17 prill

Publié le par alban

 

17 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#2 Samueli 17 :1-18 :33} {Studim i shpejte :#2 Samueli 23 :1-24 :25}

 

“Ne kemi ardhur te gjaku i sperkatur,qe flet me mire se gjaku i Abelit.” {#Hebrenjve 12:24}

 

Lexues,e ke ardhur te gjaku i sperkatur ?Pyetja nuk eshte nese ke ardhur apo jo te nje njohuri doktrine,ose nje zbatim ceremonish,ose te nje fare forme pervoje,por a ke ardhur te gjaku i Jezusit ?Gjaku i Jezusit eshte jeta e çdo pershpirtshmerie jetesore.Nese ke ardhur me te vertete te Jezusi,ne e dime se si erdhe—Fryma e Shenjte embelsisht te solli atje.Erdhe te gjaku i sperkatur me asnje merite tenden.Fajtor,i humbur,dhe i pashprese,erdhe per te marre ate gjak,dhe vetem ate gjak si shpresen tende te perjetshme.Erdhe te kryqi i Krishtit me nje zemer te lenduar dhe dritheruese ;dhe O !çfare tingulli i çmuar qe ishte per ty te degjoje zerin e gjakut te Jezusit !Derdhja e gjakut te Tij eshte si muzika e parajses per bijte pendues te tokes.Ne jemi plot me mekate,por Shpetimtari na urdheron qe te ngrejme syte per te Ai,dhe teksa shikojme mbi plaget e Tij rrjedhese,çdo pike gjaku,teksa bie,therret, « Gjithçka u krye ;i dhashe fund mekatit ;kam sjelle drejtesine e perjetshme. »O !e folur e embel e gjakut te çmuar te Jezusit !Nese nje here ke ardhur te ai gjak,do te vish te ai vazhdimisht.Jeta jote do te jete « duke shikuar te Jezusi. »E gjithe sjellja jote do te permblidhet ne kete—« Duke ardhur te Ai. »Jo te Ai ku kam ardhur,por te Ai ku po vij perhera.Nese ke ardhur ndonjehere ne gjakun  e sperkatur,do te ndjesh nevojshmerine e ardhjes atje çdo dite.Ai qe nuk deshiron te lahet atje çdo dite nuk eshte lare kurre atje.Besimtari ndjen perhera te jete gezimi dhe privilegji i tij se ka akoma nje burim te hapur.Perjetimet e shkuara jane ushqim i dyshueshem per Te Krishteret ;vetem nje ardhje e tanishme te Krishti mund te na jape gezim dhe ngushellim.Kete mengjes le te sperkatim perseri porten me gjak,dhe festojme me Qengjin,te siguruar se engjelli shkaterrues duhet te na kurseje.

 

17 prill-mbremje

 

« Duam te shohim Jezusin. » {#Gjoni 12 :21}

 

Perhera e me shume klithma e mondanit eshte,”kush do te na tregoje ndonje gje te mire?”Ai kerkon kenaqesi ne ngushellimet,gezimet,dhe pasurite tokesore.Por mekatari i ngjallur njeh vetem nje te mire.”O sikur te dija ku ta gjeja!”Kur ai eshte me te vertete i zgjuar per te ndjere fajin e tij,edhe sikur te mundje te derdhje arin e Indise ne kembet e tij,do thonte,”Hiqe tutje:dua te gjej ATE.”Eshte nje gje e bekuar per nje njeri,kur ka sjelle deshirat e tij ne qender,keshtu qe ato te gjitha perqenderohen ne nje objekt.Kur ka pesedhjete deshira te ndryshme,zemra e tij i ngjan thjesht ujit ndenjes,i perhapur ne nje kenete,duke mbjellur ere te qelbur dhe murtaje;por kur te gjitha deshirat e tij sillen ne nje kanal,zemra e tij behet si nje lum me uje te paster,duke rrjedhur me shpejtesi per te pllenuar tokat.Lum ai qe ka nje deshire,nese ajo deshire eshte e vendosur mbi Krishtin,edhe pse mos te jete e realizuar akoma.Nese Jezusi eshte nje deshire e shpirtit,eshte nje shenje e bekuar e vepres hyjnore perbrenda.Nje njeri i tille nuk do te jete kurre i kenaqur  me rite.Ai do te thote,”Dua Krishtin;duhet qe te kem Ate—ritet nuk me hyjne ne pune;dua Ate;mos me ofroni keto;po me ofroni broke boshe,ndersa po vdes prej etjes;me jepni uje,perndryshe vdes.Jezusi eshte deshira e shpirtit tim.Dua te shoh Jezusin!”

 

A eshte gjendja jote,lexuesi im,kete çast?A ke veçse nje deshire,dhe a eshte kjo mbas Krishtit?Atehere nuk je larg mbreterise se qiellit.A ke veçse nje deshire ne zemren tende,dhe kjo deshire eshte qe te mund te lahesh prej te gjitha mekateve te tua ne gjakun e Jezusit?A mund te thuash me te vertete,”Do jipja gjithçka qe kam per te qene nje I Krishtere;do te jipja gjithçka qe kam dhe shpresoj nese te mund te ndjeja se kam nje interes ne Krisht?”Atehere,me gjithe druajtjet e tua,merr zemer,Zoti te do,dhe se shpejti do dalesh ne driten e dites,dhe do te gezohesh ne lirine me ane te ciles Krishti i ben njerezit te lire.

Publicité

Publié dans Prill

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article