19 korrik
19 korrik-mengjes {Lexim i perditshem :# Ps 144 :1-150 :6} {Studim i shpejte :#Pr 13 :1-15 :33}
« Zoti,Perendia yne na tregoi lavdine e tij. »{Ligji i perterire 5 :24}
Qellimi i madh i Zotit ne te gjitha veprat e tij eshte manifestimi i vet lavdise se tij.Cdo synim me i vogel se ky do te ishte e padenje per te.Por si do ti manifestohet lavdia e Zotit krijesave te rena siç jemi ne ?Syri i njeriut nuk eshte i thjeshte,ai ka gjithmone nje veshtrim anash drejt nderit te tij,ka shume vleresim te larte per fuqite e tij,keshtu qe nuk eshte i kualifikuar per te pare lavdine e Zotit.Eshte e qarte,se ky « une » duhet te perzihet me qellim qe te kete vend per Zotin per tu madheruar ;dhe kjo eshte arsyeja pse Ai i shpie njerezit e tij shpesh ne shtrengesa dhe veshtiresi,qe,duke u bere te ndergjegjshem per çmendurine dhe dobesine e tyre,te mund te jene gati per te pare madheshtine e Zotit kur Ai shfaqet per te vene ne pune çlirimin e tyre.Ai,jeta e te cilit eshte nje shteg i kendshem,do te shikoje veçse pak lavdine e Zotit,sepse ai ka pak raste vetezbrazje,keshtu qe,pak pershtatshmeri per tu mbushur me zbulesen e Zotit.Ato qe lundrojne mbi rrjedha te vogla dhe perrenj te ceket,e njohin pak Zotin e stuhive ;por ato qe « punojne mes ujerash te medha, » keta shikojne « mrekullite e tij ne thellesi ».Ne mes te dallgeve te medha te Atlantikut te zise,varferise,tundimit dhe qortimit ne mesojme fuqine e Jehovait,sepse ne ndjejme vogelsine e njeriut.Prandaj,falendero Zotin nese ke ecur mbi nje udhe te ashper :eshte kjo qe te ka dhene eksperiencen tende te dashamiresise dhe madheshtise se Zotit.Telashet te kane pasuruar me nje pasuri dije qe nuk mund te fitohet ne asnje menyre tjeter :sprovat e tuaja kane qene e çara e shkembit ku Zoti te ka vendosur,ashtu siç beri me sherbetorin e tij Moisiun,qe ti te shikosh lavdine e tij tek kalon aty prane.Lavdero Zotin qe nuk je lene ne terr dhe padije qe mund te sillte nje mbaresi e vazhdueshme,por se ne luften e madhe te mundimit je aftesuar per tejndriçimin e lavdise se tij ne veprimet e tij te mrekullueshme me ty.
19 korrik-mbremje
« Ai nuk do ta therrmoje kallamin e thyer dhe nuk do ta shuaje kandilin qe ben tym. » {#Mateu 12 :20}
Cfare eshte me e dobet se sa kallami i thyer ose kandili tymues ?Nje kallam qe rritet ne moçal ose kenete ;le te ndaloje rosaku i eger mbi te,dhe ai do te copetohet ;le ta preke kalimthi kemba e njeriut dhe copetohet e therrmohet ;çdo ere qe endet mbi lum e tund larte e poshte.Nuk mund te marre mendja asgje me te brishte ose te dobet,ose qenia e te cilit eshte me teper ne rrezik,se sa nje kallam i thyer.Pastaj shiko kandilin tymues---çfare eshte ?Ka nje shkendije perbrenda ;eshte e vertete,por eshte pothuajse e asfiksuar ;nje fryme femije do mund ta shuante ;asgje nuk ka ne qenie me te paqendrueshme se sa flaka e tij.Gjera te dobeta jane te pershkruara ketu ;megjithate Jezusi thote per to, « kandilin qe ben tym nuk do ta shuaj ;kallamin e thyer nuk do ta therrmoj. »Disa nga femijet e Zotit jane bere te forte per te kryer vepra te fuqishme per te ;Zoti ka Samsonet e tij ketu dhe atje qe mund te shkulin portat e Gazes,dhe ti shpien ne maje te kodres ;ai ka ca njerez te medhenj qe jane si luane,por shumica e popullit te tij jane nje rrace e ndrojtur dhe dritharake.Ata jane si harabela te frikesuar nga çdo kalimtar ;nje kope e vogel e frikesuar.Nese tundimi vjen ata zihen si zogjt ne kurth ;nese sprova kercenon,ata jane gati te ligeshtohen ;barka e tyre hidhet lart e poshte nga çdo dallge,ato sorollaten si nje shpend deti ne kreshten e shkulmeve---gjera te dobeta,pa force,pa urtesi,pa parashikim.Megjithate,ashtu siç jane,te dobet,dhe sepse jane aq te dobet,ata kane kete premtim te bere posaçerisht atyre.Ja hiri dhe miresia !Ja dashuria dhe meshira !Sa mrekullisht na hap dhembshurine e Jezusit---kaq i dhembshur,zemerbute,i kujdesur !Ne nuk duhet kurre te zmbrapsemi nga prekja e tij.Ne nuk duhet te kemi frike nga ndonje fjale e ashper prej tij ;edhe pse Ai shume mire mund te na bertase per dobesine tone,nuk na qorton.Kallamat e thyer nuk do te kene goditje nga Ai,dhe kandilat qe bejne tym vrenjtje te njoma.