25 mars
25 mars-mengjes {#Lexim i perditshem :#Juda 8 :1-9 :57} {Studim i shpejte :#Juda 19 :1-21 :25}
“Jude,me nje puthje po e tradhton Birin e Njeriut.” {#Lluka 22 :48}
« Puthjet e nje armiku jane mashtruese. »Le te ruhem kur bota vesh nje fytyre te dashur,sepse,nese eshte e mundur,do te tradhetoje ashtu siç beri me Mesuesin tim,me nje puthje.Kur nje njeri eshte gati per te goditur me thike fene,zakonisht shpall shume pernderim per te.Le te kem kujdes prej hipokrizise me fytyre te embel e cila eshte armembajtesja e herezise dhe e pabesise.Duke i njohur mashtrimet e padrejtesise,le te jem i urte si nje gjarper per te zbuluar dhe per te menjanuar qellimet e armikut.Djali i ri,pa dije,doli nga udha prej puthjes se nje gruaje te huaj :qofte shpirti im kaq shume hirshem i mesuar kete dite,sa « fjalet shume joshese » te botes te mos kene efekt mbi mua.Fryme e Shenjte,mos me ler,nje bir njeriu i brishte,te tradhetohem me nje puthje !
Por sikur te jem fajtor per te njejtin mekat te mallekuar si ai i Judes,ai bir i humbjes ?Jam pagezuar ne emrin e Zotit Jezus ;jam nje pjesetar i Kishes se Tij te dukshme,ulem ne tryezen e darkes se shenjte :te gjitha keto jane kaq shume puthje te buzeve te mia.A jam i sinqerte ne to ?Nese jo,jam nje tradhetar i ulet.A jetoj ne bote po me aq shkujdesje sa te tjeret dhe prapeseprape shpall se jam nje ndjekes i Jezusit ?Atehere e ekspozoj fene si qesharake,dhe i jap shkas njerezve te flasin keq per emrin e shenjte me ane te cilit thirrem.Me siguri qe nese veproj kaq papajtueshem jam nje Juda,dhe do te ishte me mire per mua qe te mos kisha lindur kurre.A duhet te shpresoj se jam i paster ne kete gje ?Atehere,O Zot,me ruaj keshtu.O Zot,me bej te sinqerte dhe te vertete.Me ruaj prej çdo rruge te rreme.Mos me ler kurre te tradhetoj Shpetimtarin tim.Te dua,Jezus,dhe edhe pse shpesh te trishtoj,prapeseprape deshiroj te te qendroj besnik deri ne vdekje.O larg qofte qe te jem nje besimshpalles i madh,dhe me pas te bie se fundmi ne liqenin e zjarrit,sepse e tradhetova Mesuesin tim me nje puthje.
25 mars-mbremje
« Biri i njeriut. » {#Gjoni 3 :13}
Sa shpesh qe Mesuesi yne perdori titullin, « Biri i Njeriut ! »Mund te kishte zgjedhur te fliste per Veten si Biri i Perendise,Ati i Perjetshem,I Mrekullueshmi,Keshilltari,Princi i Paqes ;por shiko perunjesine e Jezusit !Ai preferon ta quaje Veten Biri i njeriut.Le te marrim nje mesim perunjesie prej Shpetimtarit tone ;le te mos lakmojme tituj te medhenj as diploma te larta.Megjithate ketu ka nje mendim shume te embel.Jezusi e deshi njerezimin kaq shume sa Ai u kenaq ta nderonte ate ;dhe perderisa eshte nje nder i madh,dhe me te vertete,dinjiteti me i madh i njerezimit,qe Jezusi eshte Biri i njeriut,Ai e ka zakon te nxjerre ne pah kete emer,qe te mund te vare yje mbreterore mbi kraharorin e njerezimit,dhe te tregoje dashurine e Perendise per faren e Abrahamit.Biri i njeriut—sa here qe Ai e tha kete fjale,perhapi nje aureole rreth kokes se femijeve te Adamit.Megjithate ka ndoshta nje mendim me te çmuar akoma.Jezu Krishti e quajti Veten Biri i njeriut per te shprehur njenjeshmerine dhe dashamiresine me popullin e Tij.Ai keshtu na kujton se eshte Ai qe mund t’i afrohemi pa frike.Si nje njeri,ne mund t’i çojme Atij te gjitha dhembjet dhe trazirat tona,sepse Ai i njeh ato prej pervojes,per shkak se Ai Vete vuajti si « Biri i njeriut, » eshte i afte te na ndihmoje dhe te na ngushelloje.Te gjithe te pershendesin,Ty Jezus i bekuar !meqenese Ti po perdor perhera emrin e embel qe tregon se je nje vella dhe nje i afert,eshte per ne nje deshmi e hirit,perunjesise,dashurise tende.
O shiko se si Jezusi ia jep Veten
Dashurise sone miturake,
Sikur me çlirtesine e Tij
Te provonte zellin tone !
Emrin e Tij te shenjte mbi toke
Do ta degjoje si nje fjale te zakonshme
Nuk ka madheshti ne Te
Qe dashuria nuk mund t’i afrohet.