6 prill
6 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Samueli 17 :1-18 :30} {Studim i shpejte:#1Samueli 26:1-27:12}
“Le te shkojme pra,tek Ai jashte kampit.” {#Hebrenjve 13 :13}
Jezusi,duke mbajtur kryqin e Tij,doli perpara per te vuajtur jashte portes.Arsyeja e Te Krishterit per te lene kampin e mekatit dhe fese se botes nuk eshte sepse ai do qe te jete i veçante,por sepse Jezusi beri ashtu ;dhe dishepulli duhet qe te ndjeke Mesuesin e Tij.Krishti « nuk ishte i botes : » jeta dhe deshmia e Tij ishin nje proteste e vazhdueshme kunder perputhjes me boten.Kurre nuk kishte dashamiresi aq te bollshme per njerezit sa ç’gjendet ne Te ;por prapeseprape Ai ishte i ndare prej mekatareve.Ne te njejten menyre populli i Krishtit duhet « te shkoje te Ai. »Ato duhet te zene pozicionin e tyre « jashte kampit, » si deshmitare mbajtes se te vertetes.Duhet te jene te pergatitur per te shkelur udhen e ngushte dhe te drejte.Ato duhet te kene zemra luani te paepura dhe te guximshme,duke dashur se pari Krishtin,dhe me pas te verteten e Tij,dhe Krishtin dhe te verteten e Tij pertej gjithe botes.Jezusi do donte per njerezit e Tij « te shkonte jashte kampit »per vete shenjterimin e tyre.Ju nuk mund te rriteni ne hir ne ndonje shkalle te madhe ndersa i jeni te pershtatur botes.Jeta e ndarjes mund te jete nje udhe pikellimi,por eshte nje autostrade sigurie ;dhe edhe pse jeta e ndare mund t’ju kushtoje shume dhembje,dhe te beje çdo dite nje beteje,prapeseprape fundi i fundit eshte nje jete e lumtur.Asnje gezim nuk mund te tejkaloje ate te ushtarit te Krishtit :Jezusi e zbulon veten aq hirshem dhe jep nje freskim kaq te embel sa luftetari ndjen me shume qetesi dhe paqe ne konfliktet e tij te perditshme se sa te tjeret ne oret e tyre te prehjes.Autostrada e shenjterise eshte nje autostrade shoqerimi.Eshte keshtu qe ne do te shpresojme te fitojme kuroren nese jemi te mundesuar me ane hirit hyjnor te ndjekim Krishtin « jashte kampit. »Kurora e lavdise do te ndjeke kryqin e ndarjes.Nje turp i çastit do te shperblehet mire me ane te nje nderi te perjetshem ;pak deshmi do duket asgje kur do jemi « perhera me Zotin. »
6 prill-mbremje
« Ne emer te Zotit une do t’i shkaterroj. » {#Psalmi 118 :12}
Zoti yne Jezus,me ane te vdekjes se Tij,nuk bleu nje te drejte vetem per nje pjese tonen,por per tere njeriun.Ai synoi ne pasionin e Tij shenjterimin tone te tere,fryme,shpirt dhe trup ;qe ne kete mbreteri te trefishte Ai vete te mund te mbreteronte i larte pa as dhe nje kundershtar.Eshte puna e natyres se rilindur qe Zoti i ka dhene te riperteriturve te kerkojne te drejtat e Zotit Jezu Krisht.Shpirti im,nese je nje femije i Zotit,duhet qe te dalesh fitimtar mbi te gjithe mbetjen e vetes tende qe akoma qendron e pabekuar ;duhet qe t’ia nenshtrosh te gjitha fuqite dhe pasionet skeptrit te argjende te mbreterise se hirshme te Jezusit,dhe nuk duhet te kenaqesh kurre derisa Ai qe eshte Mbret me ane te blerjes te behet gjithashtu Mbret me ane kurorezimi te hirshem,dhe te mbreteroje ne ty mbi gjithçka.Keshtu qe duke pare se mekati nuk ka asnje te drejte per ndonje pjese tonen,bejme nje beteje te ligjshme dhe te mire kur kerkojme,ne emer te Zotit,ta nxjerrim jashte.O trupi im,je nje gjymtyre e Krishtit :a do toleroj valle nenshtrimin tend princit te erresires ?O shpirti im,Krishti vuajti per mekatet e tua,dhe te shleu me gjakun e Tij te çmuar :a duhet te lejoj memorien tende te behet nje depo ligesie,ose pasionet e tua te jene urezjarri shkeljesh ?A do te dorezoj valle gjykimin tim per tu shtremberuar prej gabimit,ose vullnetin tim te bjere ne vargonj paudhesie ?Jo,shpirti im,ti i perket Krishtit,dhe mekati nuk ka te drejte per ty.
Ji i kurajshem ne lidhje me kete,o I Krishtere !mos ji i shkurajuar sikur armiqte e tu shpirterore te mos shkaterroheshin kurre.Je i afte t’i permbusesh ato—jo ne vete forcen tende—perkundrazi me i dobeti do te ishte teper per ty;por ti mund dhe do t’i mposhtesh ato permes gjakut te Qengjit.Mos pyet,”Si ti shpronesoj valle,sepse jane me te medha dhe me te fuqishem se une?” por shko te i forti per fuqi,prit perunjesisht Zotin,dhe Zoti i fuqishem i Jakobit me siguri qe do te vije ne ndihme dhe do te kendosh nje kenge fitoreje me ane te hirit te Tij.