9 mars
9 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 24 :1-27 :26} {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 31 :1-32 :52}
“Ai eshte terheqes ne çdo pikepamje.” {#Kantiku i kantikeve 5 :16}
Bukuria e shkelqyeshme e Jezusit eshte terheqese ne çdo pikepamje ;nuk duhet dhe aq te admirohet se sa te duhet.Ai eshte me shume se i kendshem dhe i hijshem,Ai eshte i dashur.Me siguri qe populli i Zotit mund te justifikoje plotesisht perdorimin e kesaj fjale te arte,sepse Ai eshte objekti i dashurise se tyre me te ngrohte,nje dashuri e themeluar mbi shkelqesine e tij te brendshme te personit te tij,perkryerja e plote e hireve te tij.Shikoni,o dishepuj te Jezusit buzet e Mesuesit tuaj dhe thoni « A nuk jane ato teper te embla ? »Fjalet e tij a nuk i bejne zemrat tuaja te digjen brenda jush teksa Ai flet me ju gjate rruges ?Ju adhuruesit e Emanuelit,veshtroni koken e tij te mbuluar me ar,dhe me thoni,a nuk jane mendimet e tij te çmueshme per ju ?A nuk eshte i embelsuar adhurimi juaj me zemerdashuri teksa perkuleni me perunjesi perpara asaj pamje qe eshte si Libani,e shkelqyeshme si kedrat ?A nuk ka valle nje hir ne çdo tipar te tij,dhe a nuk eshte i gjithe personi i tij eremire me nje arome te tille te vajosjeve te tij te mira,sa prandaj dhe virgjereshat e duan ate ?A nuk ka nje gjymtyre te trupit te tij te lavdishem qe nuk eshte terheqes ?—nje pjese e personit te tij qe nuk eshte nje magnet per shpirtrat tone ?nje titull qe nuk eshte nje litar i forte per te lidhur zemren tende ?Dashuria jone nuk eshte si nje vule e vene vetem mbi zemren e tij te dashurise ; eshte e fiksuar edhe mbi krahun e tij te fuqise ;po ashtu nuk ka as dhe pjese te vetme te tij mbi te cilen ajo nuk eshte fiksuar.Ne e vajosim gjithe personin e tij me vajin e embel te dashurise sone te zjarrte.Do donim te imitonim te gjithe jeten e tij ;do donim te pershkruanim te gjithe karakterin e tij.Ne te gjitha qeniet e tjera ne shikojme ndonje te mete,ne Te ka perkryerje te plote.Edhe me i miri i te shenjteve te tij te favorizuar pati shenja mbi rrobat e tij dhe rrudha mbi ballin e tij ;Ai nuk eshte veçse dashamiresi.Te gjithe diejt tokesore kane njollat e tyre :vete bota e bukur ka shkretetiren e saj ;ne nuk mund te duam te teren e gjese me te dashur ;por Krishti Jezus eshte ar i paster,drite pa erresire—lavdi pa re—« Po,Ai eshte terheqes ne çdo pikepamje. »
9 mars-mbremje
« Qendroni ne mua. » {#Gjoni 15 :4}
Shoqerimi me Krishtin eshte nje kure e vertete per çdo semundje.Qofte pelini i fatkeqesise ose teprica velese e kenaqesise tokesore,shoqerimi i ngushte me Zotin Jezus do te heqe hidherimin nga njera dhe ngimjen prej tjetres.Jeto afer Jezusit I Krishtere,dhe eshte nje çeshtje dytesore nese jeton mbi malin e nderit ose ne luginen e poshterimit.Duke jetuar afer Jezusit,je i mbuluar me krahet e Zotit,dhe poshte teje jane krahet e perjetshem.Asgje te mos mbaje larg prej asaj lidhje te shenjte,qe eshte privilegji i perzgjedhur i nje shpirti i martuar me Shume Te Dashurin.Mos ji i kenaqur ta kesh here pas here por kerko gjithmone ta mbash shoqerine e tij,sepse vetem ne pranine e tij ke si ngushellim ashtu dhe siguri.Jezusi nuk duhet te jete per ne nje shok qe na kerkon here pas here,por Nje me te cilin ne ecim perhera e me shume.Ke nje udhe te veshtire perpara teje :ki kujdes,o udhetar drejt qiellit,se mos shkosh pa udheheqesin tend.Ke per te kaluar permes furres te zjarrte ;mos hyr brenda po te mos kesh,ashtu si Shadraku,Meshaku dhe Abednego,Birin e Zotit si shokun tend.Duhet qe te sulmosh Jerikon e vete korruptimeve te tua :mos fillo betejen derisa,ashtu si Jozueu,te kesh pare Kapitenin e ushtrive te Zotit,me shpaten e tij te zhveshur ne duart e tij.Ke per te ndeshur Ezaun e tundimeve te tua te shumta :mos e ndesh derisa ne perroin e Jabokut te kesh mberthyer engjellin dhe te kesh dalur fitimtar.Ne çdo rast,ne çdo gjendje,do kesh nevoje per Jezusin ;por me shume se te gjitha,kur portat e hekurta te vdekjes do te hapen per ty.Rri afer shpirtit te Dhendrit tend,perkul koken tende mbi kraharorin e tij,kerko qe te freskohesh me veren e aromatisur te sheges se tij,dhe do te gjendesh ne Te se fundmi,pa njolle,ose rrudhe,ose ndonje gje te tille.Duke pare se ke jetuar me Te,dhe ke jetuar ne Te ketu,do te qendrosh me Te perjete.