23 janar

Publié le par alban

 

23 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Eksodi 17 :1-19 :25}  {Studim i shpejte :#Eksodi 8 :1-10 :29}

 

“Perlevdova nje te zgjedhur nga populli.” {#Psalmi 89 :19}

 

Pse Krishti u zgjodh nga gjiri i popullit ?Fol,zemra ime,sepse mendimet e zemres jane me te mirat.A nuk ishte valle qe te mund te ishte i afte te jete vellai yne,ne lidhjen e shenjte te gjakut te njejte ?O çfare marredhenie qe ka midis Krishtit dhe besimtarit !Besimtari mund te thote, « Kam nje vella ne qiell ;mund te jem i varfer,por kam nje Vella qe eshte i pasur,dhe eshte nje Mbret,dhe a do te lejoje valle  qe te jem nevojtar ndersa eshte ne fronin e tij ?O,jo !Ai me do ;eshte Vellai im. »Besimtar vendos kete mendim te bekuar,si nje varese diamantesh rreth qafes se memories tende ;vere,si nje unaze te arte,ne gishtin e kujteses,dhe perdore si vete vula e mbretit,duke vulosur peticionet e besimit tend me mirebesim suksesi.Ai eshte nje vella i lindur per kundershti,trajtohe si te tille.

 

Krishti u zgjodh mes popullit edhe qe te mund te njihte nevojat tona dhe te na ngushellonte. « Ai u tundua ne çdo gje ashtu si ne,prapeseprape pa mekatuar. »Ne te gjitha pikellimet tona ne kemi ngushellimin e tij.Tundimi,dhembja,zhgenjimi,dobesia,lodhja,varferia—Ai i njeh te gjitha keto,sepse i ka ndjere te gjitha.Kujto kete,I Krishtere,dhe le te te ngushelloje.Sado e veshtire dhe e dhembshme rruga jote,ajo eshte e shenuar prej gjurmeve te Shpetimtarit tend ;dhe edhe atehere kur arrin luginen e erret te hijes se vdekjes dhe ujerat e thella te Jordanit te fryre,do te gjesh gjurmet e tij atje.Ne te gjitha vendet kudo qe te shkojme,Ai ka qene pararendesi yne ;çdo barre qe kemi per te mbajtur ka qene se pari e vene mbi supet e Emanuelit.

 

Udha e tij ishte shume me e ashper dhe e erret se e imja ;

A vuajti Krishti,Zoti im,ndersa une do qahem ?

 

Merr kurajo!Kemba mbreterore ka lene nje gjurme gjaku te kuq mbi udhe,dhe ka hapur shtegun e gjembosur per hera.

 

23 janar-mbremje

 

“Ne do ta kujtojme dashurine tende me shume se veren.” {#Kantiku i kantikeve 1 :4}

 

Jezusi nuk do te lere popullin e tij te harroje dashurine e tij.Nese e gjithe dashuria qe ato kane gezuar do harrohej,Ai do ti vizitoje ato me dashuri te fresket. « A e harron kryqin tim ? » thote Ai, « do te bej qe ta kujtosh ate ;sepse ne tryezen time do te te shfaq vetveten perseri.A harron se çfare bera per ty ne dhomen e keshillit te perjetesise ?Do te ta kujtoj,sepse do kesh nevoje per nje keshilltar dhe do te me gjesh gati sa her qe therret.”Nenat nuk i lene femijet e tyre t’i harrojne.Nese djali ka shkuar ne Australi,dhe nuk shkruan,nena e tij shkruan—“A ka harruar Gjoni nenen e tij?”Me pas ja ku vjen nje leter e embel,qe provon se kujtesa e embel nuk ishte e kote.Po ashtu eshte me Jezusin,Ai na thote, « Me kujto, » dhe pergjigjja jone eshte, « Do te kujtojme dashurine tende. »Do te kujtojme dashurine tende dhe historine e saj te pashoqe.Eshte e vjeter ashtu si lavdia qe pate me Atin perpara se bota te jete.Ne kujtojme,O Jezus,dashurine tende te perjetshme kur u bere Siguria jone,dhe na more per nuse.Ne mbajme mend dashurine qe na kujton flijimin tend,dashurine e cila,deri ne kohen e duhur persiati mbi ate flijim,dhe perpara kesaj ore ne volumin e librit ishte shkruar per ty, « Ja,po vij. »Ne sjellim nder mend dashurine tende,o Jezus ashtu siç na u shfaq ne jeten tende te shenjte,prej grazhdit te Betlehemit deri te kopshti i Getsemanes.Ne te gjurmojme prej djepit deri ne varr—sepse çdo fjale e veper e jotja ishte dashuri—dhe ne gezohemi ne dashurine tende qe vdekja nuk e shteroi ;dashuria jote qe ndriti shkelqyeshem ne ringjalljen tende.Ne kujtojme ate zjarr dashurie qe nuk do te lere kurre ne paqe derisa te zgjedhurit e tu te jene te strehuar ne siguri,derisa Sioni te lavderohet,dhe Jeruzalemi te vendoset ne te perjetshmet themelet e tij te drite dhe dashurie ne qiell.

Publicité

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article