1 prill
1 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Samueli 1 :1-3 :21} {Studim i shpejte :#1Samueli 16 :1-17 :58}
“Me puth me te puthurat e gojes se vet.” {#Kantiku i kantike 1:2}
Per disa dite kemi qendruar mbi pasionin e Shpetimtarit,dhe per ca kohe akoma do te zgjatemi aty.Ne fillimin e muajit te ri,le te kerkojme te njejtat deshira mbas Zotit tone ashtu si ato qe u ndezen ne zemren e nuses se zgjedhur.Shiko se si ajo kercen menjehere te Ai;nuk ka fjale hyrese;ajo as qe nuk e permend emrin e Tij;ajo eshte ne zemren e temes se saj menjehere,sepse flet per Ate qe ishte i njejti Ai ne bote per te.Sa e guximshme qe eshte dashuria e saj!ishte dashamiresia e madhe qe e lejoi pendestarin lotues te vajose kembet e Tij me aromate—ishte dashuria e pasur qe e shtyu Marine e sjellshme te ulej nen kembet e Tij dhe te mesonte prej Tij—por ketu,dashuria,dashuri e zjarrte,e forte synon deshmi me te larta vemendjeje,dhe shenja me te aferta shoqerimi.Esteri u drodh ne pranine e Asuerusit,por nusja ne liri te gezueshme te nje dashurie te perkryer nuk njeh frike.Nese kemi marre te njejten fryme te lire,edhe ne mund te kerkojme per te njejten gje.Ne mendojme se me puthjet jane te nenkuptuara ato shfaqje te ndryshme te dashamiresise me ane te cilave besimtari behet te gezoje dashurine e Jezusit.Ne gezuam puthjen e pajtimit ne çastin e tjetersimit tone,dhe ishte e embel si mjalte qe rrjedh prej huallit.Puthja e pranimit eshte akoma e ngrohte ne ballin tone,teksa dime se Ai na ka pranuar ne dhe veprat tona permes hiri te pasur.Puthja e shoqerimit te tanishem,te perditshem,eshte ajo mbas se ciles ne digjemi me zjarr per t’u perseritur dite mbas dite,derisa te ndryshohet ne puthjen e miratimit,qe e ngre shpirtin lart nga toka,dhe puthjen e perkryerjes qe e mbush ate me gezimin e qiellit.Besimi eshte ecja jone,por bashkesia e ndjere me zemer eshte prehja jone.Besimi eshte rruga,por shoqerimi me Jezusin eshte pusi prej te cilit pin shtegetari.O dashuruesi i shpirtrave tane,mos na ji i huaj;buzet e bekimit Tend çikshin buzet e lutjes sone;buzet e plotesise Tende prekshin buzet e nevojes sone,dhe sakaq puthja do te marre jete.
1 prill-mbremje
“Eshte koha per te kerkuar Zotin.” {#Osea 10:12}
Thuhet se emri i muajit prill e ka prejardhjen prej foljes latine aperio,qe do te thote te hapesh,sepse te gjithe thysat dhe lulet po çelin tani,dhe kemi mberritur ne portat e vitit te lulezuar.Lexues,nese je i pashpetuar,zemra jote,ne perputhje me zgjimin universal te natyres,u hapte per te marre Zotin.Cdo lule lulezuese te paralajmeron se eshte koha te kerkosh Zotin;mos ji ne stonim me natyren,por lere zemren tende te leshoje thysa dhe te lulezoje me deshira te shenjta.A po me thua se gjaku i ngrohte i rinise ngjitet ne venat e tua?atehere,te pergjerohem,jepi fuqine tende Zotit.Ishte lumturi e pashprehshme per mua te thirresha ne moshe te re,dhe me gjithe zemer lavderoja Zotin çdo dite per te.Shpetimi eshte i çmueshem,le te vije ne kohen e vet,por o!nje shpetim ne moshe te re ka nje vlere te dyfishte.Te rinj dhe te reja,perderisa mund te vdisni perpara se te arrini pjekurine,”eshte koha per te kerkuar Zotin.A po ve re pak ngjyre gri te perzier me gershetat tuaja nje here e nje kohe te harlisura?Vitet po pervidhen me hapa te shpejte,dhe vdekja po afrohet me prane me hapa te nxituar;çdo pranvere ju zgjofte per te vene shtepine tuaj ne rregull.Lexues i shtrenjte,nese tani je i thyer ne moshe,me lejo te te lutem dhe te te pergjerohem te mos vonohesh me gjate.Ka nje dite hiri per ty tani—ji falenderues per te,por eshte nje periudhe e kufizuar dhe behet me e shkurter sa here qe ora tiktakon.Ketu ne kete dhome te heshtur,ne kete mbremje te pare te nje tjeter muaji,po te flas ashtu siç mundem me mire me leter dhe boje,dhe prej thellesise se shpirtit tim,si sherbetor i Zotit,ve para teje kete paralajmerim,”Eshte koha per te kerkuar Zotin.”Mos e le pas dore kete pune,mund te jete thirrja jote e fundit prej shkatarrimit,rrokja perfundimtare prej buzeve te hirit.