10 prill
10 prill-mengjes
« Ne vendin qe quhet Kafka. » {#Lluka 23 :33}
Kodra e ngushellimit eshte kodra e Kalvarit ;shtepia e ngushellimit eshte e ndertuar me drurin e kryqit ;tempulli i bekimit qiellor gjendet mbi shkembin e ngulitur—i ngulitur prej heshtes qe shpoi ijen e Tij.Asnje skene ne historine e shenjte nuk gezon shpirtin ashtu si tragjedia e Kalvarit.
E habitshme apo jo,me e erreta ore
Qe agoi ndonjehere mbi token mekatare,
Te preki zemren me fuqi me zbutese,
Per ngushellim,se sa gezimi i nje engjelli ?
Te ktheje syrin e vajtuesit te Kryqi,
Me shpejte se atje ku yjet e Betlehemit shkelqejne ?
Drita lind prej mesnates se mesdites se Golgotes,dhe çdo bar i lendines lulezon bukur poshte hijes se pemes nje here te mallekuar.Ne ate vend etjeje,hiri ka germuar nje burim qe gufon perhera me ujera te pastra si kristali,çdo pike e afte te lehtesoje hallet e njerezimit.Ti qe ke pasur periudha konflikti,do te rrefesh se nuk ishte ne kodren me ullinj qe gjete ngushellim,as mbi kodren e Sinait,as mbi Tabor ;por Getsemanea,Gabata dhe Golgota kane qene nje mjet ngushellimi per ty.Barerat e hidhura te Getsemanese kane larguar shpesh hidherimet e jetes tende ;fshikulla e Gabates shpesh ka ndeshkuar shqetesimet tuaja,dhe klithmat e Kalvarit na japin ngushellim te rralle dhe te pasur.Kurre nuk do ta kishim njohur dashurine e Krishtit ne gjithe lartesine dhe thellesine nese nuk do kishte vdekur ;po ashtu nuk do te na e merrte mendja zemerdashurine e thelle te Atit nese nuk do kishte dhene Birin e Tij per te vdekur.Meshirat e zakonshme qe gezojme,kendojne te gjitha dashurine,ashtu si guaska e detit,kur e veme prane veshit,peshperin detin e thelle prej nga dhe erdhi ;por nese deshirojme te degjojme vete oqeanin,nuk duhet te shikojme te bekimet e perditshme por te marreveshjet e kryqezimit.Ai qe do te njohe dashurine,le te terhiqet te Kalvari dhe te shikoje Njeriun e vuajtjeve te vdese.
10 prill-mbremje
« Sepse kete nate prane meje qendroi nje engjell i Perendise. » {#Veprat 27 :23}
Stuhia dhe erresira e gjate,e bashkuar me rrezik kercenues te permbytjes,pati sjelle ekuipazhin e anijes ne nje gjendje te trishtuar ;vetem nje njeri midis tyre qendroi teresisht i qete,dhe me ane te fjales se tij te tjeret moren zemer.Pali ishte i vetmi qe pati aq zemer sa te thonte, « Merrni zemer,burra. »Mbi anije kishte legjionare romake veterane dhe marinare te vjeter dhe trima dhe prapeseprape i burgosuri i tyre i varfer hebre kishte me shume kurajo se te gjithe.Ai pati nje Shok te fshehte qe ia mbajti kurajon lart.Zoti Jezus dergoi nje korrier qiellor per te peshperitur fjale ngushellimi ne veshin e sherbetorit te tij besnik,prandaj ai kishte nje çehre te ndritshme dhe foli si nje njeri ne paqe.
Nese e druajme Zotin,mund te kerkojme nderhyrje ne kohen e duhur kur rrethanat tona jane me te keqijat.Engjejt nuk mbahen prej stuhive dhe nuk pengohen prej erresires.Serafinet nuk e quajne perulje te vizitojne me te varferin e familjes qiellore.Nese vizitat e engjellit jane te pakta ne kohe te zakonshme,do te jene te shpeshta ne netet tona te stuhise dhe te shkundjes.Shoket tane mund te na lene kur jemi nen presion,por lidhja jone me banoret e botes engjellore do te jete me e bollshme ;dhe ne forcen e fjaleve te dashurise te sjella te ne prej fronit me ane te shkalles se Jakobit do te jemi te forte per te bere bema.Lexues i shtrenjte,a eshte kjo nje ore trishtimi per ty ?atehere kerko per ndihme te veçante.Jezusi eshte engjelli i beselidhjes dhe nese prania e Tij eshte e kerkuar tani me zell atehere nuk do te mohohet.Ate qe kjo prani sjell ne zemer gezon ato qe kujtojne,ashtu si Pali, se kane pasur engjellin e Zotit duke qendruar prane tyre ne nje nate stuhie,kur spirancat nuk do mbanin me,dhe shkembinjte ishin afer.
O engjelli i Zotit tim,ji afer,
Mes erresires largo tutje friken time;
I egri det i rrembyeshem ulerin zhurmshem,
Prania jote,Zot,do te me ngushelloje.