27 korrik

Publié le par alban

27 korrik-mengjes  {Lexim i perditshem :#Pr 27 :1-31 :33} {Studim i shpejte :#Ek 9 :1-12 :14}

 

« Premtime te çmuara dhe te madherishme. » {# 2 Pj 1:4}

 

Nese do qe te dish ne menyre praktike vlefshmerine e premtive,dhe ti gezosh ato ne zemren tende,mendo thelle per to.Ato jane premtime qe jane si cepa rrushi ne vençe;nese i shtyp lengu do te derdhet.Duke persiatur shpesh mbi fjalet e shenjteruara shpesh do jete preludi i permbushjes se tyre.Teksa mendon thelle per to;perfitimin qe po kerkon do te vi te ty pa zhurme.Shume te Krishtere qe kane pasur etje per premtimin kane njohur se favori qe ai siguron eshte distiluar  butesisht  ne shpirtin e tij ne kohen kur ai po konsideronte fjalet hyjnore;dhe  eshte gezuar qe edhe ai arriti te vendosi premtimin prane zemres se tij.

 

Por perveç persijatjes mbi premtimet,kerko ne shpirtin tend ti pranosh ato si vete fjalet e Zotit.I foli keshtu shpirtit tend,”Nese do kisha te beja me nje premtim te nje njeriu,do ta konsideroja me kujdes aftesine dhe karakterin e njeriut qe ka bere beselidhje me mua.Po ashtu me premtimin e Zotit;syri im nuk duhet te perqendrohet  me teper mbi madheshtine e meshires---kjo mund te me çorodise;se sa mbi madheshtine e premtuesit---- kjo do te me lumturoje.Shpirti im,eshte Zoti,madje Zoti yt,Zoti nuk mund te genjeje,qe te flet ty.Kjo fjale e tij qe po konsideron tani eshte po aq e vertete sa qenia e tij.Ai eshte nje Zot i pandryshueshem.Ai nuk e ka ndryshuar gjene qe ka dale nga goja e tij,as ka kthyer prapa ndonje prej shprehjeve te tij ngushelluese.Po ashtu atij nuk i mungon asnje fuqi;eshte Zoti qe beri qiellin dhe token qe foli ne ate menyre.Po ashtu nuk do ti mungoje urtesia kur te vije koha kur ai do jape favoret,sepse ai e di kur eshte me e mira per tu dhene dhe kur me mire te mbaje.Prandaj,duke pare se eshte fjala e nje Zoti kaq te vertete,kaq te pandryshueshem,kaq te fuqishem,kaq te urte,une do ta besoj  dhe duhet ta besoj premtimin.”Nese ne pra mendojme thelle per premtimet,dhe konsiderojme Premtuesin,do te perjetojme embelsine e tyre,dhe do te fitojme permbushjen e tyre.

 

 

 

27 korrik-mbremje

 

« Kush do ti padise te zgjedhurit e Perendise ? »  {# Rom 8 :33}

 

Sfida me e bekuar qe ekziston!Sa e pakundershtueshme qe eshte!Cdo mekat i te zgjedhurit u vu mbi Kampionin e madh te shpetimit tone,dhe me ane te shlyerjes i hequr.Nuk ka asnje mekat ne librin e Zotit kunder popullit te tij:ai nuk shikon mekat te Jakobi,as padrejtesi te Izraeli;ato jane te justifikuar ne Krisht perjete.Kur faji i mekatit u hoq,denimi i mekatit u fshi.Per te krishterin nuk ka asnje goditje nga dora e zemeruar e Zotit---madje as edhe nje vrenjtje te vetme drejtesie denuese.Besimtari mund te ndreqet nga Ati i tij,por Zoti Gjykatesi nuk ka asgje per ti thene te Krishterit,perveç “te kam shfajesuar:ti je i shlyer.”Per te Krishterin nuk ka vdekje penale ne kete bote,aq me pak ndonje vdekje te dyte.Ai eshte teresisht i çliruar nga çdo denim po aq sa nga faji i mekatit,dhe gjithashtu fuqia e mekatit nuk eshte me.Mund te qendroje ne shtegun tone,dhe te na trazoje me nje armiqesi te vazhdueshme;por mekati eshte nje armik i mposhtur per çdo shpirt te bashkuar me Jezusin.Nuk ka asnje mekat qe nje i Krishtere nuk mund te mposhti nese ai do  te mbeshtetet vetem mbi Zotin e tij per ta kryer ate.

Ato qe mbajne teshat e bardha ne parajse dalin fitimtare me ane te gjakut te Qengjit,dhe ne mund te bejme te njejten gje.Asnje epsh eshte teper i fuqishem,asnje mekat me i madh eshte teper fort i fortifikuar;ne mund te dalim fitimtare me ane te fuqise se Krishtit.Besohe fort kete,i Krishtere,se mekati yt eshte nje gje e denuar.Mund te godase ose luftoje,por eshte i vulosur  te vdese.Zoti ka shkruar denimin ne ballin e  tij.Krishti e ka kryqezuar,”duke e gozhduar ne kryq.”Shko tani dhe jepi vdekjen dhe Zoti te ndihmofte te jetosh per lavdine e tij,sepse mekati me gjithe fajin e tij,turpin,dhe friken ka shkuar.

 

Ketu ka  falje per shkeljet e kaluara,

Nuk ka rendesi sa e zeze derdhja e tyre;

Dhe, o shpirti im,me habi shiko,

per mekatet e ardhshme ketu ka falje gjithashtu.

 

Publicité

Publié dans Korrik

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article