31 mars

Publié le par alban

 

31 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Ruthi 1 :1-4 :22} {Studim i shpejte :#1 Samueli 14 :1-15 :35}

 

« Per shkak te vurratave te Tij ne jemi sheruar. » {#Isaia 53 :5}

 

Pilati ia dorezoi Zotin tone liktoreve per tu rrahur me kamzhik.Kamzhiku roman ishte nje instrument torture shume i tmerrshem.Ishte i bere prej glices se buallit,dhe kocka te mprehta ishin te nderfutura midis glicave;keshtu qe sa here qe kamxhiku godiste,keto copa kockash shkaktonin çjerrje te frikshme,dhe shqyenin mishin prej kockes.Pa dyshim qe Shpetimtari ishte i lidhur ne shtylle dhe u rrah.Qe rrahur edhe me perpara ;por kjo e liktoreve romane ishte ndoshta fshikullim me i rrepte.Shpirti im,qendro ketu dhe nxirr lot mbi kete trup te gjore te goditur.

Besimtare ne Jezus,a mund te shikoni Ate pa lot,teksa Ai nxjerr perpara jush pasqyren e dashurise agonizuese ?Ai eshte menjehere i hirshem si zambaku per pafajesi dhe i kuq si trendafili me kermezin e vete gjakut te Tij.Teksa ndjejme sherimin e bekuar dhe te sigurte qe vurratat e Tij kane kryer ne ne,a nuk shkrihet zemra jone menjehere me dashuri dhe dhembje ?Nese e kemi dashur me te vertete Zotin tone Jezus,me siguri qe duhet te ndjejme ate zemerdashuri duke u ndezur tani perbrenda kraharoreve tane.

 

Shihni si Jezusi i duruar qendron

I fyer ne gjendjen e Tij me te ulet !

Mekataret kane lidhur duart e te Plotfuqishmit,

Dhe kane peshtyre mbi fytyren e Krijuesit te tyre.

 

Me gjemba temthi i  prere e i çare

Dergon rryma gjaku prej çdo ane;

Kurrizi  me kamxhike me kokla i fshikulluar.

Por kamxhike me te mprehte i çajne zemren.

 

Sa do donim te shkonim ne dhomat tona dhe te qajme;por perderisa puna jone na therret,do lutim se pari te Shumedashurin tone per te shtypur imazhin e Vetes gjakderdhes mbi rrasat e zemrave tona kete dite,dhe ne muzg do te kthehemi  te kemi shoqerim me Te dhe te pikellohemi se mekati yne i kushtoi kaq shrenjte.

 

31 mars-mbremje

 

“Ritspah,e bija e Ajahut,mori nje mbulese te ashper dhe e shtriu mbi shkemb,duke qendruar aty nga fillimi i korrjes deri sa mbi ta ra shi nga qielli.Ajo nuk i lejoi shpendet e qiellit te zbrisnin.”{#2 Samueli 21:10}

 

Nese dashuria e nje gruaje ndaj bijve te saj te therur e beri  te zgjaste perbujtjen e saj te perzieshme per nje periudhe aq te gjate,a do lodhemi ne prej se marri ne konsiderate vuajtjet e Zotit tone te bekuar?Ajo largoi tutje shpendet e qiellit,dhe a nuk do te largojme ne prej persiatjeve tona ato mendime mekatare dhe mondane qe na felliqin si mendjet tona ashtu dhe temat e shenjta mbi te cilat jemi te zene?Tutje,ju zogj krahligj!Lereni te qete flijimin!Ajo duroi nxehtesine e veres,vesat e neteve dhe shirat,e pastrehe dhe vetem.Gjumi u perzua prej syve te saj lotues:zemra e saj ishte teper plot per dremitje.Shiko se sa i deshi femijet!A duron Ritspah keshtu dhe a do ia mbathnim ne me te paren sprove ose bezdisje?A jemi burracake te tille sa te mos mundim dot te vuajme me Zotin tone?Ajo perzuri tutje madje edhe kafshet e egra,me kurajo te pazakonte per nje grua,dhe a nuk do te jemi ne gati t’i dalim perpara çdo armiku per hir te Jezusit?Keto femije te saj ishin therur prej duarsh te huajsh,dhe prapeseprape ajo qau dhe ruajti:çfare valle duhet ne qe te bejme,ne qe kemi kryqezuar me ane te mekateve tona Zotin tone?Detyrimet tona jane te pakufishme,dashuria jone duhet te jete e zjarrte dhe pendimi yne i plote.Te jemi vigjilente me Jezusin duhet te jete puna jone,te mbrojme nderin e Tij kohezenia jone,te qendrojme prane kryqit te Tij ngushellimi yne.Ato kufoma te lemeritshme mund te kene frikesuar Ritspen,sidomos gjate nates,por ne Zotin tone,nen kemben e kryqit te te Cilit ne po ulemi,nuk ka asgje revoltuese,por çdo gje terheqese.Kurre nuk ka pasur nje bukuri te gjalle aq magjepsese sa nje Shpetimtar shpirtdhenes.Jezus,ne do te vigjellojme me Ty akoma,dhe na zbulo Veten tende hirshem;atehere nuk do te ulemi poshte te veshur me thes,por ne nje pavijon mbreteror.

Publicité

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article