16 prill

Publié le par alban

 

16 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#2 Samueli 15 :1-16 :23}  {Studim i shpejte:#2 Samueli 21:1-22:51}

 

“Gjakun e çmuar te Krishtit.” {#1 Pjetri 1 :19}

 

Duke qendruar nen kemben e kryqit,shikojme duart,kembet,dhe ijen,te gjitha rrymat e purpurta  pastruese te gjakut te çmuar.Eshte « i çmuar » per shkak te efektshmerise se tij shlyese dhe larese.Me ane tij mekatet e njerezve te Krishtit jane te lare ;sepse ato jane te shlyer prej ligjit ;jane te pajtuar me Zotin,jane bere nje me Te.Gjaku i Krishtit eshte gjithashtu « i çmuar » ne fuqine e tij pastruese ; ai « pastron nga çdo mekat. » « Edhe sikur mekatet tuaja te ishin te kuqe flake,do te behen te bardha si bora. »Me ane te gjakut te Jezusit nuk ka as dhe nje njolle te lene mbi besimtarin,as rrudhe as ndonje gje te ngjashme.O gjak i çmuar,qe na ben te paster,duke hequr njollat e paudhesise se bollshme,dhe duke na lejuar te qendrojme te pranuar ne Shumetedashurin,me gjithe menyrat e shumta ne te cilat jemi rebeluar kundra Zotit tone.Gjaku i Krishtit eshte po ashtu « i çmuar » ne fuqine e tij ruajtese.Nen gjakun e sperkatur jemi te siguruar prej engjellit shkaterrimtar.Kujto se eshte shikimi prej Zotit i gjakut e cila eshte arsyeja e vertete e kursimit tone.Ketu ka ngushellim per ne kur syri i besimit eshte i meket,sepse syri i Zotit eshte akoma i njejte.Gjaku i Krishtit eshte « i çmuar » gjithashtu ne ndikimin e tij shenjterues.I njejti gjak qe justifikon duke hequr mekatin,ne veprimin e tij te mevonshem,ngjall natyren e re dhe e shpie ate perpara per te nenshtruar mekatin dhe per te zbatuar urdheresat e Zotit.Nuk ka motiv aq te madh per shenjterim sa ai qe rrjedh prej venave te Jezusit.Dhe « i çmuar »,pashprehimisht i çmuar,eshte ky gjak,sepse ka nje fuqi mposhtese.Eshte e shkruar, « Ato dolen fitimtar me ane te gjakut te Qengjit. »E si mund te bejne ndryshe ?Ai qe lufton me gjakun e çmuar te Jezusit,lufton me nje arme qe nuk mund te njohe disfate.Gjaku i Jezusit !mekati vdes ne pranine e tij,vdekja pushon se qeni vdekje :portat e parajses jane te hapura.Gjaku i Jezusit !do te marshojme perpara,fitimtare dhe per te mposhtur,per aq gjate qe mund te besojme ne pushtetin e tij !

 

16 prill-mbremje

 

« Duart e tij mbeten te palevizura deri ne perendimin e diellit. » {#Eksodi 17 :12}

 

Kaq e fuqishme ishte lutja e Moisiut,sa gjithçka varej prej saj.Peticionet e Moisiut shpartalluan armikun me shume se lufta e Jozueut.Prapeseprape te dyja ishin te nevojshme.Po,ne konfliktin e shpirtit,forca dhe zelli,vendosmeria dhe perkushtimi,trimeria dhe fuqia,duhet te bashkojne forcat dhe gjithçka do dale mire.Duhet qe te luftoni me mekatin tuaj,por pjesa me e madhe e betejes duhet bere vetem e veçan me Zotin.Lutja,ashtu si ajo e Moisiut,ngre lart deshmine e beselidhjes perpara Zotit.Bastuni ishte emblema e veprimit te Zotit me Moisiun,simboli i qeverisjes se Zotit ne Izrael.Meso,o i shenjte pergjerues,te mbash lart premtimin dhe betimin e Zotit para Tij.Zoti nuk mund te mohoje vete shpalljet e Tij.Ngre lart bastunin e premtimit dhe do kesh ate qe do.

 

Moisiu u lodh,dhe atehere shoket e tij e ndihmuan.Kurdohere qe lutja jote leshohet,le ta mbeshtese besimi ne nje krah,dhe shpresa e shenjte te ngreje krahun tjeter,dhe lutja duke e ulur veten mbi shkembin e Izraelit,shkembi i shpetimit tone,do te kembngule dhe do te mbizoteroje.Ruaju prej dobesise ne perkushtim ;nese Moisiu e ndjeu ate,kush valle mund te shpetoje ?Eshte shume me e lehte te luftosh kundra mekatit ne publik,se sa te lutesh kundra tij veçan.Eshte e vene re se Jozueu nuk u lodh kurre gjate luftimit,por Moisiu u lodh ne lutje ;aq me shpirteror nje ushtrim aq me i veshtire per mishin dhe gjakun ta mbajne ate.Le te therrasim pra per force te veçante,dhe Fryma e Zotit,qe na ndihmon ne dobesite tona,ashtu si i dha ndihme Moisiut,na mundesofte ashtu si ai te vazhdojme me duart tona te qendrueshme « deri ne perendimin e diellit ; » deri sa nata e jetes te mbaroje ;derisa te mberrijme ne lindjen e nje dielli me te mire ne token ku lutja eshte e gllaberitur ne lavderim.

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article