12 korrik

Publié le par alban

 

12 korrik-mengjes {Lexim i perditshem :#Psalmi 101:1-105:45} {Studim i shpejte:#Psalmi 119}

 

“Te shenjteruar prej Perendise At.” {#Juda 1:1}

“Te shenjteruar ne Krishtin Jezus.” {#1 Korintasve 1:2}

“Me ane te shenjterimit te Frymes.” {#1 Pjetri 1:2}

 

Vini re bashkimin e tre Personave Hyjnore ne te tre aktet e tyre te hirshme.Sa pa urtesi qe flasin ato besimtare qe kane preferenca ne Personat e Triadhes ;qe mendojne per Jezusin sikur te ishte misherimi i çdo gjeje te dashur dhe te hirshme,ndersa Atin ato e shikojne si rreptesisht te drejte,por pa dashamiresi.Po ashtu  gabim e kane ato qe madherojne dekretin e Atit dhe shlyerjen e Birit aq sa te shvleresojne vepren e Frymes.Ne veprat e hirit asnje prej Personave te Triadhes nuk vepron pa te tjeret.Ata jane te bashkuar ne veprat e tyre po ashtu si dhe ne thelbin e tyre.Ne dashurine e tyre ndaj te zgjedhurve ato jane nje dhe ne veprimet qe rrjedhin prej atij burimi te madh qendror ato jane akoma te pandare.Sidomos vini re kete ne punen e shenjterimit.Ndersa flasim per shenjterimin si vepra e Frymes,prapeseprape duhet te kemi kujdes qe te mos ta shikojme ate sikur Ati dhe Biri mos te kishin pjese aty.Eshte e sakte te flasesh per shenjterimin si vepra e Atit,Birit dhe Frymes.Prandaj I Perjetshmi thote, « Ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone dhe në ngjasim me ne, » dhe keshtu ne jemi « veper e Tij,te krijuar ne Krishtin Jezus per vepra te mira,te cilat Perendia i ka pergatitur qe me pare,qe ne t’i veme ne jete. »Shikoni vleren qe Zoti i jep shenjterise se vertete,perderisa te tre Personat ne Triadhe jane te pranishem si bashkepunetore per te prodhuar nje Kishe pa « pa pasur asnje njolle apo rrudhe,apo diçka te ketille. » Dhe ti besimtar,si ndjekes i Krishtit,duhet ta vleresosh shume shenjterine—pastertine e jetes dhe pershpirtshmerine e bisedimit.Vlereso gjakun e Krishtit si themelin e shpreses tende por kurre mos fol me nenvleftesim per vepren e Frymes e Cila te pergatit per trashegimine e te shenjteve ne drite.Kete dite le te jetojme ne menyre te tille qe te shfaqim vepren e Perendise Triadhe brenda nesh.

 

 

12 korrik-mbremje

 

« Ne mbreterine e Vet qiellore. » {#2 Timoteut 4 :18}

 

Ai qytet i Mbretit te madh eshte nje vend sherbimi aktiv.Frymet e shpenguara i sherbejne Atij dite dhe nate ne tempullin e Tij.Ato kurre nuk reshtin te permbushin kenaqesine e mire te Mbretit te tyre.Ato gjithmone « prehen, » per aq sa behet fjale per rehatine dhe lirise prej ankthit ; dhe kurre « nuk prehen », ne kuptimin e plogeshtise ose joveprimit.Jeruzalemi i arte eshte vendi i shoqerimit me te gjithe popullin e Zotit.Ne do te ulemi me Abrahamin,Isakun dhe Jakobin ne bashkesi te perjetshme.Do te mbajme bashkebisedim fisnik me ushtrine fisnike te te zgjedhurve,te gjithe duke mbreteruar me Te,I Cili me ane te dashurise dhe krahut te Tij te fuqishem i ka sjelle ne shtepi ne siguri.Nuk do kendojme solo por do te lavderojme ne kor Mbretin tone.Parajsa eshte nje vend fitoreje e permbushur.I Krishtere,sa here qe ke arritur nje fitore kundra epsheve te tua—sa here qe mbas nje luftimi te rende,ke shtrire nje tundim te vdekur ne kembet e tua—ke pasur ne ate ore nje shije te gezimit qe te pret kur Zoti do te shtype pas pak Satanin nen kembet e tua dhe do te duket vetja me shume se ngadhenjimtar me ane te Atij qe te ka dashur.Parajsa eshte nje vend sigurie.Kur gezon sigurine e  plote te besimit ke kaparin e asaj sigurie te lavdishme qe do te jete jotja kur do jesh nje qytetar i perkryer  i Jeruzalemit qiellor.O shtepia ime e embel,Jeruzalem,ti limani i lumtur i shpirtit tim !Faleminderit edhe tani Atij,dashuria e Te Cilit me ka mesuar te deshiroj me zjarr per ty ;por kur do te zoteroj do te falenderoj më me zë ne perjetesi.

 

Shpirti im ka shijuar rrushin

Dhe tani deshiron me zjarr te shkoje

Atje ku Zoti im i shtrenjte ruan hardhine e Tij

Dhe ku rriten te gjitha vilet

 

Te vreshti i gjalle dhe i vertete

Shpirti im i uritur do festoje

Dhe do mbaje gosti me frutin hyjnor

Si i ftuar i perjetshem.

Publicité

Publié dans Korrik

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article