28 korrik
28 korrik-mengjes {Lexim i perditshem : #Ek 1 :1-4 :16} {Studim i shpejte :# So 1 :1-8 :14}
« Une isha pa mend,dhe pa kuptim ;para teje isha si nje kafshe. » {#Ps 73 :22}
Mbaj mend se ky eshte rrefimi i nje njeriu sipas vete zemres se Zotit ;dhe duke na thene jeten e tij te brendshme ;ai shkruan, « sa pa mend isha,dhe i paditur. »Fjala « pa mend, »,ketu ;do te thote me shume se çka kuptim ne gjuhen e zakonshme.Davidi ne nje varg te meparshem te Psalmit,shkruan, « sepse i kisha zili te pamendet duke pare mireqenien e njerezve te keqinj ; »gje qe tregon se çmenduria per te cilen e ka fjalen kishte mekat ne vetvete.Ai e ul veten si me qene « i pamend »,dhe shton nje fjale qe i jep intensitet ; « sa i pamend isha. »Sa i pamend ai nuk mund ta thote.Ishte nje çmenduri mekatare ;nje çmenduri qe nuk ishte per tu justifikuar nga dobesia,por ishte per tu denuar per shkak te perversitetit te saj dhe padijes kryeneçe,sepse ai kishte pasur zili begatine e tanishme te te paudhit,duke harruar fundin e tmerrshem qe i pret te tille njerez.Dhe a jemi ne me te mire se Davidi qe ta quajme veten te urte !A pretendojme se kemi arritur persosjen,ose se jemi ndrequr ne menyre te tille sa fshikulla na ka hequr te gjithe kokefortesine tone nga perbrenda nesh ?Ah,kjo do ishte krenari me te vertete !Nese Davidi ishte i pamend ,sa te pamend duhet te ishim ne vetevleresimin tone nese te mundnim te shikonim veten tone !Shiko mbrapa,besimtar :kujto kur dyshove Zotin kur ai te ka qene kaq besnik---mendo per klithmen tende « jo keshtu,ati im , »kur ai kryqezoi duart me dhembje per te te dhene nje bekim me te madh ;mendo per te shumtat hera kur ti i ke lexuar Provanite e tij ne erresire,keqinterpretuar dhuratat e tij,dhe ke renkuar, « te gjitha keto gjera jane kunder meje, »kur ato jane te vena ne pune bashke per te miren tende !Mendo sa shpesh ke zgjedhur mekatin per shkak te kenaqesise se tij,kur ne te vertete ;ajo kenaqesi ishte nje rrenje hidherimi per ty !Me siguri nese e njohim zemren tone ne duhet te mbrohemi si fajtor perballe akuzes se çmendurise mekatare ;dhe te ndergjegjshem per kete « çmenduri , »ne duhet ta bejme tonen vendimin e Davidit---‘Ti do te me udheheqesh me keshillen tende. »
28 korrik-mbremje
« I cili e pershkoi vendin duke bere mire. » {#Veprat 10 :38}
Fjale te pakta,megjithate nje miniature e zgjedhur e Zotit Jezus Krisht.Nuk ka shume çikje por ato jane te renat e kalemit te nje mjeshtri.Per Shpetimtarin dhe vetem per Shpetimtarin eshte e vertete ne kuptimin me te plote,me te gjere dhe me te pakualifikueshmin. « Ai e pershkoi vendin duke bere mire. »Nga ky pershkrim eshte e dukshme qe ai beri mire personalisht.Ungjillmtari na thote vazhdimisht se ai preku lepren me vete gishtin e tij,se ai vajosi syte e te verberit ;dhe ne rastet kur i kerkohej te shqiptonte nje fjale vetem ne largesi ;zakonisht nuk e merrte parasysh ;por shkonte vete te krevati i te semurit ;dhe atje personalisht kryente sherimin.Nje mesim per ne,nese do donim te benim te miren ;ta benim ne vete.Jip lemoshe me vete doren tende ;nje shikim te bute,ose fjale ;do te rrise vleren e dhurates.Foli nje shoku per shpirtin e tij ;thirrja jote e dashur do te kete me shume ndikim se sa nje librari e tere traktesh.Menyra e Zotit tone e te berit mire nxjerr ne drite veprimtarine e tij te papushueshme !Ai nuk beri vetem te miren qe e kishte aty prane,por ai « pershkoi » vendin ne meshiren e tij me porosi.Pertej gjithe tokes se Judese rralle se kishte ndonje fshat qe nuk ishte gezuar nga shikimi i tij.Sa e denon kjo menyren zvarranitese dhe te ngadalshme ne te cilen shume pretendues sherbejne Zotin.Le te ngjeshim ijet e mendjes tone,dhe te mos lodhemi duke bere mire.A nenkupton teksti se Jezu Krishti ndryshoi udhe per te bere te mire. « Ai pershkoi vendin duke bere mire. »Ai nuk u zmbraps kurre nga rreziku ose veshtiresia.Ai shkoi ne kerkim te objekteve te qellimeve te tij te hirshme.Ashtu duhet te bejme dhe ne.Nese planet e vjetra nuk ecin,ne duhet te provojme plane te rinj,sepse ekperimentet e fresketa ndonjehere arrijne me shume se sa metodat e zakonshme.Kembngulja e Krishtit,dhe njesia e qellimit te tij,jane te nenkuptuara gjithashtu,dhe zbatimi praktik i subjektit mund te permblidhet ne fjalet,
« Ai na la nje shembull qe ne te ndjekim hapat e tij. »