8 prill

Publié le par alban

 

8 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Samueli 22 :1-24 :22} {Studim i shpejte:#1Samueli 30:1-31:13}

 

“Sepse,kur i bejne keto gjera me drurin e njome,ç’do te behet me te thatin?” {#Lluka 23:31}

 

Midis interpretimeve te tjera te kesaj pyetje evokuese,ajo qe ndjek eshte  plot me mesime : « Nese  zevendesuesi i pafaj per mekataret,vuan keshtu,çfare do te behet kur vete mekatari—druri i thate—do te bie ne duart e nje Zoti te zemeruar ? »Kur Zoti pa Jezusin ne vendin e mekatarit,nuk e kurseu;dhe kur gjen te parigjalleruarin pa Krishtin,nuk do t’i kurseje.O mekatar,Jezusi u hoq prej armiqve te Tij:po ashtu do te terhiqesh zvarre prej djajve te vendi i caktuar per ty.Jezusi u braktis prej Zotit;dhe nese Ai,qe ishte vetem ngarkueshem nje mekatar,u braktis,sa me shume do te jesh ti valle?”Eloi,Eloi,lama sabachthani?”çfare kthithme e tmerrshme!Por cila do te jete thirrma jote kur do thuash,”Oh Zot!O Zot!pse me ke braktisur?”dhe pergjigja do te vije,”Sepse hodhet poshte te gjitha keshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,edhe une do te qesh me fatkeqesine tuaj,do te tallem kur te vije ajo qe ju druani.”Nese Zoti nuk kurseu Birin e Tij,aq me pak do te kurseje ty!Cfare fshikullash teli te nxehte do te jene ato tuajat kur ndergjegja do t’ju godase me te gjitha terroret e saj.Ju me te pasurit,me te gezuarit,ju mekataret me te vete drejte—cili valle do te qendroje ne vendin tuaj kur Zoti do te thote,”Zgjohu o shpate,kundra njeriut qe me hodhi poshte;godite,dhe le ta ndjeje perhera dhembjen therese.”Jezusi u peshty:mekatar,çfare turpi qe do jete ai i joti!Nuk mund te permbledhim ne nje fjale te gjithe masen e pikellimeve qe rane mbi koken e Jezusit qe vdiq per ne,prandaj eshte e pamundur per ne t’ju themi se çfare ujerash,oqeanesh dhembjeje do rrokullisen mbi frymen tende nese vdes ashtu siç je tani.Mund te vdesesh keshtu,mund te vdesesh tani.Me ane te agonive te Krishtit,plageve te Tij dhe gjakut te Tij,mos terhiq mbi vete zemerimin e ardhshem!Beso ne Birin e Zotit dhe nuk do te vdesesh kurre.

 

8 prill-mbremje

 

“Nuk kam frike nga asnje e keqe,sepse ti je me mua.” {#Psalmi 23:4}

 

Shiko,se sa te pavarur ndaj rrethanave te jashtme Fryma e Shenjte mund ta beje Te Krishterin!Cfare drite e shkelqyeshme mund te shkelqeje brenda nesh kur rreth e perqark gjithçka eshte e erret !Sa te forte,sa te lumtur,sa te qete,sa te paqshem mund te jemi,kur bota tundet andej kendej,dhe shtyllat e tokes nuk jane me!Edhe vete vdekja,me gjithe ndikimet e saj te tmerrshme nuk ka fuqi te nderprese muziken e zemres se nje Te Krishteri,por perkundrazi e ben ate muzike te behet me e embel,me e qarte,me qiellore,derisa akti i mire i fundit qe vdekja mund te beje eshte te lejoje melodine tokesore te shkrihet me korin qiellor,dhe gezimin e ketushem me lumnine e perjetshme!Le te kemi mirebesim pra,ne fuqine e Frymes se bekuar per te na ngushelluar.Lexues i shtrenjte,a po pret varferine?Mos ki frike;Fryma hyjnore mund te jape,ne nevojshmerine tende,nje bollek me te madh se sa kane te pasurit ne mbrothesine e tyre.Ti nuk e di se çfare gezimesh mund te magazinohen per ty ne kasollen rreth se ciles hiri do te mbjelle trendafilat e kenaqesise.A je i ndergjegjshem i nje pakesimi rrites te fuqive te tua trupore?A po pret te vuash nete te gjata lengimesh dhe dite dhembjesh?O mos ji i trishtuar!Ai shtrat mund te behet nje fron per ty.Pak e di se çdo dhembje qe shpon trupin tend mund te jete nje zjarr rafinues per te konsumuar ndryshkun tend—nje rreze lavdie per te ndriçuar pjeset sekrete te shpirtit tend.A po te meken syte?Jezusi do te jete drita jote.A nuk po degjon nga veshet?Emri i Jezusit do te jete muzika me e mire e shpirtit dhe personi i Tij kenaqesia jote e shtrenjte.Sokrati thoshte,”Filozofet mund te jene te lumtur pa muzike;” dhe Te Krishterte mund te jene me te lumtur se filozofet kur te gjitha  shkaqet e jashtme te gezimit jane zhdukur.Ne Ty,Zoti im,zemra ime do te triumfoje,le te vije çfare te jete e mundur prej te keqijave jashte!Me ane te fuqise tende,o Fryme e bekuar,zemra ime do te jete teper ne hare,edhe pse te gjitha gjerat te me mungonin ketu poshte.

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article