27 mars

Publié le par alban

 

27 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Juda 12 :1-14 :20} {Studim i shpejte :#1Samueli 1 :1-3 :21}

 

“Atehere te gjithe dishepujt e lane dhe iken.” {#Mateu 26:56}

 

Ai kurre nuk i la vetem ato,por ato ne frike burracake  per jetet e tyre,ia mbathen prej Tij qe ne fillimin e vuajtjeve te Tij.Ky nuk eshte veçse nje shembull mesimdhenes i brishtesise se te gjithe besimtareve nese te lene pa bari;me se miri ato nuk jane veçse dele,dhe ikin tutje kur vjen ujku.Te gjithe qene paralajmeruar per rrezikun,dhe paten premtuar me mire te vdisnin se sa te braktisnin Mesuesin e tyre;dhe prapeseprape u kapen prej nje paniku te papritur dhe ua mbathen kembeve.Mund te jete se une,ne hapjen e kesaj dite,e kam mbledhur mendjen qe te duroj nje sprove per hir te Zotit,dhe e perfytyroj veten si te sigurte per te nxjerre ne pah besnikeri te perkryer;por le te jem shume xheloz per veten time,nga frika se , duke pasur te njejten zemer mosbesimi,t’ia mbath prej Zotit tim ashtu siç bene apostujt.Eshte nje gje te premtosh,dhe nje tjeter ta kryesh.Do te kishte qene nje nder i perjetshem per to nese do kishin qendruar ne te djathten e Jezusit me burreri;ato ia mbathen prej nderit;qofsha i ruajtur prej imitimit te tyre!Ku valle do kishin qene me te sigurte se sa afer Mesuesit te tyre,qe menjehere mund te therriste dymbedhjete legjione engjejsh?Ato ia mbathen prej sigurise se vertete.O Zot,mos me ler te sillem kaq me çmenduri gjithashtu.Hiri hyjnor mund ta beje frikacakun trim.Kandili tymues mund te nxjerre flake mbi altar nese eshte vullneti i Zotit.Vete keto apostuj qe ishin te druajtur si lepuj,u bene te guximshem si luane mbasi Fryma pati zbritur mbi to,dhe po ashtu Fryma e Shenjte mund te beje frymen time tradhetare trime per te rrefyer Zotin tim dhe te deshmoj per te verteten e Tij.

 

Cfare ankthi duhet te kete mbushur Shpetimtarin mbasi pa shoket e Tij kaq te pabese!Kjo ishte nje perberes i hidhur ne kupen e Tij;por ajo kupe u pi deri ne fund;le te mos ve nje tjeter pike ne te.Nese e braktis Zotin tim,do ta kryqezoj perseri,dhe do ta turperoj boterisht.Me ruaj,O Fryme e bekuar prej nje fundi kaq te turpshem.

 

27 mars-mbremje

 

“Ajo tha:”Po,Zot,por edhe qente hane nga therrimet qe bien nga tryeza e te zotit te tyre.”  {#Mateu 15 :27}

 

Kjo grua fitoi ngushellim ne mjerimin e saj duke pasur MENDIME TE LARTA PER KRISHTIN.Mesuesi pati folur ne lidhje me buken e femijeve : « Tani, »arsyetoi ajo, « perderisa Ti je Zoti i tryezes se hirit,e di se je nje zot shtepie zemergjere,dhe eshte e sigurte se ka bollek buke ne tryezen tende ;do te kete nje bollek te tille per femijet sa do te kete therrime per tu hedhur ne dysheme per qente,dhe femijet nuk do mbahen me keq per shkak se qente ushqehen. »Ajo e mendoi Ate si Dike qe e mbante kaq mire tryezen sa gjithçka qe ajo deshironte nuk do ishte veçse nje therrime ;prapeseprape kujto se ajo donte qe djalli te nxirrej jashte prej vajzes se saj.Ishte nje gje shume e madhe per te,por ajo pati nje vleresim kaq te larte per Krishtin,sa tha, « nuk eshte gje per Te,nuk eshte veçse nje therrime per Krishtin. »Kjo eshte udha mbreterore per ngushellim.Mendimet e medha te mekatit tend vetem,do te shpien ne deshperim ;por mendime te larta per Krishtin do te te drejtojne ne limanin e paqes. « Mekatet e mia jane te shumta por o !jane hiç gje per Jezusin per ti fshire te gjitha.Pesha e fajit tim me shtyp poshte ashtu si nje kembe gjigande do te shtypte nje krimb por per Te nuk eshte me shume se nje therrime pluhuri ,sepse Ai tashme ka mbajtur mallekimin e tij ne vete trupin e Tij mbi peme.Per te do te jete nje gje e vogel per te me dhene faljen e plote,edhe pse do te jete nje bekim i pafund per mua ta marr  ate. »Gruaja e hap gojen e shpirtit te saj shume gjere,duke pritur gjera te medha prej Jezusit dhe Ai e mbush ate me dashuri.Lexues i dashur,bej te njejten gje.Ajo rrefeu çfare Krishti kishte vene te dera e saj,por ajo e mbertheu Ate dhe nxorri argumente prej fjaleve te Tij te rrepta ;ajo besoi gjera te medha prej Tij dhe keshtu doli fitimtare.AJO FITOI BETEJEN DUKE BESUAR NE TE.Rasti i saj eshte nje shembull i besimit mbizoterues ;dhe nese do donim te fitonim si ajo duhet qe te imitojme taktikat e saj.

Publicité

Publié dans Mars

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article