30 korrik

Publié le par alban

 

30 korrik-mengjes {Lexim i perditshem :# Ek 9 :1-12 :14} {Studim i shpejte :#Isa 5 :1-7 :25}

 

« Dhe duke e menduar kete qau. » {#Marku 14:72}

 

Disa kane menduar se aq gjate sa Pjetri jetoi,shatervani i loteve te tij fillonte te rridhte sa here qe ai kujtonte mohimin e Zotit te tij.Nuk eshte e pamundur qe te ishte ashtu,sepse mekati i tij ishte shume i madh,dhe hiri ne te kreu me pas nje veper te perkryer.Kjo eksperience e njejte eshte e perbashket per te gjithe familjen e shlyer sipas shkalles ne te cilen Fryma e Zotit ka ndryshuar zemren natyrale prej guri.Ne,ashtu si Pjetri,kujtojme premtimin tone mburravec:“Edhe sikur te gjithe te te braktisin,une nuk do ta bej nje gje te tille.“Ne hajme vete fjalet tona me barerat e hidhura te pendimit.Kur mendojme se per çfare u betuam per te qene,dhe çfare kemi qene,ne mund te qajme me rreke te tera dhimbjeje.Ai u kujtua per mohimin e Zotit te tij.Vendi ne te cilen e beri ate,shkaku i vogel qe e shpuri ne ate mekat te urryer;betimet dhe blasfemimet me te cilat ai kerkoi te konfirmonte gjenjeshtren e tij,dhe ngurtesia e tmerrshme e zemres qe e çoi ate te bente ashtu perseri dhe perseri.A mundemi ne,kur na kujtohen mekatet tona,dhe fajesia  e tyre e tepruar,te qendrojme te patrazuar dhe kokeforte?A nuk do ta bejme shtepine tone nje Bokim,dhe ti therrasim Zotit per sigurime te riperteritura te dashurise falese?Le ta mos shikojme kurre mekatin me nje shikim te thate,perndryshe qe prej shume kohe ne kemi nje gjuhe te percelluar ne flaket e ferrit.Pjetri gjithashtu u kujtua per shikimin e dashur  te Zotit te tij.Zoti e ndoqi zerin paralajmerues te gjelit me nje shikim qortues trishtimi,keqardhes,dhe dashurie.Ai shikim nuk doli kurre nga mendja e Pjetrit aq gjate sa ai jetoi.Ishte shume me teper i efektshem se dhjete mije predikime do kishin qene pa Frymen.Apostulli pendues patjeter qe qante kur kujtonte faljen e plote te Shpetimtarit,qe e ktheu ate ne pozicionin  e meparshem.Te mendosh se ne kemi fyer kete Zot kaq te bute dhe te mire eshte me teper se nje arsye e mjaftueshme per te qene vazhdimisht  vajtues.Zot,godit zemrat tona shkembi,dhe bej qe te rrjedhin ujrat.

 

 

30 korrik-mbremje

 

« Ate qe vjen tek une nuk do ta hedh jashte. » {#Gjon 6 :37}

 

Asnje kufi nuk eshte vendosur persa i perket zgjatjes se ketij premtimi.Nuk thoshte , « nuk do ta hedh jashte nje mekatar me ardhjen e tij te pare, »por, « nuk do ta hedh ne asnje menyre jashte. »Ne origjinal thuhet, « nuk do ta hedh jashte,hedh jashte, » ose « nuk do ta hedh kurre jashte,kurre jashte. »Teksti do te thote,se Krishti nuk do ta hedhe poshte me te paren nje besimtar ;dhe se ashtu siç nuk do ta beje me te paren,po ashtu nuk do ta beje ne te fundin.

 

Por ta ze mendja se besimtari mekaton mbasi vjen ? « Nese ndonje mekaton ne kemi nje avokat te Ati,Jezu Krishtin,te drejtin. »Por ta ze mendja se besimtari bie perseri ne mekat ? « Do ta sheroj vesin e tyre,do ti dua lirisht :sepse zemerimi im eshte larguar prej tyre. »Por besimtaret mund te bien nen tundim ! « Zoti eshte besnik ;nuk do lejoje te tundohesh pertej forcave te tua ;por me tundimin do te bej nje rruge qe ti shpetosh,qe te mund te jesh i afte ta durosh. »Por besimtari mund te bie ne mekat ashtu si Davidi !Po,por ai do ti pastroje ato me hisop,dhe ato do te jene te paster ;do ti laje dhe ato do te jene me te bardhe se debora » ; « Nga te gjitha padrejtesite do ti pastroj. »

 

Nje here ne Krisht,ne Krisht perhera ;

Asgje prej dashurise se tij mund te na ndaje.

 

“Une i jap deleve te mia,”thote ai, “jete te perjtshme;dhe ato nuk do te vdesin kurre;as ndonje njeri do ti shkuli nga dora ime.”Cfare i thua kesaj ti o fryme luhatese e dobet?A nuk eshte kjo nje meshire e çmueshme,kur vjen te Krishti,ti nuk do te vish te nje qe do te te trajtoje ty mire per nje kohe,dhe me pas te te largoje,por ai do te pranoje dhe do te te beje nusen e tij,dhe ti do te jesh e tij perhera?Mos e prano me gjate frymen e skllaverise perseri per te pasur frike,por frymen e adoptimit me ane te te ciles ti do te therrasesh,Aba At!O!hiri i ketyre fjaleve:”nuk do te flak jashte ne asnje menyre.”

 

 

 

Publicité

Publié dans Korrik

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article