14 prill

Publié le par alban

 

14 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#2Samueli 10 :1-12 :31} {Studim i shpejte:#2 Samueli 15:1-17:29}

 

“Tere ata qe me shohin me perqeshin,zgjatin buzen dhe tundin koken.” {#Psalmi 22:7}

 

Tallja ishte nje perberes i madh ne brengen e Zotit tone.Juda e talli ne kopsht;kryeprifterinjte dhe skribet e perqeshen ;Herodi nuk ia vuri veshin ;sherbetoret dhe ushtaret e tallen,dhe e fyen ne menyre brutale ;Pilati dhe rojat e tij perqeshen mbreterine e Tij;dhe mbi drurin çdo lloj talljesh te tmerrshme dhe perbuzjesh te shemtuara iu hodhen.Perqeshja eshte gjithmone e rende per tu duruar,por kur jemi ne dhembje te forte eshte kaq e pameshirshme,kaq mizore,sa na lendon atje ku na dhemb.Perfytyro Shpetimtarin te kryqezuar,i munduar me ankth pertej çdo hamendjeje njerezore,dhe me pas merr me mend turmen e perzier,te gjithe duke tundur me kercenim kokat ose duke nxjerre gjuhen ne perçmimin me te hidhur ndaj nje viktime te gjore vajtuese!Me siguri qe duhet te kete pasur diçka me teper qe ata mund te shihnin ne te kryqezuarin,ose perndryshe nje turme e tille e perzier dhe e madhe nuk do ta kishte nderuar me nje ze me nje perçmim te tille.A nuk ishte nje rrefim i lig,ne vete çastin e triumfit te tij te dukshem me te madh,se fundi i fundit nuk mund te bente me shume se sa te perqeshte ate miresi fitimtare qe po mbreteronte mbi kryq?O Jezus,”i perçmuar dhe i hedhur poshte nga njerezit,”si mund te vdesesh per njerezit qe te trajtuan kaq me ligesi?Ketu ka dashuri te mrekullueshme,dashuri hyjnore,po,dashuri pertej çdo mase.Ne gjithashtu,te perçmuam ne ditet e joperteritjes sone,dhe madje qe prej rilindjes kemi vene boten lart ne zemrat tona,dhe prapeseprape Ti dergje gjak per te sheruar plaget tona,dhe dhe jeten per te na dhene jete.O sikur te te vendosnim mbi nje fron te larte te lavdishem ne gjitha zemrat e njerezve!Do te lavderojme mbi toke dhe det derisa njerezit te mund te Te adhurojne universalisht ashtu si nje here Te hodhen poshte me nje ze.

Krijesat e tua te hyn ne hak,O Ti Miresia sovrane!

Nuk je i dashur sepse i pakuptuar :

Kjo me lendon shume qe gjera te kota genjejne

Njerez mosmirenjohes,te pakujdesshem per buzeqeshjen  Tende.

 

14 prill-mbremje

 

« I thoni te drejtit se do t’i dale mire. » {#Isaia 3 :10}

 

Te drejtit do t’i dale GJITHMONE mire.Nese do thuhej, « I thoni te drejtit se do t’i dale mire ne begati, »atehere do falenderonim per nje perfitim kaq te madh,sepse begatia eshte nje ore rreziku,dhe eshte nje dhurate prej qiellit te jesh i siguruar prej kurtheve te saj :ose nese do ishte shkruar, « Do t’i dale mire kur ndodhet nen perndjekje, »do falenderonim per nje sigurim aq mbeshtetes sepse perndjekja eshte i veshtire per t’u perballuar ;por kur asnje periudhe nuk eshte e permendur,çdo periudhe eshte e perfshire. « Do te-t » e Zotit duhet te kuptohen perhera ne kuptimin e tyre me te gjere.Prej fillimit e deri ne fund te vitit,prej afrimit te pare te hijeve te mbremjes derisa ylli i agimit shkelqen,ne çdo gjendje dhe nen çdo rrethane,te drejtit do t’i dale mire.Do t’i dale kaq mire sa nuk mund ta perfytyrojme te jete me mire,sepse eshte i ushqyer mire,ai ushqehet me mishin dhe gjakun e Jezusit ;eshte i veshur mire,ai mban veshur drejtesine e ngarkuar te Krishtit ;eshte i strehuar mire,ai banon ne Zot ;eshte i martuar mbare,shpirti i tij eshte i mbledhur ne lidhje bashkimi martesor me Krishtin ;eshte i furnizuar mire,sepse Zoti eshte Bariu i tij ;eshte me prike te mire,sepse parajsa eshte trashegimi i tij.Te drejtit do t’i dale mire—mire i vendosur mbi autoritet hyjnor ;eshte goja e Zotit ajo qe flet sigurimin ngushellues.O i dashur,nese Zoti shpall se gjithçka do te jete mire,dhjete mije djaj mund te shpallin se do te dale keq,e ne me perbuzje nuk ia veme veshin.I bekuar qofte Zoti per nje besim qe na mundeson te besojme Zotin kur krijesat behen pengese.Fjala thote,ne çdo kohe,do te te dale mire o i drejte ;atehere,i dashur,nese nuk mund ta shohesh kete,Fjala e Zotit le te qendroje ne vend te shikimit ;po,besohe si me autoritet hyjnor me me mirebesim se edhe nese syte dhe ndjenjat e tua ta thonin.Ate qe Zoti bekon eshte i bekuar me te vertete,dhe ate qe goja e Tij shpall eshte e vertete me se e sigurte dhe e palekundshme.

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article