12 prill
12 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#2Samueli 3 :1-5 :25} {Studim i shpejte :#2Samueli 9:1-12:31}
“Zemra ime eshte si dylli qe shkrihet ne mes te zorreve te mia. {#Psalmi 22 :14}
Zoti yne i bekuar perjetoi nje zhytje dhe tretje ne shpirt. « Fryma e njeriut i jep krahe ne semundjen e tij,por kush mund ta ngreje nje fryme te demoralizuar ? »Depresioni i thelle i frymes eshte me e dhembshmja nga te gjitha sprovat ;çdo gje tjeter eshte hiçgje.Mire ben Shpetimtari vuajtes t’i beje thirrje Zotit te Tij, « Mos ji larg meje, »sepse mbi çdo periudhe tjeter nje njeri ka nevoje per Zotin e tij kur zemra i shkrihet perbrenda per shkak te barres.Besimtar,eja afer kryqit kete mengjes dhe me perulesi adhuro Mbretin e lavdise si se qene sjelle nje here shume me ulet,ne vuajtje mendore dhe ankth te brendshem,se secili midis nesh ;dhe ve re pershtatjen e Tij per t’u bere nje KryePrift besnik,qe mund te preket me ndjenjen e dobesive tona.Veçanerisht ato qe trishtimi i te cileve lind drejtpersedrejti prej terheqjes se nje ndijimi te tanishem te dashurise se Atit,le te hyjne ne shoqerim te afert dhe te ngushte me Jezusin.Mos te deshperohemi perderisa permes kesaj dhome te erret Mjeshtri ka kaluar perpara nesh.Shpirtrat tane mund ndonjehere te duan me zjarr dhe te meken,dhe te kene etje deri ne ankth,per te pare driten e pamjes se Zotit :ne kohe te tilla le te qetesojme veten me faktin e embel te simpatise se Kryepriftit tone te madh.Pikat tona te pikellimit do harrohen ne oqeanin e tij te brenges ;por sa lart duhet te ngrehet dashuria jone !Eja,o dashuri e thelle dhe e forte e Jezusit,si deti ne kohe batice,mbulo te gjitha fuqite e mia,mbyt te gjithe mekatet e mia,laj te gjitha shqetesimet e mia,ngre lart shpirtin tim tokelidhur,dhe beje te lundroje drejt e te kembet e Zotit tim,dhe atje me ler te qendroj,nje guaske e gjore e thyer,e lare prej dashurise se Tij,duke mos pasur as virtyt as vlere ;dhe vetem duke guxuar t’i peshperis se nese do te afronte veshin te mua,do te degjonte brenda zemres sime jehona te dobeta te dallgeve te gjera te vete dashurise se Tij qe me sollen atje ku kam endje te qendroj,nen kembet e Tij perhera.
12 prill-mbremje
« Kopshti i mbretit. » {#Nehemia 3 :15}
Permendja e kopshtit te mbretit prej Nehemise sjell ne mendje parajsen qe Mbreti i mbreterve pergatiti per Adamin.Mekati ka rrenuar teresisht banesen e hirshme te te gjitha endjeve dhe ka shporrur tutje bijte e njerezve te punojne token qe i prodhon gjemba dhe shqopa.Shpirti im,kujto renien sepse ishte renia jote.Qaj shume per shkak se Zoti i dashurise u trajtua kaq turpshem prej kokes se rraces njerezore,i se ciles je pjestar,po aq pamerita sa çdokush.Shiko se si dragone dhe djaje banojne mbi kete toke te bukur qe me perpara ishte nje kopsht endjesh.
Shiko atje nje tjeter kopsht te Mbretit,qe Mbreti e ujit me djersen e tij te pergjakur—Getsemane,barerat e hidhura te se ciles jane shume me te embela per shpirtrat e riperteritur se sa madje dhe frutat e lengshem te Edenit.Atje demi i gjarprit ne kopshtin e pare u çbe :atje mallekimi u hoq prej tokes dhe u mbajt prej fare se premtuar te gruas.Shpirti im,mendo shume mbi agonine dhe pasionin ;drejtohu te kopshti i shtypjes se ullinjve,dhe shiko Shpetimtarin tend duke te te shpetuar prej gjendjes tende te humbur.Ky eshte kopshti i kopshteve me te vertete,ku shpirti mund te shohe fajin e mekatit dhe fuqine e dashurise,dy shikime qe tejkalojne gjithe te tjeret.
A nuk ka ndonje kopesht tjeter te Mbretit ?Po,zemra ime,je ti,ose ti duhet te jesh e tille.Si lulezojne lulet ?A shfaqet ndonje frut ?A ecen Mbreti aty perbrenda,dhe prehet ne tenden e frymes sime ?Le te perkujdesem qe bimet te jene te krasitura dhe te ujitura dhe dhelprat keqberese te nxjerra jashte.Eja,Zot,dhe era qiellore te fryje me ardhjen tende,keshtu qe aromat e kopshtit tend te shperhapen.Po ashtu nuk duhet te harroj kopshtin e Mbretit te kishes.O Zot,dergo mbrothesi atje.Rinderto muret e saj,ushqe bimet e saj,piq frutet e saj,dhe prej shkretetires se madhe permireso token djerre dhe beje nje « kopsht i Mbretit. »