15 prill

Publié le par alban

 

15 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#2 Samueli 13 :1-14 :33} {Studim i shpejte:#2 Samueli 18:1-20:26}

 

“Perendia im,Perendia im,pse me ke braktisur?” {#Psalmi 22:1}

 

Ketu shikojme Shpetimtarin ne thellesine e pikellimit te Tij.Asnje vend tjeter nuk tregon aq mire dhembjet e Krishtit sa Kalvari,dhe asnje çast tjeter ne Kalvar nuk eshte aq plot me agoni sa ai kur klithma e Tij çan ajrin—“Perendia im,Perendia im,pse me ke braktisur?”Ne kete çast dobesia fizike ishte e bashkuar me torture te mprehte mendore prej turpit dhe poshterise permes se ciles iu desh te kalonte;dhe brenga e Tij arriti ne kulm,ndersa vuajti agoni shpirterore qe tejkalon çdo shprehi,agoni prej largimit te pranise se Atit.Kjo ishte mesnata e zeze e tmerrit te Tij;ne ate çast Ai zbriti ne honin e vuajtjes.Asnje njeri nuk mund te hyje ne domethenien e plote te ketyre fjaleve.Disa nga ne mendojne se ndonje here mund te therrasim,”Perendia im,Perendia im,pse me ke braktisur?”Ka periudha kur buzeqeshja me e shndritshme e Atit tone eshte e ekplisuar prej resh dhe erresires;por le te kujtojme se Zoti kurre nuk na braktis me te vertete.Eshte vetem nje braktisje ne dukje per ne,por ne rastin e Krishtit ishte braktisje e vertete.Ne pikellohemi prej nje zmbrapsje te vogel te dashurise se Atit tone;por largimi i vertete i fytyres se Atit prej Birit te Tij,kush valle do llogarisi se sa e thelle ishte agonia qe i shkaktoi Atij?

Ne rastin tone,klithma jone eshte shpesh e diktuar prej mosbesimit:ne rastin e Tij,ishte shqiptimi i nje fakti te kobshem,sepse Perendia qe larguar me te vertete prej Tij per nje kohe.O ti shpirt i gjore,i trishtuar,qe nje here jetoje nen rrezellimin e fytyres se Zotit,por je tani ne erresire,kujto se ne te vertete Ai nuk te ka braktisur.Zoti ne rete eshte po aq shume Zoti yne sa kur shkelqen ne te gjithe ndriçimin e hirit te Tij;por perderisa edhe mendimi se Ai na ka braktisur na jep agoni,sa duhet te kete qene brenga e Shpetimtarit kur klithi,”Perendia im,Perendia im,pse me ke braktisur?”

 

15 prill-mbremje

 

“Perkrahi perjete.” {#Psalmi 28:9}

 

Njerezit e Zotit kane nevoje per ngritje lart.Prej natyre jane te rende.Nuk kane krahe,ose nese po,jane si pellumbat e vjeter qe qendrojne midis vazo;dhe kane nevoje per hir hyjnor per t’i bere te ngjiten me krahe te mbuluar me argjend,dhe me pupla prej ari.Prej natyre shkendijat fluturojne lart,por shpirtrat mekatare te njerezve bien perposhte.O Zot,”ngrehi lart  perhera!”Davidi vete tha,”Te Ti,O Zot,e lartoj shpirtin tim,” dhe ketu ai ndjen nevojshmerine se shpirtrat e njerezve te tjere duhet te lartohen po ashtu si edhe shpirti i tij.Kur kerkon kete bekim per veten,mos harro ta kerkosh per te tjeret gjithashtu.Ka tre rruge ne te cilat njerezit e Zotit kerkojne te lartohen.Ato kerkojne te lartohen ne karakter.Lartohi o Zot,mos lejo njerezit e Tu te jene si njerezit e botes!Bota qendron ne te ligun;lartohi jasht prej tij!Njerezit e botes kerkojne ar dhe argjend,duke ndjekur vete kenaqesite e tyre,dhe plotesimin e epsheve te tyre;por Zot,larto njerezit e Tu mbi te gjitha keto;ruaji prej se qenit “skandalzhbirues,”ashtu si Gjon Buniani quan njeriun qe kerkon ar!Larto zemrat e tyre ne Zotin e tyre te ngjallur dhe ne trashegimine qiellore!Per me teper,besimtaret kane nevoje te perparojne ne konflikt.Ne beteje,nese duket se bien,O Zot,ki kenaqesine t’i japesh atyre fitoren.Nese kemba e armikut eshte mbi zverkun e tyre per nje çast,ndihmoi te mberthejne shpaten e Frymes,dhe mundesisht te fitojne betejen.Zot,larto frymet e femijeve te tu ne diten e konfliktit;mos i ler te ulen ne pluhur,duke mbajtur zi perhera.Mos lejo kundershtarin ti lendoje rende,dhe t’i beje te ethshem;por nese kane qene,ashtu si Ana,te  perndjekur le t’i kendojne meshires se nje Zoti çlirues.

Ne mund t’i kerkojme Zotit tone t’i lartoje ato ne fund!Ngrehi lart duke i shpene ne shtepi,ngre trupat e tyre prej varrit,dhe larto shpirtrat e tyre ne mbreterine tende te perjetshme ne lavdi.

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article