19 prill
19 prill-mengjes {Lexim i perditshem :#2Samueli 21 :1-22 :51} {Studim i shpejte :#1 Mbreterve 3 :1-6 :38}
“Dhe ja perdja e tempullit u ça me dysh nga maja deri ne fund.” {#Mateu 27 :51}
Ne çarjen me dysh te asaj perdeje kaq te trashe dhe te forte nuk u krye mrekulli e vogel ;por nuk synohej veçse nje shfaqje fuqie—shume mesime na mesohen ketu.Ligji i vjeter i urdheresave u hoq,dhe si nje rrobe e perdorur,u gris dhe u vu menjane.Kur Jezusi vdiq,te gjitha flijimet perfunduan per shkak se te gjitha u perfunduan ne Te dhe prandaj vendi i paraqitjes se tyre u shenua me nje deshmi te dukshme renie.Ajo çarje me dysh zbuloi gjithashtu te gjitha gjerat e fshehura te urdhereses se vjeter :froni i meshires mund te shikohej tani dhe lavdia e Zotit vezulloi mbi te.Me ane te vdekjes se Zotit tone Jezus ne kemi nje zbulim te qarte te Zotit,sepse Ai « nuk ishte si Moisiu,qe vuri nje vello mbi fytyre. »Jeta dhe pavdekesia jane tani te sjella ne drite,dhe gjerat qe kane qene fshehur qe prej themelimit te botes jane te shfaqura tani ne Te.Ceremonia e pervitshme e shlyerjes ishte keshtu e hequr.Gjaku shlyes qe me perpara çdo vit sperkatej brenda perdes,u ofrua tani nje here e pergjithmone me ane te Kryepriftit,keshtu qe vendi i ritit simbolik u thye.Tanime nuk eshte me e nevojshme gjaku i demave dhe qengjave,sepse Jezusi ka hyre brenda perdes me vete gjakun e Tij.Qe ketej e tutje hyrja te Zoti eshte e lejuar dhe eshte privilegji i çdo besimtari ne Krishtin Jezus.Nuk ka hapesire te vogel te hapur permes se ciles ne mund te veshtrojme ngultas ne fronin e meshires,por çarja me dysh fillon prej majes deri ne fund.Ne mund te vijme me guxim te froni i hirit qiellor.A do gaboheshim nese do thonim se hapja e TE Shenjtit te te Shenjteve ne kete menyre te mrekullueshme prej klithjes shpirtdhenese te Zotit tone ishte figura e hapjes se portave te parajses per te gjithe te shenjtet me ane te virtytit te Pasionit ?Zoti yne i gjakosur ka çelesin e parajses ;Ai hap dhe asnje njeri nuk mund te mbylle ;le te hyjme brenda me Te ne vendet qiellore,dhe te ulemi me Te atje derisa armiqte tane te perbashket te behen stoli i kembeve te Tij.
19 prill-mbremje
« Ameni. » {#Zbulesa 3 :14}
Fjala Amen verteton solemnisht ate qe ishte me pare ;dhe Jezusi eshte Vertetuesi i madh ;i pandryshueshem,eshte perhera « Ameni » ne te gjitha premtimet e Tij.Mekatar,do doja te te ngushelloja me kete persiatje.Jezu Krishti tha, « Ejani tek Une,te gjithe ju qe jeni te sfilitur e te renduar dhe Une do t’ju bej te preheni. »Nese vini te Ai,Ai do te thote « Amen » ne shpirtrat tuaj ;premtimi i Tij do te jete i vertete per ty.Ai tha ne ditet e Tij ne toke, « Nuk do ta thyej kallamin e copetuar. »O,ti zemer e vrare,e thyer,e gjore,nese vjen te Ai,do te te thote « Amen »,dhe kjo do te jete e vertete ne shpirtin tend ashtu si ne qindra rastet ne vitet e kaluar.I Krishtere,a nuk eshte kjo gje shume e ngushellueshme per ty gjithashtu,se nuk ka as dhe nje fjale qe ka dale prej gojes se Shpetimtarit qe Ai e ka terhequr mbrapa ndonjehere ?Fjalet e Jezusit do te qendrojne kur qielli dhe toka do te kalojne tutje.Nese mberthen veçse gjysmen e premtimit do te te duket i vertete.Ki kujdes prej atij qe eshte i quajtur « premtim i nxituar, » i cili do te shkaterroje shume prej ngushellimit te Fjales se Zotit.
Jezusi eshte Po dhe Amen ne te gjitha ofiqet e Tij.Ai ishte nje here nje Prift per te falur dhe per te pastruar dhe eshte akoma Amen dhe Prift.Ishte nje Mbret per te qeverisur dhe mbreteruar per popullin e Tij dhe per ta mbrojtur me krahun e Tij te fuqishem,Ai eshte nje Mbret Amen,akoma i njejti.Ishte nje Profet i vjeter,per te parathene gjerat e mira te ardhshme,buzet e Tij jane teper te embela dhe pikojne mjalte akoma—Ai eshte nje Profet Amen.Ai eshte Amen persa i perket merites se gjakut te Tij ;Ai eshte Amen persa i perket drejtesise se Tij.Ajo rrobe e shenjte do te mbese teper e hijshme dhe e lavdishem kur natyra do te kalbet.Ai eshte Amen ne çdo titull qe mban ;Dhendri juaj,duke mos kerkuar kurre ndarje ;Shoku juaj,me i afert se nje vella ;Bariu juaj,me ju ne luginen e erret te vdekjes ;Ndihmesi dhe Clirimtari juaj ;Keshtjella juaj dhe Kulla juaj e larte ;Briri i forces suaj,mirebesimi juaj,gezimi juaj,gjithçkaja juaj ne gjithçka,dhe Po-ja dhe Ameni juaj ne gjithçka.