13 prill
13 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#2Samueli 6 :1-9 :13} {Studim i shpejte:#2Samueli 13:1-14:33}
“Kenaqesia ime eshte nje qeske e vogel mirre.” {#Kantiku i kantikeve 1:13}
Mirra me vend mund te zgjidhet si figura e Jezusit persa i perket çmueshmerise,parfumit ,kendshmerise,cilesive dezinfektuese ruajtese sheruese dhe lidhjes se saj me flijimin.Por pse Ai eshte i krahasuar me nje « qeske mirre ? »Se pari,per bollekun.Ai nuk eshte nje pike mirre,eshte nje qeske plot.Nuk eshte nje gem ose nje lule mirre por nje qeske e tere.Ka mjaftueshem ne Krisht per te gjitha nevojshmerite e mia;le te mos jem i ngadalte per te perfituar nga Ai.Perseri,i Shumedashuri yne eshte i krahasuar me “nje qeske”,per larmine:sepse ne Krisht nuk eshte veçse gjeja e nevojshme,por “ne Te banon truperisht e gjithe plotesia e Hyjnise,” çdo gje e nevojshme eshte ne Te.Merre Jezusin ne karakteret e Tij te ndryshme dhe do te shikosh nje shumellojshmeri te mrekullueshme—Profet,Prift,Mbret,Dhenderr,Shok,Bari.Konsiderohe ne jeten,vdekjen,ringjalljen,ngjitjen,ardhjen e dyte te Tij;shikohe ne virtytin,butesine,kurajon,vete-mohimin,dashurine,besnikerine,vertetesine,drejtesine e Tij—kudo Ai eshte nje permbledhje çmueshmerie.Ai eshte nje “qeske mirre” per ruajtjen—jo mirre e holle per te derdhur mbi dysheme ose te shkelet por mirre e qendrueshme,mirre per tu ruajtur ne nje qeske.Ne duhet ta vleresojme Ate si thesarin tone me te mire;duhet t’i çmojme fjalet dhe urdheresat e Tij;dhe duhet t’i mbajme mendimet tona dhe njohurine per Te si nen kyç,qe djalli te mos mund te vjedhe ndonje gje prej nesh.Per me teper,Jezusi eshte nje “qeske mirre” per veçueshmerine.Emblema sugjeron idene e hirit veçues,dallues.Qe para themelimit te botes,Ai ishte vene menjane per popullin e Tij;dhe Ai i shperhap parfumin e Tij vetem atyre qe e kuptojne se si te hyjne ne shoqerim me Te,se si te kene lidhje te ngushta me Te.O!popull i bekuar qe Zoti ka pranuar ne sekretet e Tij,dhe per te cilin veçon Veten.O!lum ata qe mund te thone,”Kenaqesia ime eshte nje qeske e vogel mirre.”
13 prill-mbremje
“Do te vere pastaj doren e tij mbi koken e olokaustit,qe do te pranohet ne vend te tij,per te shlyer denimin ne vend te tij.” {#Levitiku 1 :4}
Berja e Zotit tone « mekat per ne » eshte e nxjerre ne pah ketu prej mbartjes shume domethenese te mekatit te demi i vogel,qe behej prej pleqve te popullit.Vendosja e dores nuk ishte thjesht nje çikje,sepse ne vende te tjera te Shkrimet fjala origjinale ka kuptimin e mbeshtetjes fort,ashtu si ne shprehjen, « zemerimi yt qendron fort mbi mua. »{#Psalmi 88 :7}Me siguri qe ky eshte thelbi dhe natyra e vertete e besimit,qe nuk na sjell vetem ne kontakt me Zevendesuesin e madh por na meson te mbeshtetemi mbi Te me gjithe peshen e fajit tone.I Perjetshmi beri qe te bien mbi koken e Zevendesuesit te gjitha shkeljet e popullit te Tij te beselidhjes,por secili prej te zgjedhurve sillet personalisht te ratifikoje kete akt beselidhes solemn,kur prej hirit eshte i mundesuar me ane te besimit te vere doren e tij mbi koken e « Qengjit te therur perpara themelimit te botes. »Besimtar,a e mban mend ate dite rrembyese kur kuptove per here te pare faljen permes Jezusit,mekatmbajtesit ?A nuk mund te besh dot rrefim te gezueshem,dhe te bashkohesh me shkrimtarin duke thene, « Shpirti im kujton me kenaqesi diten e tij te çlirimit.I ngarkuar me faj dhe plot me frike,pashe Shpetimtarin tim si Zevendesuesin tim dhe vura doren mbi Te ;O !sa me ndrojtje ne fillim,por guximi u rrit dhe mirebesimi u konfirmua derisa e mbeshteta shpirtin tim teresisht mbi Te ;dhe tani eshte gezimi im i pasosur te di se mekatet e mia nuk me ngarkohen me,por te vena mbi Te,dhe ashtu si borxhet e udhetarit te plagosur,Jezusi,ashtu si Samaritani i mire,ka thene per te gjithe mekatshmerine time te ardhshme, « Vere ne llogarine time. »Zbulim i bekuar !Ngushellim i perjetshem i nje zemre mirenjohese !
Mekatet e mia te shumta te mbartura te Ai,
Nuk do gjehen me,
Te humbura ne rrymen e gjakut shlyes,
Ku çdo krim mbytet.