25 janar

Publié le par alban

 

25 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Eksodi 23 :1-25 :40}  {#Studim i shpejte:#Eksodi 14:1-15:27}

 

“Une do te kujtoj miresite e Zotit,lavdimet e Zotit per gjithçka qe na ka dhene.{#Esaia 63:7}

 

Dhe a nuk mund ta besh valle kete?A ka meshira qe nuk ke perjetuar?Dhe çfare atehere se je i zymte tani,a mund ta harrosh valle ate ore te bekuar kur Jezusi te takoje,dhe tha,”Eja te une?”A nuk mund ta mbash mend valle ate çast rrembyes kur shkerrmoqi prangat e tua,i beri zinxhiret e tu cope cope dhe tha,”Erdha te thyej varganet e tu dhe te te çliroj?”Ose nese dashuria e fejeses eshte e harruar,duhet te kete patjeter ndonje gur miliar pergjate rruges se jetes jo dhe aq i mbuluar me myk mbi te cilin mund te lexosh nje memorial te lumtur te meshires se tij kundrejt teje?Cfare,a nuk ke pasur valle ndonjehere ndonje semundje si ajo qe po vuan tani,dhe a nuk te perteriti valle atehere?A nuk ishte ndonjehere i varfer me perpara dhe a nuk te plotesoi valle nevojat e tua?A nuk ishe ne veshtiresi  ndonjehere me perpara dhe a nuk te çliroi valle?Ngrihu,shko tek lumi i perjetimit tend,mblidh ca xunkth dhe thure ne nje arke,ku besimi yt vogelush te mund te lundroje me siguri mbi rrymen.Mos harro çfare Zoti ka bere per ty;shfleto librin e kujteses tende,dhe merr ne konsiderate ditet e vjetra.A e ke harruar valle kodren Mizar?A nuk te takoi valle Zoti ne Hermon?A nuk ke ngjitur ndonjehere Malet e Endshme?A nuk je ndihmuar valle kur ke pasur nevoje?Jo,e di se nuk ka qene keshtu.Shko pak mbrapa atehere  te meshirat e zgjedhura te se djeshmes,dhe edhe pse gjithçka mund te jete e erret tani,ndiz llampat e se kaluares,ato do te shkelqejne permes erresires,dhe do te besosh ne Zotin derisa dita te shpertheje dhe hijet te ikin tutje.”Kujto o Zot meshirat e tua te embla dhe dashamiresine tende,sepse ato kane ekzistuar perhera.”

 

25 janar-mbremje

 

“Atehere a ia heqim ne vleren Ligjit nepermjet besimit?Kurre mos qofte!Perkundrazi,e perforcojme Ligjin.” {#Romakeve 3:31}

 

Kur besimtari eshte i adoptuar ne familjen e Zotit,marredhenia e tij me Adamin e vjeter dhe ligjin pushon menjehere;por atehere ai eshte nen nje rregull te re,dhe nje beselidhje te re.Besimtar,ti je femija i Zotit;eshte detyra jote e pare ti bindesh Atit tend qiellor.Fryma servile le te largohet prej teje;nuk je nje skllav,por nje femije;dhe tani meqenese je nje femije i dashur i Zotit,je i detyruar ti bindesh deshires me te vogel te Atit tend,shenjes me te vogel te vullnetit te tij.A te urdheron te permbushesh nje urdherese te shenjte?Eshte e rrezikshme per ty ta lesh per dore,sepse keshtu do jesh duke mos iu bindur Atit tend.A te urdheron te kerkosh imazhin e Jezusit?A nuk eshte gezimi yt te besh keshtu?A te thote Jezusi,”Jini te perkryer ashtu si Ati juaj qe eshte ne qiell eshte i perkryer?”Atehere jo sepse ligji komandon por sepse Shpetimtari urdheron,do te punoni per te qene te perkryer ne shenjteri.A i urdheron te shenjtet e tij te duan njeri tjetrin?Beje kete,jo sepse ligji thote,”Duaje te afermin tend,” por sepse Jezusi thote,”Nese me doni,ruani urdherimet e mia;” dhe ky eshte urdherimi qe Ai ju ka dhene,”qe te doni njeri tjetrin.”A ju thuhet ti shperndani ndihma te varferve?Beje ate,jo sepse bamiresia eshte nje barre qe nuk guxon ta menjanosh,por sepse Jezusi te meson,”Jepi atij qe te kerkon.”A thote Fjala,”Duaje Zotin me gjithe zemren tende?”Shiko urdheresen dhe pergjigju,”Ah!urdherese,Krishti te ka plotesuar ty tashme---nuk kam nevoje,atehere te te permbush per shpetimin tim,por gezohem te te bindem sepse Perendia eshte Ati im tani dhe ka te drejta mbi mua,qe nuk do ti ve ne medyshje.”Fryma e Shenjte i befte zemrat tuaja bindese fuqise shtrenguese te dashurise se Krishtit,qe lutja juaj te jete,”Me bej te eci ne udhen e urdheresa te tua;sepse aty gjej kenaqesine time.”Hiri eshte nena dhe mendesha e shenjterise,dhe jo justifikuesi i mekatit.

Publicité

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article