4 prill

Publié le par alban

 

4 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Samueli 12 :1-14 :23} {Studim i shpejte :#1Samueli 22 :1-23 :29}

 

“Ate qe nuk e njihte mekatin,Perendia e beri mekat per ne,qe ne te beheshim drejtesia e Perendise ne Krishtin.” {#2Korintasve 5:21}

 

I Krishtere vajtues!pse qan?A po vajton valle prej vete korruptimeve te tua?Shiko te Zoti i perkryer,dhe kujto,je i plote ne Te;je nen syte e Zotit po aq i perkryer sa sikur te mos kishe mekatuar kurre;jo,me shume se ate,Zoti Drejtesia jone ka vene nje veshje hyjnore mbi ty,keshtu qe ke me shume se drejtesine e njeriut—ke drejtesine e Perendise.O ti qe po vajton per shkak te mekatit dhe shthurjes te lindur,kujto,asnje prej ketyre mekateve nuk mund te te denoje.Ke mesuar te urresh mekatin;por ke mesuar gjithashtu te njohesh se mekati nuk eshte i yti—u vu mbi koken e Krishtit.Qendrimi yt nuk eshte ne veten tende—eshte ne Krisht;pranimi jot nuk eshte ne veten tende,por ne Zotin tend;je po aq shume i pranuar prej Zotit sot,me gjithe mekatshmerine tende,sa do te jesh kur do te qendrosh perpara fronit,i lire prej çdo korruptimit.O,te pergjeroj,mberthehe kete mendim te çmuar,perkryerje ne Krisht!Sepse je “i perkryer ne Te.”Me veshjen e Shpetimtarit tend,je i shenjte si I Shenjti.”Kush eshte ai qe do t’i denoje?Krishti Jezus,Ai qe vdiq dhe per me teper qe u ngjall,eshte ne krahun e djathte te Perendise,i cili edhe nderhyn per ne.”I Krishtere,le te gezohet zemra jote,sepse je “i pranuar ne Shumetedashurin”—pse valle ke frike?Fytyra jote veshte perhera nje buzeqeshje,jeto afer Mesuesit tend;jeto ne rrethinat e Qytetit Qiellor;sepse se shpejti,kur koha jote do vije,do ngrihesh lart atje ku Jezusi eshte  i ulur,dhe do te mbreterosh ne krahun e Tij te djathte;dhe e gjitha kjo sepse Zoti hyjnor “qe nuk e njihte mekatin,u be mekat per ne;qe ne te beheshim drejtesia e Perendise ne Krishtin.”

 

4 prill-mbremje

 

“Ejani te ngjitemi ne malin e Zotit.”{#Isaia 2 :3}

 

Eshte teper perfituese per shpirtrat tane te ngjiten lart kesaj bote te tashme te lige ne diçka me fisnike dhe me te mire.Shqetesimet e kesaj bote dhe mashtrimet e pasurive jane te afta te mbysin çdo gje te mire brenda nesh,dhe behemi te ankthshem,zemerleshuar,ndoshta krenare dhe misheror.Eshte mire per ne te presim keto gjemba dhe shqopa,sepse fara qiellore e mbjellur mes tyre nuk mund te jape korrje ;dhe ku mund te gjendet nje draper me i mire per t’i prere ato se sa shoqerimi me Zotin ne gjerat e mbreterise ?Ne luginat e Svicres shume prej banoreve jane te perçudnuar,dhe kane nje çehre te semure,sepse atmosfera eshte e ngarkuar me eren e qelbur te kenetes,dhe eshte  mbytese dhe e ndenjur ;por atje lart,mbi mal,gjen nje rrace te kalitur,qe merr fryme ajrin e fresket e te paster teksa fryn prej borerave te virgjera te majave alpine.Do ishte mire nese banuesit ne fushe te mund te linin shpesh banesat e tyre midis moçaleve dhe resh ethesh,dhe te thithin element te shendetshem mbi kodrat.Te ngjitesh eshte nje trimeri e tille sa ju ftoj kete mbremje.Fryma e Zotit na ndihmofte per te lene mjegullat e frikes dhe ethet e ankthit,dhe te gjitha te keqijat qe mblidhen ne kete fushe te tokes,dhe te ngjisim malet e gezimit dhe bekueshmerise se paraprire.Zoti Fryma e Shenjte prefte litaret qe na mbajne ketu poshte dhe na ndihmofte te ngjitemi !Shpesh ulemi si shqiponja te lidhura me zinxhire te mberthyera ne shkemb,perveç se,ndryshe nga shqiponjat,fillojme te duam zinxhirin tone,dhe ndoshta,nese do viheshim ne prove,do urrenim ta kishim te shkeputur.Zoti na dhente hir,nese nuk mund te shpetojme prej zinxhirit te mishit tone,prapeseprape te bejme ashtu persa i perket frymeve tona ;dhe duke lene trupin,si nje sherbetor,ne kembe te kodres,shpirti yne,ashtu si Abrahami,le te arrije majen e malit,per tu kenaqur atje me shoqerim me Shumetelartin.

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article