5 prill

Publié le par alban

 

 

5 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Samueli 14 :24-16 :23}  {Studim i shpejte:#1Samueli 24:1-25:44}

 

“Dhe i vune persiper kryqin qe ta mbante pas Jezusit.” {#Lluka 23 :26}

 

Shikojme ne mbajtjen e kryqit prej Simonit nje figure te vepres se Kishes pergjate gjithe brezave ;ajo eshte kryqmbajtesja mbas Jezusit.Ve re pra,I Krishtere,Jezusi nuk vuan sa te perjashtoje vuajtjet e tua.Ai mban nje kryq,jo qe t’i shpetosh atij,por qe ta durosh ate.Krishti te perjashton prej mekatit por jo prej pikellimit.Kujtohe kete dhe prit te vuash.

Por le te ngushellohemi me kete mendim,se ne rastin tone,ashtu si ne ate te Simonit,nuk eshte kryqi jone,por kryqi i Krishtit qe ne mbajme.Kur jeni te trazuar prej pershpirtshmerise suaj ;kur feja juaj ju sjell sproven e perqeshjeve mizore,atehere kujtoni se nuk eshte kryqi juaj,eshte kryqi i Krishtit ;dhe sa e kendshme qe eshte te mbash kryqin e Zotit tone Jezus !

Ju mbani kryqin mbas Tij.Keni shoqerim te bekuar ;shtegu juaj eshte i shenuar me gjurmet e Zotit tuaj.Shenja e shpatulles se tij te gjakosur eshte mbi ate barre te rende.Eshte kryqi i Tij dhe Ai shkon perpara jush si bariu perpara deleve te tij.Merrni kryqin tuaj perdita dhe ndiqeni.

Mos harroni,gjithashtu,se e mbani kete kryq ne ortakeri.Eshte mendimi i disave se Simoni mbajti vetem nje cep te kryqit,dhe jo te gjithe.Kjo eshte shume e mundur ;Krishti mund te kete mbajtur pjesen me te rende,dhe Simoni mund te kete mbajtur cepin me te lehte.Me siguri qe eshte keshtu me ne ;ju nuk mbani veçse cepin e lehte te kryqit,Krishti mbajti cepin me te rende.

Dhe kujto se edhe pse Simonit iu desh te mbante kryqin per pak kohe,i dha atij nder te perhershem.Po ashtu ne e mbajme kryqin se shumti per pak kohe,dhe me pas do te marrim kuroren,lavdine.Me siguri qe duhet te duam kryqin dhe ne vend qe te zmbrapsemi prej tij,duhet qe ta quajme shume te shtrenjte,kur ve ne veper  per ne « nje lavdi te perjetshme,qe peshon me shume se çdo gje tjeter. »

 

5 prill-mbremje

 

« Perpara lavdise vjen perulesia. » {#Proverbat 15 :33}

 

Perulesia e shpirtit sjell gjithmone nje bekim te vertete me te.Nese i zbrasim zemrat tona prej vetes Zoti do t’i mbushe ato me dashurine e Tij.Ai qe deshiron shoqerim te ngushte me Krishtin duhet te kujtoje fjalet e Zotit, « Mbi ke,pra do te kthej shikimin tim ?Mbi ate qe eshte i perulur,ka fryme te penduar dhe dridhet nga fjala ime. »Perkulu nese do te ngjitesh ne parajse.A nuk themi per Jezusin, « Ai zbriti qe te ngjitej ? »po ashtu dhe ju.Duhet te rriteni per poshte,qe te rriteni per larte ;sepse bashkesia me e embel me parajsen eshte per t’u pasur prej shpirtrave te perulur,dhe vetem prej tyre.Zoti nuk do t’i mohoje asnje bekim nje fryme teresisht te perulur. « Lum ata qe jane te varfer ne shpirt sepse e tyre eshte mbreteria e qiejve, »me gjithe pasurite dhe thesaret e saj.I gjithe thesari i Zotit do ti lihet si trashegim si dhurate shpirtit qe eshte i perulur mjaftueshem per te qene i afte per ta marre ate pa u bere krenar per shkak te tij.Zoti na bekon deri ne masen e plote dhe skajin e asaj qe eshte pa rrezik per t’u bere prej Tij.Nese nuk merrni nje bekim,eshte ngaqe eshte e rrezikshme per ju ta keni.Nese Ati juaj qiellor do lejonte qe fryma juaj e paperulur te fitonte nje fitore ne luften e tij te shenjte,ju do lavderonit veten,dhe duke ndeshur nje armik te ri do binit si nje viktime ;keshtu qe jeni te ruajtur te ulur per vete sigurine tuaj.Kur nje njeri eshte sinqerisht i perulur,dhe kurre nuk guxon te beje per vete edhe nje grimce lavdie,zor se ka ndonje kufi per çfare Zoti do te beje per te.Perulesia na ben te gati te bekohemi prej Zotit te çdo hiri,dhe na pershtat t’ia dalim efektshmerisht me te afermin tone.Perulesia e vertete eshte nje lule qe do te zbukuroje çdo kopsht.Kjo eshte nje salce me ane te ciles mund te lezetoni çdo pjate jete,dhe ne çdo rast do gjeni nje permirsim.Qofte lutje ose lavderim,qofte pune ose vuajtje,kripa e vertete e  perulesise nuk mund te perdoret me teprice.

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article