29 mars
29 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Juda 18 :1-19 :30} {Studim i shpejte :#1Samueli 8 :1-10 :27}
“Edhe pse ishte Bir,Ai e mesoi bindjen nga ato qe vuajti.” {#Hebrenjve 5:8}
Na thuhet se Kapiteni i shpetimit tone u be i perkryer permes vuajtjes,prandaj ne qe jemi mekatare,dhe qe jemi larg se qeni te perkryer,nuk duhet te habitemi nese jemi te thirrur te kalojme permes vuajtjes gjithashtu.A do te kurorezohet koka me gjemba dhe gjymtyret e tjere te trupit te tunden mbi prehrin e zgjedhur te rehatit?A duhet qe Krishti te kaloje permes detrave te vete gjakut te Tij per te fituar kuroren dhe a duhet qe ne te ecim per ne parajse me pantofla te argjendta te panjomura?Jo,pervoja e Mesuesit tone na meson se vuajtja eshte e nevojshme,dhe femija i vertete i lindur prej Zotit nuk duhet,nuk do t’i shpetonte asaj.Por ka nje mendim shume ngushellues ne faktin e “berjes se perkryer te Krishtit permes vuajtjeve.”—me qellim qe Ai te kete simpati te plote me ne.”Ai nuk eshte nje kryeprift qe nuk mund te preket me ndjenjen e dobesive tona.”Ne kete simpati te Krishtit ne gjejme nje fuqi mbeshtetese.Nje prej martireve te hershem tha,”Mund ta duroj te gjithe,sepse Jezusi vuajti,dhe tani vuan ne mua,Ai simpatizon me mua,dhe kjo me ben te forte.”Besimtar,mberthehe kete mendim ne çdo çast agonie.Mendimi i Jezusit te forcofte teksa ndjek hapat e Tij.Gjej nje mbeshtetje te embel ne simpatine e Tij,dhe kujto se te vuash eshte nje gje e ndershme—te vuash per Krishtin eshte lavdi.Apostujt u gezuan se u vleresuan si te dinje per kete gje.Aq sa Zoti do te na jape hir per te vuajtur per Krishtin,per te vuajtuar me Krishtin,po dhe aq na nderon.Guret e çmuar te Krishterit jane pikellimet e tij.Tagrat e mbreterve qe Zoti ka vajosur jane trazirat,pikellimet dhe brengat e tyre.Keshtu qe mos te menjanojme te jemi te nderuar.Le te mos shmangemi prej se qeni te ekzaltuar.Brengat na ekzaltojne,dhe trazirat na ngrejne lart.”Nese durojme,edhe do te mbreterojme me Te.”
29 mars-mbremje
“E thirra por ai nuk m’u pergjigj.” {#Kantiku i kantikeve 5 :6}
Lutja ndonjehere pret,si nje lutes ne porte,derisa Mbreti shfaqet per te mbushur kraharorin e saj me bekimet qe ajo kerkon.Zoti,kur ka dhene besim te madh,dihet se e ve ne prove ate me vonesa te gjata.Ai ka lejuar qe zerat e sherbetoreve te Tij te jehojne ne veshet e tyre si prej nje qielli te tunxhte.Ato kane trokitur ne porten e arte,por ajo ka qendruar e palevizshme,sikur te ishte e ndryshkur ne menteshat e saj.Ashtu si Jeremia,ato kane thirrur, « Ti je mbeshtjelle ne nje re,ne menyre qe asnje lutje te mos kalonte dot. »Keshtu te shenjtet e vertete kane vazhduar gjate ne pritje te durueshme pa pergjigje,jo sepse lutjet e tyre nuk ishin te zjarrta,jo sepse nuk ishin te papranuara,por sepse keshtu i pelqeu Atij qe eshte Sovran,dhe jep sipas vete endjes se Tij.Nese i pelqen Atij te urdheroje durimin te ushtroje veten,a nuk do te beje valle ashtu si do me te vetet !Lypesit nuk duhet te jene zgjedhes as te kohes,vendit ose te formes.Por ne duhet te jemi te kujdesshem te mos i marrim vonesat ne lutje si mohime :çeqet e datuar para shume kohesh do te nderohen me perpikmeri ;ne nuk duhet te lejojme Satanin te shkunde mirebesimin tone ne Perendine e se vertetes duke treguar me gisht lutjet tona te papergjigjura.Peticionet e papergjigjura nuk jane te padegjuara.Zoti mban nje dosje per lutjet tona—ato nuk jane te fshira prej eres,ato thesarohen ne arkivat e Mbretit.Ky eshte nje rregjister ne oborrin e qiellit ku çdo lutje eshte e shenuar.Besimtar i sprovuar,Zoti yt ka nje lotore ne te cilen pikat e çmueshme te pikellimit te shenjte jane te ruajtura dhe nje liber ne te cilin psheretimat e tua te shenjta jane te numeruara.Se shpejti,procedimi yt do te fitoje.A nuk mund te jesh i kenaqur teksa pret pak ?A nuk do jete me i mire çasti i Zotit se sa çasti jot ?Se shpejti Ai do te shfaqet ngushellueshem,per gezimin e shpirtit tend,dhe do te te beje te vesh tutje thesin dhe hirin e pritjes tende te gjate,dhe te veshesh pelhuren e kuqe dhe te hirshme te realizimit te plote.