22 korrik
22 korrik-mengjes {Lexim i perditshem :# Pr 8 :1-11 :31} {Studim i shpejte :# Pr 23 :1-25 :28}
« Une jam dhendri juaj. » {#Jer 3:14}
Krisht Jezusi eshte i lidhur me popullin e tij me bashkim martese.Ne dashuri ai mori per grua Kishen e tij si nje virgjereshe te dlire, shume perpara se ajo te binte nen zgjedhen e skllaverise.Plot me dashuri te zjarrte ai u derrmua ne pune,ashtu si Jakobi per Rakelen,deri sa gjithe paja e saj u pagua,dhe tani,duke e kerkuar me Frymen e tij,dhe duke bere qe ajo ta njihte dhe ta donte,ai pret oren e lavdishme kur lumnia e tyre e perbashket do te konsumohet ne darken e marteses se Qengjit.Ende akoma Dhendri i lavdishem nuk e ka prezantuar te fejuaren e tij,te perkryer dhe te shenjte,perpara Madheshtise se qiellit ;ende akoma ajo nuk ka hyre me te vertete ne gezimin e dinjitetit te saj si gruaja e tij dhe mbretereshe :ajo eshte akoma si nje vagabonde ne nje bote fatkeqesie,nje banues ne tendat e Kedarit ;por megjithate ajo eshte edhe tani nusja,e fejuara e Jezusit,e shtrenjte per zemren e tij,e çmueshme ne syte e tij,e shkruajtur ne duart e tij dhe e bashkuar me personin e tij.Mbi toke ai ushtroi kundrejt asaj te gjithe detyrat dashamirese te Burrit.Ai ben furnizime te bollshme per nevojat e saj,paguan te gjitha borxhet e saj,e lejon qe te mbaje emrin e tij,dhe te ndaje gjithe pasurine e tij.Nuk do sillet kurre ndryshe me te.Fjalen ndarje ai nuk do ta permende kurre,sepse ai « urren shkurorezimin ».Vdekja duhet te shkepuse lidhjen bashkeshortore midis vdekatareve me te dashur,por nuk mund te ndaje lidhjet e kesaj martese se pavdekshme.Ne parajse ato nuk martohen,por jane si engjejt e Zotit ;megjithate kjo rregull ka nje perjashtim te mrekullueshe,sepse ne Parajse Krishti dhe Kisha e tij do te festojne martesen e tyre te gezueshme.Kjo lidhje eshte me e qendrueshme,dhe me e afert se martesa tokesore.Edhe sikur dashuria e burrit te jete teper e paster dhe e zjarrte,nuk eshte veçse nje figure e zbehte e flakes qe digjet ne zemren e Jezusit.E tejkalon çdo bashkim njerezor ky bashkim misterioz me Kishen,per te cilen Krishti la Atin e tij,dhe u be me te nje mish.
22 korrik-mbremje
« Ja njeriu ! » {#Gjoni 19 :5}
Nese ka nje vend ku Zoti yne Jezus behet me plotesisht gezimi dhe ngushellimi i popullit te tij,eshte vendi ku ai u zhyt me thellesisht ne thellesine e vuajtjes.Ejani ketu,shpirtra te hirshem,dhe veshtroni njeriun ne kopshtin e Gethemanes ;shikoni zemren e tij aq te mbushur me dashuri aq sa ai nuk mund ta mbaj dot perbrenda---aq plot me hidherim sa duhet qe te gjeje nje shfrim.Veshtro djersen e gjakosur kur derdhet pike pike nga çdo pore e trupit te tij,dhe bie mbi toke.Veshtro njeriun kur i ngulin gozhdat ne duart dhe kembet e tij.Shikoni lart,mekatare te penduar,dhe shih shembellesen e hidherueshme te Zotit tuaj te vuajtur.Vereheni,tek pikat gurgjak qendrojne mbi kuroren me gjemba,dhe zbukurojne me gure te çmuar shume te vyer diademen e Mbretit te Mjerimit.Veshtroni njeriun tek gjithe kockat e tij jane jasht vendit,dhe ai derdhet si uje dhe i sjelle ne pluhurin e vdekjes ;Zoti e braktisi,dhe ferri e rrethon.Veshtro dhe shih,a ka pasur ndonje here hidherim si hidherimi i tij qe iu shkaktua ?Ju te gjithe qe kaloni aty prane dhe shikoni kete spektakel dhembjeje,te vetem,te pakrahasueshem,nje çudi per njerezit dhe engjejt,nje mrekulli e pashoqe.Veshtro Perandorin e Dhembjes qe nuk pati te barabarte ose rival ne agonite e tij !Kundroheni,ju vajtues,sepse nese nuk ka ngushellim ne nje Krisht te kryqezuar nuk ka gezim ne toke ose qiell.Nese ne çmimin shpagues te gjakut te tij nuk ka shprese,ju harpa te qiellit,nuk ka gezim ne ju,dhe krahu i djathte i Zotit nuk do te njohe me kenaqesi.Ne veçse duhet te ulemi me vashdueshem ne kemben e kryqit per te qene me pak te turbulluar nga dyshimet dhe dhembjet tona.Le te shikojme hidherimet e tij dhe hidherimet tona do te na vinte turp ti permendnim.Le te kundrojme plaget e tij dhe tonat te sherohen.Nese do te donim te jetonim drejt duhet te jete me ane te soditjes se vdekjes se tij ;nese do te donim te rriteshim ne dinjitet,duhet te jete duke konsideruar poshterimin e tij dhe hidherimin e tij.