29 janar
29 janar-mengjes {Lexim i perditshem :#Eksodi 35 :1-37 :29} {Studim i shpejte :#Eksodi 25 :1-28 :43}
“Gjerat qe nuk shihen.” {#2 Korintasve 4:18}
Ne shtegetimin tone te krishtere eshte mire,per pjesen me te madhe te shikojme perpara.Perpara gjendet kurora,dhe para eshte qellimi.Qofte per shprese,per gezim,per ngushellim ose per frymezimin e dashurise sone,e ardhmja,fundi i fundit,duhet te jete objekti i madh i syrit te besimit.Duke pare ne te ardhmen ne shikojme mekatin te nxjerre jashte,trupin e mekatit dhe vdekjes te shkaterruar,shpirtin te bere te perkryer dhe i pershtatshem per te qene pjesemarres i trashegimise se te shenjteve ne drite.Duke pare me tej akoma,syri i ndriçuar i besimtarit mund te shikoje lumin e vdekjes te kapercyer,rrymen e zymte te kaluar,dhe kodrat e arritura te drites mbi te cilat qendron qyteti qiellor;e shikon veten te hyje brenda dyerve prej perlash,i pershendetur si me shume se fitimtar,i kurorezuar prej dores se Krishtit,i perqafuar ne krahet e Jezusit,i lavderuar me Te dhe i bere se qenuri i ulur bashke me Te ne fronin e tij,po ashtu si Ai mposhti dhe u ul me Atin ne fronin e tij.Mendimi i kesaj te ardhme mund te lehtesoje me se miri erresiren e se kaluares dhe zymtine e se tashmes.Gezimet e qiellit me siguri qe do te kompensojne hidherimet e tokes.Heshtni frikat e mia!kjo bote nuk eshte veçse nje distance e shkurter dhe se shpejti do ta kalosh.Heshtni,heshtni,dyshimet e mia!vdekja nuk eshte veçse nje rryme e ngushte dhe se shpejti do ta kesh kaluar ate.Koha,sa e shkurter—perjetesia,sa e gjate!Vdekja,sa e shkurter—pavdekshmeria,sa e pafundme!Me duket se edhe tani po haj prej vileve te Eshkolit,dhe po pij prej pusit qe eshte brenda portes.Keshtu eshte rruga,kaq e shkurter!Se shpejti do te jem atje.
Kur bota zemren time po gris
Me stuhine e saj me te rende te merakut,
Mendimet e mia te lumtura ngjitur ne qiell
Gjejne nje strehe prej deshperimit.
Vizioni i ndritur i besimit do te me mbeshtese
Derisa shtegetimi i jetes te kete kaluar;
Frika mund te mundoje dhe trazira te me dhembe,
Por shtepine time do arrij se fundmi.
29 janar-mbremje
“Dhe pellumbi u kthye tek ai aty nga mbremja.” {#Zanafilla 8:11}
I bekuar qofte Zoti per nje tjeter dite meshire,edhe pse tani jam i lodhur ne punet e Tij.Kengen time te mirenjohjes ia ngre ruajtesit te njerezve.Pellumbi nuk gjeti prehje jashte arkes,dhe prandaj u kthye te ajo;dhe shpirti im ka mesuar akoma me plote se kurre kete dite se nuk ka kenaqesi per t’u gjetur ne gjerat tokesore—Vetem Zoti mund t’i jape shlodhje frymes sime.Persa i perket punes sime,zoterimeve te mia,familjes sime,arritjeve te mia,keto jane mire fort por ato nuk mund te permbushin deshirat e natyres sime te pavdekshme.”Kthehu,o shpirti im,ne prehjen tende,sepse Zoti te mbushi me te mira.”Ishte ne oren e qetesise,kur portat e dites po mbylleshin,qe me krahe te lodhur pellumbi u kthye te i zoti:O Zot,me mundeso kete mbremje te kthehem te Jezusi.Pellumbi nuk mund te duronte te kalonte nje nate duke fluturuar mbi hapesiren e levizshme,po ashtu dhe une nuk mund te duroj te jem edhe per nje ore tjeter larg prej Jezusit,prehja e zemres sime,shtepia e frymes sime.Pellumbi nuk u ul thjesht mbi çatine e arkes,ai “u kthye tek ai;”po ashtu fryma ime e permalluar deshiron te shikoje ne sekretet e Zotit,te zhbiroje brendesine e se vertetes,te hyje ne ate qe eshte brenda vellos,dhe te arrije te i Shumedashuri im ne çdo veper.Duhet te kthehem te Jezusi:fryma ime e deshiruar nuk mund te qendroje dot pa lidhjen me te shtrenjte dhe me te ngushte me Te.Zoti Jezus i bekuar,ji me mua,m’u zbulo,dhe qendro me mua gjithe naten,keshtu qe kur te zgjohem te jem akoma me Ty.Ve re se pellumbi solli ne sqepin e tij nje dege ulliri te shkulur,memorialin e dites se kaluar,dhe profecine e se ardhshmes.A nuk kam kujtim te kendshem per te sjelle ne shtepi?Asnje zotim dhe kapar dashamiresie te ardhshme?Po,Zoti im,te paraqes pohimet e mia mirenjohese per meshirat e buta qe kane qene te reja çdo mengjes dhe te fresketa çdo mbremje;dhe tani,te lutem,shtri doren,dhe merre pellumbin tend ne kraharorin Tend.