje per furnizimet e se nesermes ;ajo dite nuk ka aguar akoma dhe nevojshmerite e saj nuk kane lindur akoma.Etja qe mund te kemi ne muajin qershor nuk ka nevoje te shuhet ne shkurt sepse nuk e ndjejme akoma ate ;nese kemi mjaftueshem per çdo dite teksa ditet kalojne nuk do te njohim kurre nevoje.Eshte e mjaftueshme per diten gjithçka qe mund te gezojme.Nuk mund te hajme ose pime ose veshim me shume se furnizimi ditor i ushqimit dhe veshjes ;teprica na ben te vrasim mendjen per ta grumbulluar dhe te jemi ne ankth per ta ruajtur kunder nje hajduti.Nje kerrabe ndihmon nje udhetar,por nje v andak shkopinjsh eshte nje barre e rende.Aq sa duhet nuk eshte veçse mire si nje feste,por eshte gjithçka qe llupesi me i madh mund te gezoje me te vertete.Kjo eshte gjithçka qe duhet te presim ;nje deshire e zjarrte per me shume eshte mosmirenjohese.Kur Ati yne nuk na jep me shume,duhet te jemi te kenaqur me hisen e tij te perditshme.Rasti i Jehojakinit eshte i yni,ne kemi nje racion te sigurte,nje racion i dhene prej mbretit,nje racion i hirshem,dhe nje racion i perhershem.

Ketu ka me siguri vend per falenderim.

 

I dashur lexues I Krishtere,ne çeshtjet e hirit ke nevoje per nje furnizim te perditshem.Nuk ke depo fuqie.Dite per dite duhet te kerkosh ndihme prej se larti.Eshte nje siguri shume e embel qe te jipet nje racion i perditshem.Ne fjalen,permes sherbimit,me persiatje,ne lutje,dhe duke pritur prej Zotit se do te marresh fuqi te fresket.Ne Jezusin te gjitha gjerat e nevojshme jane te vena perpara per ty.Atehere gezo racionin tend te vazhdueshem.Mos u largo kurre i uritur ndersa buka e perditshme e hirit eshte mbi tryezen e meshires.

 

14 shkurt-mbremje

 

“Ajo u sherua menjehere.”

 

Sonte ne mbremje eshte perpara nesh nje prej mrekullive te Zotit me prekese dhe me mesimdhenese.

Gruaja ishte shume e paditur.Ajo perfytyroi se virtyti doli prej Krishtit prej nje ligji nevojshmerie,pa njohjen ose vullnetin e tij te drejteperdrejte.Per me teper,ajo nuk e njihte karakterin e zemergjeresise se Jezusit,se perndryshe nuk do kishte shkuar mbrapa per te vjedhur sherimin qe Ai ishte aq i gatshem per ta dhene.Mjerimi duhet perhera ta vendose veten e saj drejtepersedrejti perpara fytyres se meshires.

Po ta kishte njohur dashurine e zemres se Jezusit,do te kishte thene, « Duhet te dal atje ku Ai mund te me shohe—gjithedija e tij do ti mesoje rastin tim dhe dashuria e tij menjehere do te veproje sherimin. »Ne e admirojme besimin e saj por mrekullohemi prej padijes se saj.Mbasi pati fituar sherimin u gezua me dridhje ;ishte e gezuar se virtyti hyjnor pati vepruar nje mrekulli ne te ;por ajo kishte frike se mos Krishti terhiqte bekimin keshtu qe e mohoi dhenien e hirit te tij ;e kuptoi shume pak plotesine e dashurise se tij !Ne nuk kemi nje pike pamje te qarte per TE sa do deshironim ;nuk njohim lartesite dhe thellesite e dashurise se tij ;por e dime me siguri se Ai eshte teper i mire e nuk terheq prej nje shpirti dritherues dhuraten e fituar.Por ketu ka vend per tu mrekulluar ;po aq e vogel sa ishte njohuria e saj,besimi i saj per shkak se ishte besim i vertete,e shpetoi dhe e shpetoi ne çast.Nuk kishte vonese te lodhshme—mrekullia e besimit ishte e menjehershme.Nese kemi besim sa nje fare sinapi shpetimi eshte zoterimi yne i tanishem dhe i perjetshem.Nese ne listen e femijeve te Zotit jemi te shkruar si me te dobetit e familjes,prapeseprape,duke qene trashegimtare permes besimit,asnje pushtet,njerezor ose djallezor,nuk mund te na flake prej shpetimit.Nese nuk guxojme te mbeshtetim kokat tona mbi kraharorin e tij bashke me Gjonin,prapeseprape nese guxojme te shkojme mbrapa tij mes shtypjes se turmes dhe te prekim majen e petkut te tij atehere behemi shendoshe e mire.Kurajo,o i ndrojtur !besimi te ka shpetuar ;shko ne paqe. « Duke qene i justifikuar me ane te besimit,kemi paqe me Zotin. »

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article