25 korrik

Publié le par alban

25 korrik-mengjes

 

Por ai ia la ne dore rroben e tij dhe dhe iku duke vrapuar jasht.{Lexim i perditshem :# Pr 20 :1-22 :29} {Studim i shpejte :#Ek 1 :1-4 :16}  {#Za 39 :12}

 

Ne betejen qe na kunderve me disa mekate fitorja nuk mund te arrihet veçse duke ia mbathur.Natyralistet e vjeter shkruan shume per neperken,syte e se ciles magjepsnin viktimat e tyre dhe i benin pre te lehta ;po ashtu thjesht shikimi i se liges na ve ne rrezik te madh.Ai qe do donte te ishte i siguruar nga veprimet e liga duhet te nxitoje larg prej atyre rasteve.Nje beselidhje duhet te behet me syte tane per te mos shikuar edhe shkakun e tundimit,sepse mekate te tilla nuk kane nevoje veçse per nje shkendije per te filluar dhe nje flake e ndjek ne nje çast.Kush do hynte vullnetarisht ne burgun e te lebrosurve dhe te fleje midis korruptimit te tij te tmerrshem ?Vetem ai qe deshiron te behet leproz  e kerkon vete semundjen ngjitese.Nese marinari ta dinte si te menjanoje nje stuhi ai do bente gjithçka qe te mos te perballonte rrezikun.Pilote te kujdesshem nuk kane deshire te perpiqen sa me afer nje vendi te rrezikshem ku ato mund te lundrojne,ose sa shpesh ato mund te prekin nje shkemb pa shkaktuar nje rrjedhje ;qellimi i tyre eshte te qendrojne aq afer sa e mundur ne mes te nje kanali te sigurte.

 

Kete dite une mund te jem pre e nje rreziku te madh,le te kem zgjuarsine e gjarprit per te qene larg tij dhe per ta menjanuar.Krahet e nje pellumbi mund te me jene shume me te dobishme sot se sa nofkat e nje luani.Eshte e vertete se mund te jem ne pamje te pare nje humbes duke i thene jo shoqerimit te lig,por do te ishte me mire per mua te le mantelin se sa te humb karakterin tim ;nuk eshte e nevojshme qe te jem i pasur,por eshte e detyruar qe te jem i paster.Asnje lidhje shoqerore,as nje zinxhir bukurie,asnje e shkrepur talenti,asnje shigjete perqeshjeje nuk duhet te me ktheje prej vendosmerise se urte per t’iu larguar mekatit.Duhet ti rezistoj djallit dhe ai do t’ia mbathi larg meje,por epshet e mishit,duhet ti largohem sepse perndryshe ato me siguri do te me mposhtin.O Zot i shenjterise ruaj Jozefet e tu,ne menyre qe Zonja Tundim te mos ti magjepse ato me sugjerimet e saj te liga.Le te mos na mposhti kurre triniteti i tmerrshem i botes,mishit dhe djallit !

 

 

 

25 korrik-mbremje

 

« Ne mjerimin e tyre do te me kerkojne me zell. » {# Osea 5:15}

 

Humbjet dhe kundershtite jane shpesh mjetet qe Bariu i madh perdor per te kthyer ne shtepi delet bredharake ;ashtu si qene te eger ato kthejne bredharaket ne vathe.Nuk mund ti zbusesh luanet nese ato jane te ushqyer mire ;ato duhet te ulen poshte prej forces se tyre,dhe stomaku i tyre duhet te plogeshtohet,dhe ato do ti nenshtrohen dores se zbutesit ;dhe shpesh ne kemi pare te Krishterin ti bindet vullnetit te Zotit nga ngushtica e bukes dhe puna e rende.Kur jane te pasur dhe me plaçkat  qe shtohen shume pretendues e lartojne koken shume me krenari,dhe flasin me shume mburrje.Ashtu si Davidi,ato lajkatojne vetveten, « Mali im qendron i palevizur ;nuk  do tundem kurre. »Kur i Krishteri pasurohet,ka nje reputacion te mire,ka shendet te mire,dhe nje familje te lumtur,ai shume shpesh e pranon Zoterine Siguri Mishi te darkoje ne tavolinen e tij,dhe me pas nese eshte me te vertete nje femije i Zotit ka nje fshikull te pergatitur per  te.Prit pak,dhe ndoshta do te shikosh plaçken te zhduket si nje enderr.Ja ku shkon nje pjese e tokes---sa shpejt akrat nderrojne duart.Ai borxh,ajo fakture poshteruese---sa shpejt humbjet e tij rrukullisen brenda,ku do ndalojne ?Eshte nje shenje e bekuar jete hyjnore nese kur keto pengesa ndodhin njera pas tjetres ai fillon te pikellohet per tradhetite e tij,dhe shkon tek Zoti i tij.Te bekuara jane dallget qe lajne marinarin mbi shkembin e shpetimit !Humbjet ne tregti shpesh shenjterohen si nje pasurim i shpirtit tone.Nese shpirti i zgjedhur nuk do te vije tek Zoti me duart plot,ai do te vije me duart bosh.Nese Zoti,ne hirin e tij,nuk gjen menyre tjeter per te na bere ta nderojme ate mes njerezve,ai do te na hedhi ne thellesi ;nese deshtojme ta nderojme ate ne piedestalin e pasurive,ai do na sjelle ne lendinen e varferise.Megjithate mos u ligeshto,trashegimtar i hidherimit,kur je i qortuar keshtu,por ne te kundert,njih doren dashamirese qe te qorton,dhe thuaj, « do te ngrihem,dhe do te shkoj te Ati im. »

 

Publicité

Publié dans Korrik

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article