26 mars
26 mars-mengjes {Lexim i perditshem :#Juda 10 :1-11 :40} {Studim i shpejte :#Ruth 1 :1-4 :22}
«Jezusi iu pergjigj... Nese me kerkoni Mua,lerini keta te shkojne. » {#Gjoni 18 :8}
Ve re,shpirti im,perkujdesin qe Jezusi shfaqi madje edhe ne oren e sproves,kundrejt deleve te Tij!Pasioni sundues eshte i forte ne vdekje.Ai i dorezohet armikut,por nderhyn me nje fjale fuqie per te liruar dishepujt e Tij.Persa i perket Vetes se Tij,ashtu si nje qengj qe e çojne ne thertore,si nje dele e heshtur perpara atyre qe i qethin nuk e hapi goje,por per hir te dishepujve te Tij Ai flet me energji te fuqishme.Ketu ka dashuri,te vazhdueshme,vete harruese,besnike.Por a nuk ka ketu me shume se ç’gjendet mbi siperfaqe?A nuk kemi vete shpirtin dhe frymen e shlyerjes ne keto fjale?Bariu i Mire jep jeten e Tij per delet,dhe i del ne mbrojtje qe ato te shkojne te lire.Siguria eshte e lidhur,drejtesia kerkon qe ato per te cilet Ai qendron si nje zevendesues duhet te vazhdojne ne rrugen e tyre.Ne mes te skllaverise se Egjiptit,ai ze tingellon si nje fjale fuqie,”lerini keta te shkojne.”Te shlyerit duhet te dalin prej skllaverise se mekatit dhe Satanit.Ne çdo biruce te burgjeve te Deshperimit,tingulli jehon,”lerini keta te shkojne,”dhe Deshperimi dhe Frikacaku dalin jashte.Satani degjon zerin e njohur dhe e ngre kemben e tij prej zverkut te te reneve;dhe Vdekja e degjon ate,dhe varri hap portat e saj per te lene te vdekurit te ngrihen.Udha e tyre eshte nje udhe perparimi,shenjterimi,triumfi,lavdie,dhe asnje nuk do guxoje ti pengoje.Asnje luan nuk do te kete ne shtegun e tyre,dhe as ndonje kafshe grabitqare nuk do te afrohet.”Suta e mengjezit” ka terhequr gjahtaret mizore pas vetes,dhe tani kaprollet me te tutshem dhe suta e fushes mund te kullosin ne paqe te perkryer midis zambake te Tij te bukur.Reja e zeze ka shperthyer mbi Kryqin e Kalvarit dhe shtegetaret e Sionit nuk do te goditen kurre prej rrufeve te hakmarrjes.Eja,zemra ime,gezohu ne paprekshmerine qe Shpetimtari yt te ka siguruar,dhe beko emrin e Tij gjate gjithe dites dhe çdo dite.
26 mars-mbremje
“Kur Ai te vije ne lavdine e Atit te Vet me engjejt e shenjte.” {#Marku 8 :38}
Nese kemi qene pjesemarres me Jezusin ne poshterimin e tij,do jemi pjesetare me Te ne shkelqimin qe do rrethoje Ate kur te shfaqet perseri ne lavdi.I dashur,a je,me Krishtin Jezus ?A te lidh me te nje bashkim i gjalle ?Atehere ti je me Te sot ne poshterimin e Tij ;ke marre kryqin e Tij,dhe ke shkuar me Te jashte kampit duke mbajtur turpin e Tij ;padyshim qe do jesh me Te kur kryqi te shkembehet me kuroren.Por gjyko veten tende kete mbremje ;sepse nese nuk je me Te ne riperteritjen,nuk do jesh me Te kur Ai do te vije ne lavdine e Tij.Nese zmbrapsesh prej anes se zeze te shoqerimit nuk do ta kuptosh periudhen e tij te lumtur te shkelqyeshme,kur Mbreti do te vije,me gjithe engjejt e Vet.Cfare !jane engjejt me Te ?Dhe prapeseprape Ai nuk mori engjej—mori faren e Abrahamit.A jane engjejt e shenjte me Te ?Eja,shpirti im,nese je me te vertete i dashuri i Tij,nuk mund te jesh larg Tij.Nese shoket dhe fqinjet e Tij jane te thirrur se bashkur per te pare lavdine e Tij,çfare mendon ti nese je i martuar me Te ?A do te jesh ne largesi ?Edhe sikur te jete dite gjykimi,prapeseprape nuk mund te jesh larg prej zemres qe duke pasur pranuar engjej ne intimitet,te ka pranuar ty ne bashkim.A nuk te ka thene valle o shpirti im, « Do te fejohesh me mua ne drejtesi,ne paanshmeri,ne miresi dhe ne dhembshuri. »A nuk e kane thene vete buzet e Tij kete, « Jam i martuar me ty,dhe kenaqesia ime eshte ne ty ? »Nese engjejt qe jane veçse shoke dhe fqinje,do jene me Te,eshte me se e sigurte se Hefziba e Tij e dashur,ne te cilen eshte e gjithe kenaqesia e Tij,do te jete afer Tij,dhe do te ulet ne krahun e Tij te djathte.Ketu ka nje yll mengjezi shprese per ty,te nje shkelqimi kaq te madh sa mund te ndriçoje pervojen me te deshperueshme dhe me te erret.