3 prill

Publié le par alban

 

3 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Samueli 8 :1-11 :15} {Studim i shpejte :#1Samueli 20 :1-21 :15}

 

“Ata e moren Jezusin.” {#Gjoni 19:16}

 

Ai pati qene gjate gjithe nates ne agoni,pati kaluar mengjesin ne oborrin e Kaifes,qe shpene me nxitim prej Kaifes te Pilati,prej Pilatit te Herodi dhe prej Herodit mbrapa perseri tek Pilati;prandaj,Ai pati pak force te mbetur,dhe megjithate as freskim as prehje nuk ju lejuan.Ato ishin te etur per gjakun e Tij,dhe prandaj e çuan jashte te vdiste,i ngarkuar me kryqin.O procesion i dhembshem!Le te vajtojne bijat e Salemit.Shpirti im,qaj dhe ti gjithashtu.

Cfare mesojme ne ketu teksa shikojme Zotin tone te bekuar te jete perpara?A nuk e dallojme ate te vertete te paraqitur si shembelltyre prej cjapit fajshlyes ?A nuk sjell kryeprifti cjapin fajshlyes dhe ve te dyja duart mbi koken e tij,duke rrefyer mekatet e popullit qe keshtu keto mekate te mund te vendosen mbi cjapin,dhe te reshtin prej popullit?Me pas cjapi dergohej prej nje njeriu te  pershtatshem ne shkretetire dhe merrte me vete mekatet e popullit,keshtu qe nese mekatet e popullit do kerkoheshin nuk mund te gjeheshin dot.Tani ne shikojme Jezusin te sjelle perpara prifterinjve dhe udheheqesve,qe e shpallin fajtor;Perendia vete ia ngarkon mekatet tona Atij,”Zoti beri qe te bjere mbi te paudhesia e ne te gjitheve;”Ai u be mekat per ne;” dhe,si zevendesuesi i fajit tone,duke mbajtur mekatin tone mbi shpatullat e Tij,te perfaqesuara prej kryqit;ne shikojme Cjapin fajshlyes te madh te shpjere tutje prej funksionareve te caktuar.Te dashur,a mund te ndjeheni te sigurte se Ai mbajti mekatin tuaj?Teksa shikoni te kryqi mbi shpatullat e Tij,a perfaqson valle mekatin tuaj?Ka nje menyre me ane te ciles mund te thoni nese Ai mbajti mekatin tuaj apo jo.A keni vene doren tuaj mbi koken e Tij,duke rrefyer mekatin tuaj dhe duke besuar ne Te?Atehere mekati juaj nuk qendron mbi ju;eshte mbartur i teri me ane ngarkimi te bekuar te Krishti,dhe Ai e mban ate mbi shpatullat e Tij si nje peshe me e rende se kryqi.Mos te zhduket pamja derisa te jeni gezuar ne vete çlirimin tuaj,dhe te keni adhuruar Shpetimtarin e dashur mbi te Cilin u vune shkeljet e juaja.

 

3 prill-mbremje

 

“Ne te gjithe endeshim si dele,secili prej nesh ndiqte rrugen e vet,dhe Zoti beri qe te bjere mbi te paudhesia e ne te gjitheve.”  {#Esaia 53 :6}

 

Ketu ka nje rrefim mekati,rrefim  i zakonshem per te gjithe te zgjedhurit e Zotit.Ato te gjithe kane rene dhe prandaj,ne kor te perbashket,te gjithe thone,prej se parit qe hyri ne parajse deri i fundit qe do te hyje atje,”ne te gjithe endeshim si dele. »Rrefimi,ndersa keshtu i njezenshem,eshte gjithashtu i perveçem dhe i veçante:”secili prej nesh ndiqte rrugen e vet.”Ka nje mekatshmeri vetjake per secilin prej individeve;te gjithe jane mekatar,por secili me ndonje keqesim te posaçem te pagjetur ne shokun e tij.Eshte shenja e pendeses se vertete se ndersa e lidh natyrshem veten me pendestare te tjere,merr gjithashtu nje pozicion vetmie.”Secili prej nesh ndiqte rrugen e vet,”eshte nje rrefim se çdo njeri pati mekatuar kunder drites ne nje menyre vetjake ose me nje keqesim qe nuk mund te dallonte ne te tjeret.Ky rrefim eshte i pakufizuar;nuk ka as dhe nje fjale per te pakesuar prej forces se saj,as dhe nje rrokje  me ane te ndonje justifikimi.Rrefimi eshte nje heqje dore prej te gjitha deklaratave te vete drejtesise.Eshte deklarata e njerezve qe jane ndergjegjshmerisht fajtore—fajtore me keqesime,fajtore pa justifikim:qendrojne me armet e tyre te revoltes te bera cope cope dhe klithin,”Ne te gjithe endeshim si dele,secili prej nesh ndiqte rrugen e vet.”Megjithate ne nuk degjojme vajtime te dhembshme duke shoqeruar kete rrefim mekati;sepse fjalia e mepasshme e ben ate pothuajse nje kenge.”Zoti beri qe te bjere mbi te paudhesia e ne te gjitheve.”Eshte fjalia me e dhimbshme pres se trejave,por eshte e mbushur me ngushellim.Eshte e habitshme se atje ku mjerimi ishte i perqendruar meshira mbreteroi;atje ku pikellimi arriti kulmin shpirtrat e lodhur gjeten prehje.Shpetimtari i dermishur ishte sherimi i zemrave te dermishura.Shiko se si pendesa me e perunjur i le vend mirebesimit te sigurte duke shikuar thjesht te Krishti ne kryq!

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article