7 prill

Publié le par alban

 

7 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Samueli 19 :1-21 :15} {Studim i shpejte :#1Samueli 28 :1-29 :11}

 

“Deri kur,o bij te njerezve do te fyhet rende lavdia ime?” {#Psalmi 4 :2}

 

Nje shkrimtar mesimdhenes ka bere nje liste zie te nderimeve qe te verberit e Izraelit i bene Mbretit te tyre te shumepritur.

 

1.I bene nje proçesion nderi,ne te cilin legjionet romane,prifterinjte hebrenj,burra dhe gra,moren pjese,vete Ai duke mbajtur kryqin.Ky eshte triumfi qe bota i jep Atij qe vjen te mposhte armiqte me te tmerrshem te njeriut.Te bertiturat qesharake  zevendesojne brohoritjet dhe perqeshjet mizore zevendesonin kenget e lavderimit.

 

2.Ato e paraqiten Ate me veren e nderit.Ne vend te nje kupe te arte vere te mire ofruan nje gllenjke vdekjeje te habitshme te nje krimineli qe Ai e kundershtoi sepse donte te ruante nje shije te paprishur me te cilen te shijonte vdekjen ;dhe me pas kur thirri, « Kam etje, » i dhane uthull te perzier me vrer,e hedhur mbi gojen e Tij ne nje sfungjer.O !mosmikpritje e urryeshme e poshter Birit te Mbretit.

 

3.Ai ishte i rrethuar me nje garde nderi,qe treguan vleresimin per Te duke hedhur short per veshjet e Tij qe kishin kapur si plaçke.E tille ishte truproja  e te Adhuruarit te qiellit ;nje katershe kumarxhish te vrazhde.

 

4.Nje fron nderi iu gjet mbi pemen e mbuluar me gjak ;njerezit rebele nuk gjeten vend me prehes per Zotin e tyre besnik.Kryqi ishte ne fakt,shprehja e plote e ndjenjes se botes ndaj Tij, « Atje, »dukeshin se thonin, « Ti Bir i Perendise,kjo eshte menyra qe vete Perendia duhet te trajtohet,sikur ta arrinim dot. »

 

5.Titulli i nderit ishte « Mbreti i Judenjve, » por qe kombi i verber dukshem e hodhi poshte,dhe me te vertete e quajti « Mbreti i vjedhesve, »duke preferuar Barabain,dhe duke vendosur Jezusin ne vendin e turpit me te madh,mes dy vjedhesve.Lavdia e Tij u kthye keshtu ne turp ne çdo gje prej bijve te njerezve,por prapeseprape do t’i jape hare syve te te shenjteve dhe engjejve,bote pa fund.

 

7 prill-mbremje

 

« Clirome nga gjaku i derdhur,o Perendi,Perendi i shpetimit tim,dhe gjuha ime do te kremtoje tere gaz drejtesine tende. » {#Psalmi 51:14}

 

Ne kete rrefim solemn,eshte e kendshme te vesh re se Davidi e emerton qarte mekatin e tij.Nuk e quan vrasje nga pakujdesia,e nuk flet per te si nje pakujdesi prej te ciles nje aksident fatkeq  i ndodh nje njeriu te vlershem,por e quan me emrin e tij te vertete,gjakderdhje.Ai nuk e vrau vete burrin e Batshebes;por prapeseprape ishte planifikuar ne zemren e Davidit qe Uria duhet te vritej,dhe perpara Zotit ai ishte vrasesi i tij.Meso ne rrefim te jesh i ndershem ndaj Zotit.Mos i jep emra te paster mekateve te felliqur;quaji si te duash,nuk do te mbajne ere me te mire.Ashtu si Zoti i shikon ato se ç’jane,po ashtu perpiqu shume per te ndjere se ç’jane dhe me gjithe hapjen e zemres poho karakterin e tyre.Ve re,se Davidi me siguri qe ishte i shtypur prej neverise se mekatit te tij.Eshte e lehte te perdoresh fjale,por eshte e veshtire te ndjesh domethenien e tyre.Psalmi i pesedhjete e nje eshte fotografia e nje fryme te pikelluar.Le te kerkojme mbas se njejtes zemerthyerje;sepse sado te shkelqyera te jene fjalet tona,nese zemra jone nuk eshte e ndergjegjshme se mekati meriton ferrin,nuk mund te presim te gjejme falje.

 

Teksti yne ka ne te nje LUTJE TE ZELLSHME.—I drejtohet Zotit te shpetimit.Eshte e drejta e Tij  e posaçme te fale ;eshte vete emri dhe detyra e Tij te shpetoje ato qe kerkojne fytyren e Tij.Me mire akoma,teksti e quan Zoti i shpetimit tim.Po,bekuar qofte emri i Tij,ndersa jam akoma duke shkuar te Ai permes gjakut te Jezusit,mund te gezohem ne Zotin e shpetimit tim.

 

Psalmisti mbaron me nje BE TE LAVDERUESHME:nese Zoti e çliron ai do te kendoje—jo,me shume,”do te kremtoje.”Kush mund te kendoje ne ndonje stil tjeter ne lidhje me kete meshire si kjo!Por vini re subjektin e kantikut—“Drejtesia jote.”Ne duhet te kendojme mbi vepren e mbaruar te nje Shpetimtari te çmuar;dhe Ai qe njeh me shume prej dashurise falese do te kendoje me me ze.

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article