11 prill

Publié le par alban

 

11 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#2Samueli 1 :1-2 :32}  {Studim i shpejte :#2Samueli 6 :1-8 :18}

 

“Me derdhin si uje dhe tere kockat e mia jane te ndrydhura.” {#Psalmi 22 :14}

 

A pane valle toka ose qielli ndonjehere nje spektakel me te trishte vuajtjeje !Ne shpirt dhe ne trup,Zoti yne e ndjeu veten aq te dobet sa uji i derdhur mbi toke.Vendosja e kryqit ne mbajtesen e tij e pati shkundur me nje dhune te madhe,pati tendosur te gjitha ligamentet,lenduar çdo nerv,dhe me pak ose me shume ndrydhi te gjitha kockat e Tij.I renduar me Vete peshen e Tij,vuajtesi engjellor ndjeu tendosjen duke u rritur çdo çast te atyre gjashte oreve te gjata.Ndijimi i ligeshtise dhe i dobesise se pergjithshme ishte shtypese ;ndersa ne ndergjegjen e Tij i dukej Vetja asgje perveçse nje mase mjerimi dhe semundje e zalisur.Kur Danieli pa vizion e madh,i pershkroi keshtu ndijimet e tij, « Nuk me mbeti kurrfare force ;çehra e bukur ndryshoi ne te zbehte dhe forcat e mia u ligeshtuan : »sa shume me i zalisur duhet te kete qene Profeti yne i madh kur pa vizionin e tmerrshem te zemerimit te Perendise,dhe e ndjeu ne vete shpirtin e Tij !Per ne,ndijime te tilla si ato qe Zoti yne duroi do te kishin qene te padurueshme,dhe humbja e ndjenjave do te na kishte ardhur ne ndihme,por ne rastin e Tij,Ai u plagos dhe ndjeu shpaten ;piu kupen dhe shijoi çdo pike.

 

O Mbret i Brenges (titull i habitshem,prapeseprape e vertete se prej gjithe

mbreterve vetem ty te shkon per shtat)

O Mbret i Plageve !Si do te vajtoj perTy,

Qe me ruajte nga çdo vuajtje !

 

Teksa gjunjezohemi tani perpara fronit te Shpetimtarit tashme te ngritur lart,le te kujtojme mire rrugen me ane te ciles e pergatiti ate per ne si froni i hirit;le te pime ne fryme prej kupes se Tij qe te forcohemi per oren tone te veshtiresise kurdo qe te vije.Ne trupin e Tij natyror çdo gjymtyre vuajti,dhe po keshtu duhet te jete ne shpirteroren ;por ashtu si prej te gjitha vuajtjeve dhe brengave te Tij trupi i Tij doli i pademtuar ne lavdi dhe fuqi,po ashtu trupi i Tij mistik do dale prej furrnaltes veçse me kundermimin e zjarrit mbi te.

 

11 prill-mbremje

 

« Shiko pikellimin tim dhe ankthin tim dhe fali te gjitha mekatet e mia. » {#Psalmi 25:18}

 

Eshte mire per ne kur lutjet mbi pikellimet tona jane te lidhura me pergjerimet ne lidhje me mekatet tona—kur,duke qene nen doren e Zotit,nuk mendojme veç per dhembjen tone por kujtojme shkeljet tona kundra Zotit.Po ashtu eshte mire te shpiesh pikellimin dhe mekatin ne te njejtin vend.Davidi ia çoi Zotit pikellimin e tij:Davidi ia rrefeu mekatin e tij Zotit.Pra vini re,ne duhet ti shpiem pikellimet tona te Zoti.Edhe pikellimet e vogla ju mund t’ia shpjerni Zotit sepse Ai numeron floket e kokes tuaj;dhe pikellimet e medha mund t’ia besoni Atij sepse Ai mban oqeanin ne pellemben e dores se Tij.Shkoni te Ai,cilado qofte trazira jote e tanishme dhe do ta gjesh te afte dhe te vullnetshem per te te lehtesuar.Por ne duhet te shpiem gjithashtu te Zoti mekatet tona.Duhet t’i çojme te kryqi,qe gjaku te mund te bjere mbi to,per te fshire fajin e tyre dhe per te shkaterruar fuqine e tyre felliqese.

 

Mesimi i veçante i ketij teksti eshte ky:--se kemi per te shkuar te Zoti me pikellime dhe me mekate ne nje fryme te drejte.Ve re se gjithçka qe Davidi kerkon ne lidhje me pikellimin e Tij eshte,”Shiko pikellimin tim dhe ankthin tim;” por peticioni i mepasshem eshte shume me i drejteperdrejte,i percaktuar,i vendosur,i qarte—“Fali te gjitha mekatet e mia.”Shume vuajtes do thonin,”Hiq pikellimin dhe ankthin tim dhe shiko mekatet e mia.”Por Davidi nuk thote keshtu;Ai therret,”Zot,persa i perket pikellimit dhe ankthit tim nuk do t’i jap urdhra urtesise tende.Zot,shiko te ato,do te t’i le Ty,do isha i gezuar sikur te mos kisha me ankth,por bej siç do;por persa i perket mekateve te mia,Zot,e di se çfare dua ne lidhje me to;duhet qe t’i kem te falura;nuk mund te duroj te qendroj nen mallekimin tend edhe per nje çast.”Nje i Krishtere e llogarit pikellimin ne nje peshore me te lehte se mekatin;ai mund te duroje qe trazirat e tij te vazhdojne por ai nuk mund te duroje barren e shkeljeve te tij.

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article