28 mars

Publié le par alban

 

28 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Juda 15 :1-17 :13} {Studim i shpejte :#1Samuel 4 :1-7 :17}

 

“Dashuri qe tejkalon çdo dije.” {#Efezianeve 3:19}

 

Dashuria e Krishtit ne embelsine,plotesine,madhesine,besnikerine e saj tejkalon çdo kuptim njerezor.Ku mund te gjendet gjuhe valle qe mund te pershkruaje dashurine e tij te pashoqe e te pakrahasueshme ndaj femijeve te njerezve?Eshte kaq e gjere dhe kaq pakufi sa,ashtu si dallendyshja prek perciptas ujin,dhe nuk zhytet ne thellesite e tij,te gjitha fjalet pershkruese veçse prekin siperfaqen,ndersa thellesia e pamase ndodhet poshte.Mire e ka thene poeti,

 

O dashuri,hon i pafund!

 

Sepse kjo dashuri e Krishtit eshte me te vertete e pamase dhe e pafund;asnje nuk mund ta arrije.Perpara se te kemi ndonje ide te sakte ne lidhje me dashurine e Jezusit,duhet qe te kuptojme lavdine e tij te meparshme ne lartesite e saj te madheshtise,dhe misherimin e Tij mbi toke ne te gjithe thellesite e tij te poshterimit.Por kush mund te na flase valle per madheshtine e Krishtit?Kur ishte i fronezuar ne qiejt me te larte Ai ishte vete Zoti i çdo zoti;me ane te Tij u bene qiejt,dhe e gjithe ushtria e tyre.Krahu i Tij i plotfuqishem mbajti sferat;lavderimet e kerubineve dhe te serafineve e rrethonin Ate perhera;kori i plote i halelujave te universit pa pushim derdhej te kemba e fronit te Tij;Ai mbreteroi i eperm mbi te gjitha krijesat e Tij,Perendi mbi gjithçka,i bekuar perhera.Kush mund te flase pra per lartesine lavdise se Tij?Dhe kush,ne anen tjeter,mund te tregoje se sa poshte zbriti?Qenia njeri ishte diçka,nje njeri i vuajtjeve ishte me shume;te gjakose,te vdese,te vuaje,keto ishin shume per Te qe ishte Biri i Perendise;por te vuaje nje agoni te tille te pashoqe—te duroje nje vdekje turpi dhe braktisjeje prej Atit te Tij,kjo eshte nje thellesi dashurie perfillese qe mendja me e frymezuar deshton teresisht per ta hulumtuar.Ketu ka dashuri!dhe me te vertete eshte nje dashuri qe “tejkalon çdo dije.”O,kjo dashuri na mbushte zemrat tone me mirenjohje adhuruese dhe na udheheqte ne shfaqje praktike te fuqise se saj.

 

28 mars-mbremje

 

“Une do te kenaqem me ju si me nje parfum me ere shume te kendshme.”  {#Ezekieli 20 :41}

 

Meritat e Shpetimtarit tone te madh jane nje arome e kendshme per ShumeTeLartin.Qofte drejtesia vepruese ose pasive e Krishtit,eshte e njejta arome.Kishte nje parfum te kendshem ne jeten e Tij vepruese me ane te cilit Ai nderoi ligjin e Zotit dhe beri çdo parim te shkelqeje si nje gur te çmuar ne kornizen e paster te vete personit te Tij.E tille ishte gjithashtu,bindja e tij pasive kur duroi me nenshtrim te heshtur,urine dhe etjen,te ftohtin dhe varferine,dhe ne fund djersiti ne Getsemane pika te medha gjaku,ia dha shpinen goditesve,dhe faqet e Tij atyre qe shkulen floket,dhe u mberthye ne drurin mizor,qe te vuante keshtu zemerimin e Perendise ne vendin tone.Keto dy gjera jane te kendshme perpara ShumeTeLartit ;dhe per hir te vepres dhe vdekjes se Tij,vuajtjeve dhe bindjes se Tij zevendesuese,Zoti Perendia yne na pranon.Cfare çmueshmeri qe duhet te kete ne Ate qe mposhti mungesen tone te çmueshmerise !Cfare arome e kendshme sa te largoje aromen tone te keqe !Cfare fuqie pastruese ne gjakun e Tij per te fshire mekate si ato tonat !dhe cfare lavdie ne drejtesine e Ti per te bere te tille krijesa te papranueshme te pranohen ne ShumeTedashurin !Perkujdesu qe te mos dyshosh kurre pranimin tend ne Jezus.Nuk mund te pranohesh pa Krishtin ;por,kur ke marre meriten e Tij,nuk mund te jesh i papranuar.Megjithe dyshimet,frikat dhe mekatet e tua ne vetvete,prapeseprape kur  te shikon permes Krishtit,Ai nuk shikon asnje mekat.Je perhera i pranuar ne Krisht,perhera i bekuar dhe i shtrenjte per zemren e Atit.Prandaj ngre nje kenge,dhe teksa sheh temjanin tymyes te merites se Shpetimtarit duke dale,kete mbremje,para fronit prej safiri,temjani i lavderimit tend shkofte larte gjithashtu.

Publicité

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article