18 prill
18 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#2 Samueli 19 :1-20 :26} {Studim i shpejte:#1 Mbreterve 1:1-2:46}
“Ajo lidhi ne dritare kordonin e holle te kuqerremte.” {#Jozeu 2 :21}
Rahabi u var per ruajtjen e saj mbi premtimin e spiuneve,te cilet i shikoi si perfaqesuesit e Zotit te Izraelit.Besimi i saj ishte i thjeshte dhe i forte,por ishte shume i bindur.Te lidhesh kordonin e holle te kuqerremte ne dritare ishte ne vetvete nje akt shume i zakonshem,por ajo nuk guxoi te merrte rrezikun e moskryerjes se tij.Eja,shpirti im,a nuk ka ketu nje mesim per ty ?A ke qene i kujdesshem ne lidhje me gjithe vullnetin e Zotit edhe pse disa nga urdheresat e tij mund te duken jo thelbesore ?A i ke respektuar te dy urdheresat e pagezimit te besimtarit dhe Darkes te Zotit ?Nese te lena pas dore,kjo tregon shume mosmirenjohje te paperzemert ne zemren tende.Ji keshtu ne te gjitha gjerat i paqortueshem,edhe per lidhjen e nje filli,nese ajo eshte pune urdherese.
Ky akt i Rahabit nxjerr ne pah nje mesim akoma me solemn.A kam besuar plotesisht ne gjakun e çmuar te Jezusit ?A kam lidhur kordonin e kuqerremte,si nyje gordiane ne dritaren time,keshtu qe besimi im nuk mund te levizet kurre ?Ose a mund te shikoj jashte drejt Detit te Vdekur te mekateve te mia,ose Jeruzalemin e shpresave te mia,pa pare gjakun,dhe duke pare te gjitha gjerat ne lidhje me pushtetin e tij te bekuar ?Kalimtari mund te shikoje nje kordon prej nje ngjyre kaq te dallueshme :do ishte mire sikur jeta ime e ben efektshmerine e shlyerjes te dallueshem prej te gjithe shikuesve.Ku eshte shkaku per te pasur turp ?Njerezit dhe djajte le te veshtrojne nese duan,gjaku eshte mburrja dhe kenga ime.Shpirti im,ka Nje qe do te shikoje fillin e kuqerremte edhe kur per shkak te dobesise se besimit tend ti vete nuk mund ta shikosh dot ;I Perjetshmi,Hakmarresi,do ta shikoje dhe do kaloje siper teje.Muret e Jerikos u rrezuan :shtepia e Rahabit ishte mbi mur,dhe prapeseprape qendroi e palevizur ;natyra ime eshte e ndertuar mbi murin e njerezimit,dhe prapeseprape kur shkaterrimi godet rracen,do jem i sigurte.Shpirti im,lidh perseri ne dritare kordonin e kuqerremte,dhe prehu ne paqe.
18 prill-mbremje
« Dhe ti the : « Patjeter,une do te te bej mire. » {#Zanafilla 32 :12}
Kur Jakobi ishte ne anen e perroit Jabok,dhe Ezau po vinte me njerez te armatosur,Ai kerkoi me ngulm mbrojtjen e Zotit dhe e beri mbrojtjen e tij me kryearsyen, « Dhe ti the :patjeter,une do te te bej mire. »O,forca e ketij pergjerimi !Ai po e zinte per fjale Zotin—« Ti the. »Vetia e besnikerise se Zotit eshte nje bri i shkelqyeshem i altarit per t’u kapur ;por premtimi,i cili ka ne te vetine dhe diçka me shume eshte nje mbeshtetese me e forte—« Ti the,patjeter qe do te te bej mire. »Dhe a ka thene Ai valle dhe nuk do ta bej ate ? « Qofte Perendia i vertete dhe çdo njeri genjeshtar. »A nuk do jete Ai i vertete ?A nuk do ta mbaje valle fjalen?A nuk do te qendroje e palevizur dhe a nuk do te permbushet valle çdo fjale qe del prej buzeve te Tij?Salomoni,me rastin e hapjes se tempullit,perdori kete te njejtin pergjerim te fuqishem.Ai pergjeroi Zotin te kujtonte fjalen qe i kishte thene atit te tij Davidit,dhe te bekonte ate vend.Kur nje njeri nenshkruan nje çek,nderi i tij eshte ne loje dhe duhet qe te paguaje kur vjen koha e duhur,ose perndryshe humb besimin.Kurre nuk do thuhet se Zoti nuk i paguan çeqet e Tij.Krediti i ShumeTeLartit nuk eshte vene kurre ne dyshim dhe kurre nuk do te vihet ne dyshim.Ai eshte i perpikte persa i perket çastit :kurre nuk eshte para kohes se duhur dhe kurre nuk eshte mbrapa saj.Kerko ne Fjalen e Zotit dhe krahasohe me pervojen e njerezve te Zotit dhe do te zbulosh se te dyja perkojne nga e para te e fundit.Shume patriarke te thinjur kane thene me Jozueun, « Nuk ka rene per toke asnje nga fjalet e mira qe Zoti,Perendia juaj,ka thene lidhur me ju ;te tera u vertetuan per ju ;as edhe nje nuk ra per toke. »Nese keni nje premtim hyjnor,nuk duhet ta merrni ne mbrojtje me nje « nese »,duhet ta kerkoni me siguri.Zoti pati ndermend te permbushe premtimin perndryshe nuk do ta kishte dhene ate.Zoti nuk i jep Fjalet e Tij thjesht per ta na qetesuar,dhe per te na dhene shprese per pak kohe me qellimin per te na mbajtur me premtime ;por kur Ai flet eshte sepse Ai synon te beje ashtu siç ka thene.