21 janar

Publié le par alban

21 janar-mengjes  {Lexim i perditshem :#Eksodi 11 :1-13 :22}  {Studim i shpejte:#Eksodi 3:1-4:31}

 

“Atehere i gjithe Izraeli do te shpetohet.”  {#Romakeve 11:26}

 

Me pas Moisiu kendoi ne Detin e Kuq,ishte gezimi i tij te dinte se i gjithe Izraeli ishte i sigurte.As dhe nje pike nuk ra prej atij muri te forte derisa i fundit i Izraelit te Zotit pati ngulitur me siguri kemben e tij ne anen tjeter te ujerave.Sapo u be ashtu,menjehere ujerat u shperhapen perseri ne vendin e tyre te duhur,por ama jo deri atehere.Pjese e asaj kenge ishte,”Ne meshiren tende ke udhehequr popullin qe ke shpenguar.”Ne kohen e fundit,kur i zgjedhuri do te kendoje kengen e Moisiut,sherbetorit te Zotit,dhe te Qengjit,ai do te jete krenaria e Jezusit,”Nga ato qe me ke dhene,nuk kam humbur as edhe nje.”Nuk do te kete ne parajse ndonje fron te zbrazet.

 

Sepse e gjithe rraca e zgjedhur

Do te mblidhet rreth fronit,

Do te bekoje hirin e tij

Dhe do te shpalle lavdite e tij.

 

Te gjithe ato qe Zoti ka zgjedhur,te gjithe ato qe Krishti ka shpenguar,te gjithe ato qe Fryma ka thirrur,te gjithe ato qe besojne ne Jezusin,do te kalojne me siguri detin e ndare.Ne nuk kemi mberritur akoma me siguri:

 

Nje pjese e ushtrise ka kaluar ujerat,

Dhe nje pjese tjeter po i kalon  tani.

 

Pararoja e ushtrise ka arritur tashme bregun.Po ecim permes thellesirave;kete dite po ndjekim zellshem Udheheqesin tone ne zemer te detit.Le te gezohemi:praparoja do te jete se shpejti atje ku pararoja eshte tashme;i fundit i te zgjedhurve se shpejti do te kaloje detin dhe atehere do te degjohet kenga e triumfit,kur te gjithe do jene te sigurte.Por o!nese njeri do mungonte—oh!nese njeri i familjes se tij te zgjedhur do te hidhej jashte—do te shkaktonte nje keqtingellim te perjetshem ne kengen e te shpenguarve,dhe do te priste telat e harpave te parajses,keshtu qe muzika nuk mund te nxirret kurre prej tyre.

 

21 janar-mbremje

 

“Pastaj pati nje etje te madhe dhe kerkoi ndihmen e Zotit duke thene : »Ti lejove kete çlirim te madh me doren e sherbetorit tend,por a duhet te vdes une tani nga etja?”.  {#Gjyqtaret 15 :18}

 

Samsoni ishte i etur dhe gati per te vdekur.Veshtiresia ishte teresisht e ndryshme prej atyre qe heroi pati ndeshur me perpara.Te kesh thjesht etjen te qetesuar nuk eshte kaq gje e rendesishme sa te jesh i çliruar prej nje mije Filistineve !por kur etja ra mbi te,Samsoni e ndjeu ate te vogel veshtiresi te tashme me te rende se sa e madhja veshtiresi e kaluar prej se ciles ai qe çliruar.Eshte shume e zakonshme per popullin e Zotit,kur kane gezuar nje çlirim te madh ti duket nje trazire e vogel teper per to.Samsoni vrau nje mije Filistine dhe i beri ato pirgje,dhe me pas ligeshtohet per pak uje !

Jakobi lufton me Zotin ne Peniel, dhe del fitimtar mbi vete Plotfuqishmerine,dhe me pas shkon « duke çaluar per shkak te ijes ! »E çuditshme qe duhet te kete nje tkurrje te forces sa here qe dalim fitimtar.Sikur Zoti te na mesonte vogelsine tone,hiçin tone,ne menyre qe te na mbaje perbrenda caqeve.Samsoni u mburr gati me ze te larte ku tha, « Kam vrare nje mije njerez. »Gryka e tij mburravece shpejt pati nje etje te madhe,dhe filloi te lutet.

Zoti ka shume menyra te perule popullin e tij.Femije i shtrenjte i Zotit,nese mbas nje meshire te madhe je shtrire shume poshte,rasti yt nuk eshte nje rast i pazakonshem.Kur Davidi pati ngjitur fronin e Izraelit,ai tha, « Kete dite jam i dobet,edhe pse mbret i vajosur. »Duhet te presesh te ndjehesh shume i dobet kur po gezon triumfin tend me te madh.Nese Zoti ka kryer per ty çlirime te medha ne te kaluaren,veshtiresia jote e tanishme eshte vetem si etja e Samsonit,dhe Zoti nuk do te lere te ligeshtohesh,as te lejoje vajzen e te parrethpriturit te triumfoje mbi  ty.Rruga e trishtimit eshte rruga per ne qiell,por ka puse me uj freskues pergjate gjithe udhes.Keshtu,vella i sprovuar,ngazello zemren me fjalet e Samsonit,dhe rri i sigurte se Zoti nuk do te vonoje te te shpetoje.

Publicité

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article