14 korrik
14 korrik-mengjes {#Lexim i perditshem :#Psalmi 108 :1-118 :29} {Studim i shpejte :#Psalmi 132 :1-139 :24}
“Sepse duke ngritur mbi to dalten do t’i ndotesh.” {#Eksodi 20:25}
Altari i Zotit duhej te ndertohej me gure te palatuar me qellim qe asnje gjurme e aftesise ose punes njerezore te mund te shihej mbi te.Urtesia njerezore gjen endje te prese dhe te rregulloje doktrinat e kryqit ne nje sistem me artificial dhe më te afert me shijet e korruptuara te natyres se rene;ne vend qe te perfitoje nga ungjilli,urtesia misherore e ndot ate,derisa behet nje tjeter ungjill dhe aspak e verteta e Zotit.Te gjitha nderrimet dhe ndryshimet e vete Fjales se Zotit jane ndotje dhe felliqje.Zemra krenare e njeriut eshte shume e ankthshme te kete vend ne justifikimin e shpirtit perpara Zotit;pergatitjet per Krishtin jane te enderruara,peruljet dhe pendimet jane te besuara,veprat e mira jane te mburrura,aftesia natyrore eshte e lavderuar shume dhe me ane te gjitha menyrave behet perpjekja qe veglat njerezore te ngrihen mbi altarin hyjnor.Do ishte mire nese mekataret te sillnin ne mend se larg prej perkryerjes se vepres se Shpetimtarit,mirebesimet e tyre misherore veçse e ndotin dhe e çnderojne ate.Vetem Zoti duhet te ekzaltohet ne vepren e shlyerjes dhe as dhe e vetmja shenje e daltes ose çekiçit te njeriut nuk do lejohet.Eshte blasfemi ne vetvete te kerkosh t’i shtosh asaj qe Krishti Jezus ne çastet e Tij te vdekjes shpalli se ishte e perfunduar ose te permirsosh ate ne te cilen Zoti I Perjetshem gjen kenaqesi te perkryer.Mekatar dritherues,tutje me veglat e tua dhe bjer ne gjunje ne pergjerim te perulur dhe prano Zotin Jezus te jete altari i shlyerjes tende dhe prehu vetem ne Te.
Shume besimshpalles mund te paralajmerohen prej ketij teksti mengjesor persa i perket doktrinave ku besojne.Ka midis Te Krishtereve teper prirje per te perputhur dhe pajtuar te vertetat e zbuleses;kjo eshte nje forme çadhurimi dhe mosbesimi,le te luftojme kundra saj dhe ta marrim te verteten ashtu siç e gjejme;duke u gezuar se doktrinat e Fjales jane gure te palatuar dhe keshtu qe jane akoma me te pershtatshme per te ndertuar nje altar per Zotin.
14 korrik-mbremje
“Kur po zbardhte dita,Maria Magdalena…shkuan per te pare varrin. » {#Mateu 28 :1}
Le te mesojme prej Mari Magdalenes se si te fitojme shoqerim me Zotin Jezus.Vini re se si ajo kerkoi.Ajo e kerkoi Shpetimtarin shume heret ne mengjes.Nese vonon per Krishtin dhe duron me shpresen per te pasur shoqeri me Te ne ndonje periudhe te larget,nuk do kesh aspak shoqerim ;sepse zemra qe eshte e pershtatshme per shoqerim eshte nje zemer e etur dhe e uritur.Ajo e kerkoi Ate gjithashtu me nje guxim shume te madh.Dishepujt e tjere u larguan larg prej varrit sepse u drodhen dhe u habiten por per Marine thuhet se « qendroi » jashte varrit.Nese do donit te kishit Krishtin me ju,kerkoheni me guxim.Asgje mos ju zmbprapste.Sfidoni boten.Shtyni perpara atje ku te tjeret ia mbathin.Ajo kerkoi Krishtin me besnikeri—ajo qendroi jashte varrit.Disave u duket shume e veshtire te qendrojne prane nje Shpetimtari te gjalle por ajo qendroi prane nje te vdekuri.Le te kerkojme Krishtin ne kete menyre duke iu ngjitur fort edhe gjese me te vogel qe ka te beje me Te duke qendruar besnike edhe sikur te gjithe te tjeret te mund ta braktisnin Ate.Vini re me tej,ajo kerkoi Jezusin me zell—ajo qendroi « duke qare. »Ato pika lotesh sikur e mahniten Shpetimtarin dhe e bene t’i shfaqej dhe t’i tregonte Veten asaj.Nese deshironi pranine e Jezusit qani mbas Tij !Nese nuk mund te jeni te lumtur nese Ai nuk vjen dhe ju thote, « Ti je i dashuri im, » shpejt do degjoni zerin e Tij.Se fundi,ajo kerkoi vetem Shpetimtarin.Ajo nuk pyeti per engjej,i ktheu kurrizin ketyre ;kerkimi i saj ishte vetem per Zotin e saj.Nese Krishti eshte dashuria juaj e vetme,nese zemra juaj ka hedhur jashte te gjithe rivalet,nuk do t’ju mungoje gjate ngushellimi i pranise se Tij.Mari Magdalena kerkoi keshtu sepse ajo deshi shume.Le te ngrijme veten ne te njejten force zemerdashurie ;zemrat tona,ashtu si e Marise,te jene plot me Krishtin dhe dashuria jone,ashtu si e saj,nuk do kenaqet me asgje tjeter perveç Atij.O Zot,na zbulo Veten tende kete mbremje !