2 prill

Publié le par alban

 

2 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Samueli 4 :1-7 :17}  {Studim i shpejte :#1Samueli 18 :1-19 :24}

 

“Ai nuk i ktheu asnje pergjigje.” {#Mateu 27:14}

 

Ai kurre nuk e pati fjalen te ngadalte kur donte te bekonte bijte e njerezve,por nuk do thonte as dhe nje fjale te vetme per Vetveten.”Kurre nuk ka folur njeri keshtu.” Dhe kurre nuk ka qene i heshtur njeri keshtu.A ishte kjo heshtje e pashoqe treguesi i vete flijimit te Tij te perkryer?A tregonte se nuk do te shqiptonte as dhe nje fjale per ta vonuar vrasjen e personit te Tij te shenjte,qe Ai e pati perkushtuar si nje flijim per ne?A e pati dorezuar ashtu teresisht Veten e Tij sa nuk do nderhynte per vete Veten e Tij,madje edhe ne shkallen me te vogel,por u lidh dhe u vra si viktime qe nuk ankohet e qe nuk reziston?A ishte kjo heshtje nje figure e pambrojtshmerise se mekatit?Asgje nuk mund te thuhet per faljen ose zbutjen e fajit njerezor;dhe prandaj Ai qe mbajti te gjithe peshen e tij qendroi pafjale perpara gjykatesit te tij.A nuk eshte heshtja e duruar pergjigja me e mire ndaj nje bote pergenjeshtruese?Qendrueshmeria e qete i pergjigjet ca pyetjeve pafundesisht me perfundimisht se gojetaria me e ngritur.Apologjetet me te mire per Krishterimin ne ditet e hershme ishin martiret e tij.Kudhra thyen nje mori çekiçesh duke perballuar me qetesi goditjet e tyre.A nuk na jep Qengji i Zotit nje shembull te madh urtesie?Atje ku çdo fjale ishte nje rast per nje blasfemi te re,sjellja e detyres ishte te mos siguronte lende djegese per flaken e mekatit.E erreta dhe e rremja,e pavlershmja dhe e uleta se shpejti do te permbysin dhe rrezojne poshte veten e tyre,dhe prandaj i verteti qendron i qete,dhe urtesia e tij eshte heshtja.Patjeter qe Zoti yne,me ane te heshtjes se Tij,dha nje permbushje te jashtezakonshme te profecise.Nje vetembrojtje e gjate do te kishte qene e kundert me parashikimin e Esaise. “Si nje qengj qe e çojne ne thertore,si nje dele  e heshtur perpara atyre qe i qethin nuk e hapi gojen.”Me ane te qetesise se tij Ai perfundimisht provoi te ishte Qengji i vertete i Perendise.Si I Tille ne e pershendetim kete mengjes.Ji me ne,Jezus,dhe ne heshtjen e zemrave tona,le te degjojme zerin e dashurise tende.

 

2 prill-mbremje

 

“Ai do te shikoje pasardhes,do te zgjase ditet e tij,dhe vullneti i Zotit do te kete mbaresi ne duart e tij.” {#Isaia 53:10}

 

Lutuni per permbushjen e shpejte te ketij premtimi,te gjithe ju qe doni Zotin.Eshte pune e lehte te lutesh kur jemi te themeluar dhe te mbeshtetur,persa i perket deshirave tona,mbi vete premtimet e Zotit.Si valle Ai qe dha fjalen do kundershtonte ta mbante ate?Vertetesia e palevizshme nuk mund ta ule veten me nje genjeshter,dhe besnikeria e perjetshme nuk mund ta poshteroje veten me lenie pas dore.Perendia duhet te bekoje Birin e Tij,beselidhja e Tij e detyron keshtu.Ate qe Fryma na nxit te kerkojme per Jezusin,eshte ajo qe Zoti dekreton per t’ia dhene Atij.Kurdo here qe jeni duke u lutur per mbreterine e Krishtit,le te shikojne syte tane agimin e dites se bekuar qe afron,kur I Kryqezuar do te marre kurorezimin e Tij ne vendin ku njerezit e hodhen poshte.Kurajo ju qe punoni lutjeplote dhe kapiteni ne pune per Krishtin me sukses te vocerr,nuk do te jete gjithmone keshtu;kohera me te mira jane para jush.Syte tuaj nuk mund te shohin te ardhmen e lumne:merrni hua teleskopin e besimit;fshini frymen e avulluar te dyshimeve tuaja prej xhamit;shikoni permes tij dhe veshtroni lavdine e ardhshme.Lexues,na lejo qe te pyesim,a e ben kete lutjen tende te vazhdueshme?Kujto se i njejti Krisht qe na thote te themi,”Na jep sot buken e perditshme,”na pati dhene se pari kete peticion,”U shenjterofte emri Yt,ardhte mbreteria Jote,u befte vullneti Yt mbi dhe ashtu siç eshte edhe ne qiej.”Mos te jene te gjitha lutjet tuaja ne lidhje me vete mekatet e juaja,mungesat e juaja,paperkryerjet e juaja,sprovat e juaja,por le te ngjisin shkallen yjore dhe te arrijne te Vete Krishti,dhe atehere teksa afroheni prane fronit te meshires te sperkatur me gjak,ofroni kete lutje vazhdimisht,”Zot,zgjero mbreterine e Birit Tend te shtrenjte.”Nje peticion i tille,i paraqitur me zell,do te ngreje lart frymen e te gjitha perkushtimeve tuaja.Kini kujdes qe te provoni sinqeritetin e lutjeve tuaja duke punuar rende per te ngritur lart lavdine e Zotit.

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article