9 prill
9 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#1Samueli 25 :1-27 :12} {Studim i shpejte :#2Samueli 1 :1-2 :32}
“Pas Tij vinte nje turme e madhe populli e grash,qe u binin kraharoreve dhe vajtonin per Te. » {#Lluka 23 :27}
Midis turmes funderri qe gjahtonte Shpetimtarin per ne vdekjen e Tij,kishte disa shpirtra te hirshem ankthi i hidhur i te cileve kerkoi shfrim ne qarje dhe vajtime—muzike e pershtatshme per te shoqeruar ate marsh zie.Kur shpirti im,mund,ne perfytyrim,te shohi Shpetimtarin duke mbajtur kryqin e Tij te Kalvari,ai bashkohet me grate e pershpirtshme dhe qan me to ;sepse,me te vertete,ka shkak te vertete per pikellim—shkak qe gjendet me thelle se sa e mendonin ato gra vajtuese.Ato vajtuan pafajesine e keqtrajtuar,miresine e persekutuar,dashurine e gjakosur,zemerbutesine gati ne te vdekur ;por zemra ime ka nje shkak me te hidhur e me te thelle per te mbajtur zi.Mekatet e mia ishin fshikullat qe çorren ato supe te bekuar,dhe kurorezuan me gjemba ate ball te gjakosur :mekatet e mia klithen « Kryqezohe !kryqezohe ! » dhe vendosen kryqin mbi supet e Tij te hirshme.Shpurja e Tij drejt vdekjes eshte pikellim i mjaftueshem per gjithe perjetesine :por qenia ime vrasesi i tij,eshte me,shume teper brenge se sa nje burim i vogel lotes mund te shprehe.Pse ato gra e deshen dhe qane nuk ishte e veshtire per tu zbuluar :por ato nuk mund te kene pasur arsye me te medha per dashuri dhe brenge se sa ka zemra ime.Veja e Nainit pa djalin e saj te rimekembur—por vete une jam ngritur ne risi jete.Vjehrra e Pjetrit u sherua prej etheve—por une prej murtajes se mekatit.Shtate djaj u nxorren jashte prej Magdalenes—por nje legjion i tere prej meje.Maria dhe Marta ishin te favorizuara me vizita—por Ai banon me mua.Nena e Tij mbajti trupin e Tij—por Ai eshte i formuar ne mua,shpresa e lavdise.Ne asgje mbrapa grave te shenjta persa i perket borxhit,mos te jem mbrapa tyre ne mirenjohje ose pikellim.
Dashuria dhe dhembja zemren time ndare
Me lotet e mi kembet e Tij do laj
Paqe e vazhdueshme ne zemer qendruese
Qaj per te qe vdiq te shpetoje.
9 prill-mbremje
« Dashamiresia jote me ka bere te madh. » {#Psalmi 18 :35}
Fjalet mund te perkthehen, « miresia jote me ka bere te madh. »Davidi ia ngarkoi me mirenjohje te gjithe madherine e tij jo vete miresise se tij por miresise se Zotit. « Provania jote, » eshte nje tjeter lexim i mundshem ;dhe provania nuk eshte asgje tjeter perveçse miresia ne veprim.Miresia eshte sythi lulja e se ciles eshte provania,ose miresia eshte fara korrja e te ciles eshte provania.Disa e perkthejne, « ndihma jote, » e cila eshte nje tjeter fjale per provanine ;provania duke qene aleat i ngushte i te shenjteve,duke i ndihmuar ato ne sherbimin e Zotit te tyre.Ose perseri, « Perulesia jote me ka bere te madh. » « Perfillja » ndoshta mund te sherbeje si nje lexim perfshires duke kombinuar idete e permendura duke perfshire ate te peruljes.Shkaku i berjes sonte te madh eshte berja e Vete Zotit te vogel.Ne jemi kaq te vogel,sa nese Zoti do shfaqte madherine e Tij pa perfillje,do shtypeshim nen kembet e Tij ;por Zoti,qe duhet te ulet per te pare qiejt,dhe te perkulet per te pare se çfare bejne engjejt,kthen syte e Tij akoma me poshte,dhe hedh shikimin mbi te perulurit dhe zemerthyerit,dhe i ben ato te medhenj.Ka akoma lexime te tjera,si pershembull,Septuagjinta,qe e perkthen, « disiplina jote »--ndreqja jote aterore—« me ka bere te madh ; » ndersa parafraza kaldease e perkthen, « Fjala jote me ka rritur. »Perseri idea eshte e njejte.Davidi ia ngarkon gjithe madherine e Tij miresise perfillese te Atit te Tij ne qiej.Kjo ndjenje jehofte ne zemrat tona kete mbremje ndersa hedhim kurorat tona ne kembet e Jezusit dhe therrasim, « Dashamiresia jote me ka bere te madh. »Sa e mrekullueshme ka qene perjetimi yne i dashamiresise se Zotit !Sa te dashura kane qene ndreqjet e tij !Sa i dashur durimi i Tij !Sa te dashura mesimet e Tij !Sa te dashura ndikimet e Tij !Persiat mbi kete teme o Besimtar.Le te te zgjohet mirenjohja ;perulesia jote u thellofte ;dashuria jote u ngjallte perpara se te biesh ne gjume kete mbremje.